Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021, që do të mbahen më 17 tetor. Në një konferencë për media të KQZ-së është bërë e ditur se në operacionin policor për zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë të angazhuar 3,352 zyrtarë policorë dhe 80 prokurorë. Kryetari i KQZ-së, Kreshik Radoniqi ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe të zgjedhin kryetarët e komunave dhe kandidatët për asamble komunale. “Ftojë subjektet politike, kandidatët për asamble dhe çdo kënd tjerë që kanë rol në procesin zgjedhor t’i përmbahen ligjit dhe rregullave zgjedhore, në të kundërtën rrezikojnë të krijojë vepër ...
Komentet te KOSOVA E GATSHME PËR ZGJEDHJET E 17 TETORIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Më 18 tetor nuk do të mbahet mësim me prezencë në klasë, në të gjitha shkollat të cilat do të shfrytëzohen për qendra të votimit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ndërsa, në ato që nuk janë pjesë e procesit zgjedhor, mësimi do të mbahet sipas skenarëve që janë duke vazhduar. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Popovci i cili tha se më datën 19 tetor do të vazhdojë mësimi normalisht dhe se DKA-ta duhet t’i dezinfektojnë shkollat që janë shfrytëzuar si qendra votimi. Pupovci: Më 18 tetor nuk mbahet mësim në shkolla që shfrytëzohen për qendra ...
Komentet te SHKOLLAT QË DO TË SHFRYTËZOHEN PËR VOTIM DO TË ZHVILLOJNË MËSIM ONLINE Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me Nënkryetaren Vlora Çitaku, Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, ka pritur sot patëm përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se gjatë takimit, diskutuan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e rëndësishëm të eurodeputetëve në vëzhgimin e zgjedhjeve. “Në këtë takim, përcolla mesazhin se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, e vlerëson misionin vëzhgues të BE-së si vlerë të shtuar të këtij procesi zgjedhor, i cili me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga vëzhgimi në ...
Komentet te KRASNIQI BE-SË:TË NGRITET ÇËSHTJA E DISKRIMINIMIT TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS Janë të Mbyllura
Christian Hoferer, Kryetar i Rinisë panevropiane për Gjermani ka falënderuar Ministrin e brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrmann si dhe Ministrinë e Brendshme të landit të Bavarisë për lehtësimin e proceduarave për marrjen e shtetësisë gjermane për qytetarët e Kosovës. Qytetarët nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Bavari të Gjermanisë dhe që duan të marrin shtetësinë gjermane, tani e tutje do ta kenë më lehtë ta bëjnë këtë. Bavaria tani e tutje ka thjeshtzuar procedurat e marrjes së shtetësisë për qytetarët nga Kosova dhe prej tyre nuk do të kërkohet më që përvec shtetësisë së Kosovës kanë hequr dorë edhe nga shtetësia e Serbisë. Për ta marrë shtetësinë gjermane, ...
Komentet te HOFERER: LEHTËSOHEN PROCEDURAT E SHTETËSISË PËR KOSOVARËT Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar 30 ditë paraburgim pesë të dyshuarve për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra”, të arrestuar pas aksionit të Policisë në veri. Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga tatimi” si dhe veprës penale “Tregtia e ndaluar”. Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e ...
Komentet te 30 DITË PARABURGIM PËR PESË TË ARRESTUARIT PAS AKSIONIT KUNDËR KONTRABANDËS NË VERI Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident është lënduar një person. “Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ajo. Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 19 aksidente me persona të lënduar kurse 45 tjerë me dëme materiale. /Telegrafi/ ...
Komentet te AKSIDENT TRAFIKU NË PRISHTINË, LËNDOHET NJË PERSON Janë të Mbyllura
Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kanë mbajtur konferencë për medie. Zëvendëskryeministrja, Emila Rexhepi tha se Qeveria ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm në hartimin e planeve dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me këtë kategori. Madje ajo ka garantuar trajtim të barabartë për këtë kategori, duke siguruar se nuk do të ketë diskriminim. “Në bashkëpunim edhe me ministrit e linjës, por edhe shoqatat do të jemi pranë kësaj kategorie. Ne jemi në çdo kohë bashkë me këtë kategori në mënyrë të respektohen të drejtat e tyre dhe tu garantohet trajtim i barabartë me ...
Komentet te PERSONAT E VERBËR ANKOHEN SE PO DISKRIMINOHEN NË PUNËSIM Janë të Mbyllura
Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në heshtjen zgjedhore. Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë kanë edhe pak orë në dispozicion për të shpalosur ofertat dhe programet e tyre, pasi heshtja nis nga nesër në ora 07:00, njofton Klan Kosova. Nga kjo orë më nuk lejohet shpalosje e programit. ...
Komentet te DITA E FUNDIT E FUSHATËS Janë të Mbyllura
Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) ka organizuar ceremoninë e ndërrimit të komandës. Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e ka udhëhequr gjithë ceremoninë. Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ai ka dorëzuar Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. Kajari për median hungareze “MTI” ka thënë se ai do të jetë komandant i trupave të 27 vendeve që sigurojnë personelin e KFOR-it. Hungaria gjithashtu do të dërgojë këshilltarin politik të komandantit dhe shefin e departamentit të këshillimit ligjor, si dhe disa oficerë të tjerë kryesorë që do të mbajnë “poste kyçe” ...
Komentet te MAJORI HUNGAREZ FERENC KAJARI MERR DETYRËN SI KOMANDANT I RI I KFOR-IT Janë të Mbyllura
Mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijoj të mbajë edhe për këto dy ditë të parashikimit. Në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura