Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

RAPORTI DITOR I IKSHPK-SË

Shëndetësi
 Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.  Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes  Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812.  Në total numri i rasteve aktive është 745. ...
Komentet te RAPORTI DITOR I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura

NDRYSHON MOTI – NGA JAVA TJETËR RRITJE E LEHTË E TEMPERATURAVE

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell. IHMK njofton se në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike. “Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. Po ashtu, IHMK bën të ditur se do të ...
Komentet te NDRYSHON MOTI – NGA JAVA TJETËR RRITJE E LEHTË E TEMPERATURAVE Janë të Mbyllura

​DNV VLERËSON FUSHATËN ZGJEDHORE

Lajme
​DnV vlerëson fushatën zgjedhore: Ngjarjet në veri do të ndikojnë në dalje masive në votim.   Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, po vlerëson se transparenca për koston financiare të fushatave digjitale ka munguar gjatë fushatës zgjedhore. Partitë politike dhe kandidatët e tyre për kryetarë të komunave kanë shfrytëzuar masivisht platformat digjitale për shpalosjen e ofertave të tyre programore. Ani pse fushata nisi me tubime të vogla, njëjtë edhe nuk u përmbyll. Po ashtu, në ngjarjet e javës së fundit nuk u respektuan as masat antiCOVID. Sa i përket komunave me shumicë serbe, ngjarjet në veri pritet të ndikojnë në dalje më të madhe për votim. Kështu ...
Komentet te ​DNV VLERËSON FUSHATËN ZGJEDHORE Janë të Mbyllura

HAPET APLIKIMI PËR SHTESAT PËR FËMIJË 2015

Lajme
Nga sot është hapur aplikimi për Shtesa për Fëmijë për të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje.   Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index… Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje njoftoi se ka marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje. Këtë thotë se e ka bërë si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar. “Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat ...
Komentet te HAPET APLIKIMI PËR SHTESAT PËR FËMIJË 2015 Janë të Mbyllura

PROKURORI I SPECIALIZUAR: NE DUHET TË MBROJMË ATA QË KËRKOJNË DREJTËSI

Lajme
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një komunikatë për media pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK’së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.   Njoftimi i plotë: Në fillimin e gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që akuzohen për pengim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe frikësim e hakmarrje ndaj dëshmitarëve, Prokurori i Specializuar Xhek Smith e përshkroi çështjen gjyqësore si një çështje “që lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin e drejtë të drejtësisë” dhe “atë që kërkohet për ta bërë sundimin e ligjit një realitet”. Prokurori i Specializuar tha se e vërteta përbën themelin e drejtësisë dhe një e vërtetë që shpjegon ...
Komentet te PROKURORI I SPECIALIZUAR: NE DUHET TË MBROJMË ATA QË KËRKOJNË DREJTËSI Janë të Mbyllura

AMBASADA AMERIKANE RIPËRSËRIT THIRRJEN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK-UT

Lajme
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë.   “Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB. Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja ...
Komentet te AMBASADA AMERIKANE RIPËRSËRIT THIRRJEN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK-UT Janë të Mbyllura

​MILIONAT E NDARA NGA QEVERIA NUK ZGJIDHIN PROBLEMIN E QENVE ENDACAKË

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë miliona euro për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë që të angazhohen për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë. Por që këta të fundit ende po fajësojnë nivelin lokal sepse sipas tyre kjo është kompetencë e komunave. Ndërsa nga organizata që merren me të drejtat e kafshëve thonë se projektet e parapara për trajtimin e qenve endacakë asnjëherë nuk u realizuan.   E qytetarët janë më të rrezikuarit nga numri i madh i qenve endacakë. Ata thonë se në vazhdimësi janë të rrezikuar nga qentë të cilët dita-ditës po bëhen më të rrezikshëm. Ata bëjnë përgjegjës Komunën e Prishtinës dhe AUV-in për mostrajtim të ...
Komentet te ​MILIONAT E NDARA NGA QEVERIA NUK ZGJIDHIN PROBLEMIN E QENVE ENDACAKË Janë të Mbyllura

POLICIA E KOSOVËS, E GATSHME PËR DITËN E ZGJEDHJEVE

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale më 17 tetor.   Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, në takimin e sotëm ka shpalosur planin operativ për “Zgjedhjet lokale – 2021”, duke thënë se qëllimi i këtij urdhri operativ është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Plani parasheh implementimin e katër fazave operacionale, periudha parazgjedhore, siguria gjatë fushatës parazgjedhore, garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve, si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të materialit sensitiv deri në përfundim të procesit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do ...
Komentet te POLICIA E KOSOVËS, E GATSHME PËR DITËN E ZGJEDHJEVE Janë të Mbyllura

ELEZI: ME KUSHT MUND TË VOTONI VEÇ BRENDA KOMUNËS KU JENI REGJISTRUAR

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor sqaron se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.   Zëdhënësi Valmir Elezi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën, pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër. “Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi në Facebook. ...
Komentet te ELEZI: ME KUSHT MUND TË VOTONI VEÇ BRENDA KOMUNËS KU JENI REGJISTRUAR Janë të Mbyllura

KEDS PUNON NË SIGURI TË SISTEMIT, PARALAJMËROHEN NDËRPRERJE TË RRYMËS

Lajme
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:   Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 16.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1. TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet: Dalja 10kV Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00 Vendet: Shtitaricë, Dalak, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balincë, Oshlan, Duboc, Galicë, Beçiq dhe Brusnik. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. 2. TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet: Dalja 10kV Qytet e fshatra (Kodi: 73000003)prej orës 15:30 deri në ora 16:30 Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë. Arsyeja: Bartja ...
Komentet te KEDS PUNON NË SIGURI TË SISTEMIT, PARALAJMËROHEN NDËRPRERJE TË RRYMËS Janë të Mbyllura