Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Express ...
Komentet te AKSIDENT NË RRUGËN PRISHTINË-PODUJEVË, LËNDOHEN GJASHTË PERSONA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se me Ligjin e Ri për Byronë Shtetërore, mund të konfiskohet edhe pasuria e mërgimtarëve. Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë konfiskimin e pasurisë së personave që janë zyrtarë apo anëtarët e të familjes së tyre, personat e ekspozuar si dhe palët e treta nëse ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar tek ata. Ai ka thënë se Byroja mund të verifikojë pasurinë edhe të personave që janë familjarë të zyrtarëve, pavarësisht vendit ku ndodhen ata, e nëse ka indicie që pasuria e paligjshme ka kaluar tek ta. “Kjo assesi nuk ka ...
Komentet te FLASIN NGA QEVERIA, TREGOJNË NËSE MUND T’U KONFISKOHET PASURIA MËRGIMTARËVE Janë të Mbyllura
Rusia po e përdor Misionin e Kombëve të Bashkuara (UNMIK) për t`i strehuar agjentët e saj në mënyrë që destabilizoj vendin dhe rajonin, është shprehur këshilltarja politike e Presidencës së Kosovës, Donjeta Miftari. Miftari me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se është pradokasale që Rusia të akuzoj Kosovën për rëndim të marrëdhënieve ndëretnike. “Rusia po përdor UNMIK-un si një strehë të sigurt për agjentët e saj që përpiqen në mënyrë aktive të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”, ka theksuar Miftari. Sipas saj, Kosova është ajo që dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon. “Është çmendurisht paradoksale që Rusia mund të akuzojë këdo, e lëre më Kosovën, për ‘rëndim ...
Komentet te MIFTARI: RUSIA E PËRDOR UNMIK-UN PËR TA DESTABILIZUAR KOSOVËN DHE RAJONIN Janë të Mbyllura
Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vendin tonë, për shkak të krizës energjetike. Lidhur me këtë vendim, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. “Komiteti Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë” ka dhënë disa rekomandime, dy prej të cilave kanë hyrë në fuqi përmes vendimit të datës 31 dhjetor 2021. Ky vendim ka përshirë rekomandimet e Komitetit Teknik për ndërprerjen e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe ...
Komentet te QEVERIA: PRODHIMI I NJË KRIPTOVALUTE HARXHON RRYMË SA 19 SHTËPI Janë të Mbyllura
51-vjeçari Skender Qerimaj dyshohet se dje me dashje ka vrarë me gjashtë plumba bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj, pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me të. Pesë ditë para vrasjes, Lirije Bajrami e kishte denoncuar dhunën fizike nga bashkëshorti i saj Skender Qerimaj në Policinë e Kosovës. Sipas dosjes së Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit, rezulton se viktima Lirije Qerimaj më 1 janar 2022 në Stacionin Policor në Skenderaj kishte ushtruar kallzim penal ndaj Skender Qerimajt për dhunë në familje. Sipas dosjes së Prokruroisë, në deklaratën që e kishte dhënë viktima më 1 janar 2022, thuhej se ajo me të pandehurin Qerimaj ishte e martuar nga viti 2001 dhe ...
Komentet te TRAGJEDIA E LLAUSHËS: ÇKA KISHTE THËNË VIKTIMA NË POLICI, PESË DITË PARA VRASJES? Janë të Mbyllura
Tre mjekë italianë nuk kanë arritur të marrin ende licencën për të filluar me operacionet e fëmijëve në Kosovë që vuajnë nga sëmundjet e lindura të zemrës. Projekti është prezantuar në korrik të vitit të kaluar për hapjen e një spitali të kardiokirurgjisë pediatrike nga “Italian Medical Group”. Me të synohej që për herë të parë të mund të operohen fëmijët që vuajnë nga kjo anomali. Megjithatë, një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të barrierave administrative për investime në vendin tonë. Si investitor i vetëm nga Zvicra për këtë projekt, ai shprehet i zhgënjyer me institucionet kosovare. Besnik Abazi, i cili është specialist i psikiatrisë dhe pronar ...
Komentet te KOSOVA NUK PO LICENCON MJEKËT ITALIANË QË FËMIJËT TË OPEROHEN NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102. Në total numri i rasteve aktive është 872. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Dragani (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë) nga veriu i Kosovës planifikon të ndalë makinat e tij të prodhimit të kriptovalutave për një kohë, nga të cilat fiton rreth 2 mijë euro në muaj. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka vendosur kështu pas vendimit të 4 janarit të Qeverisë së Kosovës, i cili ndalon prodhimin e kriptovalutave në tërë territorin e Kosovës, për shkak të krizës me energji elektrike. Pajisjet që prodhojnë kriptovaluta konsumojnë sasi të madhe të energjisë elektrike. “Nuk do të ishte e këndshme nëse ata vijnë dhe marrin këto pajisje në vlerë rreth 20-30 mijë eurosh”, ...
Komentet te FLET SERBI NË VERI TË MITROVICËS: NE NUK PAGUAJMË RRYMË, PSE MOS TË PRODHOJ KRIPTOVALUTA Janë të Mbyllura
Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu rrëfen momentet e tmerrit kur i biri është rrëmbyer nga fqinji i tij 51 vjeçar. Arsyeja është se tre fëmijë i kanë thyer xhamin e makinës, ndërsa fqinji ka zgjedhur të rrëmbejë djalin e Deliut. Në “Shqipëria Live”, Deliu ka treguar se fqinji e ka mbyllur në oborrin e shtëpisë dhe kur fëmija ka tentuar të largohet, e ka kapur për fyt Kjo e shqetëson Deliun, i cili thotë se është i irrituar dhe e cilëson të papranueshme faktin që e ka mbyllur fëmijën dhe ka tentuar të kapë 2 shokët e tij. “Kishte shenja se ...
Komentet te “E KA KAPUR PËR FYTI DHE E KA RRAHUR ME KABLLO”, DELIU TREGON SI IA KEQTRAJTOI FQINJI DJALIN 10-VJEÇAR Janë të Mbyllura
Nga ndërtesa e Ministrisë së Mjedisit, sot me pranga u nxor i arrestuari i shtatë në operacionin “Brezovica”, kryeinspektori i kësaj ministrie, Bedri Halimi. Halimi dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit. Nga dhjetë lokacionet që janë bastisur sot në vazhdim të operacionit “Brezovica”, janë arrestuar shtatë persona. Ndërkaq, në të njëjtin operacion, rreth dy javë më herët Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë. Bastisjet e sotme kanë përfunduar në Ferizaj e në Shtërpcë, ndërkaq pritet të përfundojnë së shpejti edhe në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. ...
Komentet te NJËRI NGA TË ARRESTUARIT NË OPERACIONIN “BREZOVICA” KRYEINSPEKTORI I MINISTRISË SË MJEDISIT, BEDRI HALIMI (VIDEO) Janë të Mbyllura