Kur është i paketuar dhe cila është data në të dhe sipas shijes për të kuptuar nëse është prishur apo jo, por prapë mund ta hidhni pa u prishur Qumështi pasi hapet mund të përdoret 4-7 ditë pas datës së printuar në ambalazh. Edhe kur hapet, qumështi që ka shumë yndyrë mund të përdoret për 5-7 ditë dhe qumësht pa laktozë dhe pa yndyrë 7 ditë pas skadimit, por nëse ruhet në frigorifer. ...
Komentet te SA KOHË MUND TË PËRDORET QUMËSHTI PASI TA KENI HAPUR AMBALAZHIN? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten vendit. Mehaj ishte këto ditë për një vizitë në Uashington, gjatë të cilës u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Colin Kahl. Ministri Mehaj tha se takimet me zyrtarë të lartë amerikanë ishin në kuadër të kontakteve të rregullta dypalëshe në shërbim të thellimit të bashkëpunimit drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe kapaciteteve të saj. “Kosova është në formim e sipër të ushtrisë së saj. Këtë dëshirë ka populli ynë për qindra e ...
Komentet te MEHAJ: BASHKË ME SHBA PO KRIJOJMË KAPACITETET USHTARAKE QË I DUHEN KOSOVËS Janë të Mbyllura
Forca të mëdha policore nuk kanë lejuar djathtistët serbë t’i afrohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, të cilët provuan të organizojë protestë në përkrahje të serbëve në Kosovë. Sipas vlerësimeve të mediave rreth 40-50 veta ishin mbledhur për të protestuar. “Djathtistët” kanë bërë xhiro nga kordoni policor, përpara ambasadës amerikane, deri të selia e Televizionit “Pink”, të cilën po e akuzojnë se po akuzojnë se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit, njofton REL, përcjell Telegrafi Protestuesit e grumbulluar janë ndalë edhe pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa, policëve të rreshtuar përreth ...
Komentet te PROTESTA E DJATHTISTËVE SERBË NË BEOGRAD: FYEJNË SHQIPTARËT – POLICIA NUK I LEJON T’I AFROHEN AMBASADËS SË SHBA-SË Janë të Mbyllura
Si në të gjithë vendin, me 17 tetor procesi i votimit do të zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, ku për momentin janë 1 mijë e 637 të burgosur. Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi ka bërë të ditur se do të përkujdesen për krijimin e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Siç tha ai, listat e votuesve dhe materialet do të sigurohen nga KQZ-ja. “Në koordinim të SHKK-së dhe KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet nëpër të gjitha institucionet korrektuese, SHKK do të kujdeset për krijim e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit, ndërsa listat e votuesve ...
Komentet te NESËR VOTOJNË EDHE TË BURGOSURIT Janë të Mbyllura
Ish-i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se misioni i UNMIK-ut në Kosovë është humbje e taksave të amerikanëve dhe se i njëjti duhet të reformohet thellësisht ose të përmbyllet. “Krerët e UNMIK-ut në Kosovë fajësojnë komunikimin e dobët, BE-në, Ursula von der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Në ndërkohë është UNMIK-u që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është humbje e taksave të paguara nga amerikanët dhe duhet të reformohet në mënyrë drastike ose të përmbyllet”, ka shkruar ai në Twitter. Grenell i është referuar fjalimit të shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ...
Komentet te GRENELL: UNMIK-U NË KOSOVË ËSHTË HUMBJE E TAKSAVE TË AMERIKANËVE Janë të Mbyllura
Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile. Kështu është bërë e ditur nga KQZ-ja, ku thuhet se do të kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listën e IKSHPK, deri me datën 15 tetor si persona të infektuar me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë regjistrim paraprak. Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar; Anëtarët e ekipit lëvizës do ...
Komentet te EKIPE MOBILE PËR TË VOTUAR TË INFEKTUARIT ME COVID-19 DHE TË VETIZOLUARIT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Lideri i Listës Serbe, i cili mban edhe postin e ministrit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Goran Rakiq, ka kërcënuar se përfaqësuesit e Listës Serbe do të braktisin të gjitha institucionet shtetërore në Prishtinë dhe veri të Kosovës, në qoftë se muajin e ardhshëm nuk fillon procesi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tij, duhet të përmbyllet deri në fund të këtij viti. Rakiq në një konferencë shtypi në veri të Mitrovicës, siç raportojnë mediat serbe, ka konfirmuar se, pas konsultimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Lista Serbe do të marr pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, më 17 tetor. Në ...
Komentet te KËRCËNON RAKIQI: ASOCIACIONIN DERI NË FUND TË VITIT, OSE I BRAKTISIM INSTITUCIONET E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Një nga pyetjet më të shpeshta të një procesi zgjedhor, jo vetëm në Kosovë, është se kush voton më shumë: meshkujt apo femrat? Dhjetë vitet e zgjedhjeve në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, japin të dhëna interesante për 3 palë Zgjedhjet Lokale dhe 5 proceseve të tjera për Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shpjegon se të dhënat nga vendvotimet e rregullta tregojnë se në këto 8 procese zgjedhore që kanë përfshirë të gjithë Kosovën, çdo herë ka pasur më shumë meshkuj me të drejtë vote sesa femra. Përveç kësaj, sipas tij, edhe pjesëmarrja në votime ka qenë gati gjithmonë më e lartë ...
Komentet te KUSH VOTON MË SHUMË NË KOSOVË: MESHKUJT APO FEMRAT? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon. Gjatë këtij takimi u fol për disa tema, ndër to edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, për operacionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kurti falënderoi europarlamentarët për angazhimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe tek pesë vendet mos njohëse, për përkrahjen dhe votimin për liberalizimin e vizave dhe për mbështetjen me vaksina përmes COVAX. Po ashtu kryeministri u ...
Komentet te KURTI FLET PËR ZGJEDHJET, AKSIONIN NË VERI E DIALOGUN GJATË TAKIMIT ME DELEGACIONIN E PE-SË TË UDHËHEQUR NGA VON CRAMON Janë të Mbyllura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës. Siç raportojnë mediat serbe, këtë deklaratë kryeministrja serbe kur u pyet nga gazetarët, nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”, përcjell Telegrafi. Siç shpjegoi Brnabiq, “në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”. Brnabiq theksoi se Serbia është e ...
Komentet te KRYEMINISTRJA SERBE: FRIKËSOHEM SE DO TA HUMBIM SHANSIN HISTORIK PËR KOMPROMIS ME KOSOVËN Janë të Mbyllura