Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në mëngjes, sot nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale. Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14- 19 gradë Celsius. Do të fryjë ...
Komentet te PUSHOJNË RESHJET E SHIUT, RRITEN TEMPERATURAT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna. Sipas rezultateve preliminare, të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna. Në Prishtinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia do të përballet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili doli i dyti në këto zgjedhje. Në Gjakovë, ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm, Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në ...
Komentet te KUSH, KU FITOI? Janë të Mbyllura
Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se këto zgjedhje treguan se Vetëvendosje u ndëshkua për udhëheqjen e keqe në komunat që kishte dhe për përzgjedhjen e gabuar të kandidatëve në disa komuna. Megjitatë, ai thotë se emancipimi që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit ka vazhduar. “Vetëvendosje e ka marrë një shuplakë të mirë dhe të nxehtë, gjë që është shumë mirë. Është ndëshkuar në tri komuna ku ka qeverisur tepër keq sikur që është Prishtina për tetë vjet e degraduar dhe e shkatërruar, Mitrovica për katër vjet, Prizreni për katër vjet. Në këto tri komuna ku ka qeverisur është ndëshkuar. Në tri komuna ku s’ka nxjerrë ...
Komentet te ISH-KËSHILLTARI I KURTIT: VV-JA E MORI NJË SHUPLAKË TË MIRË DHE TË NXEHTË Janë të Mbyllura
Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoje rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune. Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së deri në ora 24:00, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot). Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë). Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë). Lëvizja Vetëvendosje nuk ...
Komentet te PUBLIKIMI I REZULTATEVE NGA KQZ – KOMUNAT E FITUARA DHE ATO QË SHKOJNË NË BALOTAZH Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 82.66 për qind të votave në kryeqytet. Rezultatet tregojnë për një epërsi të Arben Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje me 42.44 për qind ose 29117 vota. Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 29.21 për qind ose 20043 vota. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.66 për qind ose 14857 vota. Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.51 për qind ose 3092 vota. Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.88 për qind ose 1292 vota. Avni Çakmaku nga FJALA 0.18 për qind ose 125 dhe ...
Komentet te NUMËROHEN MBI 83% E VOTAVE NË PRISHTINË: VITIA 42.44%, RAMA 29.21% Janë të Mbyllura
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Tërmeti është ndjerë 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në veri të Lezhës. Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter, me qendër në Lezhë, por është ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth. Nuk dihet ende nëse ka dëme apo të lënduar, por raportohet se lëkundjet janë ndjerë shumë në Lezhë, ku njerëzit të panikosur kanë dalë jashtë shtëpive të tyre. ...
Komentet te TËRMET NË SHQIPËRI, QYTETARËT TË FRIKËSUAR DALIN JASHTË SHTËPIVE Janë të Mbyllura
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se deri në ora 22:50 në tërë territorin e Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor janë regjistruar gjashtë raste me 14 persona, prej tyre 13 janë të ndaluar. Në Komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale cenim i përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin. Në Suharekë është ndaluar një person, për veprën penale pengimi i procesit të votimit. Në Malishevë janë ndaluar tre persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin dhe një ...
Komentet te NDALOHEN 14 PERSONA LIDHUR ME PROCESIN ZGJEDHOR Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këto zgjedhje lokale e shëndrrojnë rikthimin e madh të kësaj partie, duke i falënderuar strukturat e LDK-së për angazhimin e tyre. “Lidhja Demokratike e Kosovës këtë mbrëmje të 17 tetorit e sheh si datë të rikthimit të madh”, ka thënë Abdixhiku. Abdixhiku ka thënë se në Prishtinë e kanë siguruar balotazhin ,teksa e kanë fituar Pejën, Lipjanin dhe Fushë Kosovën. “LDK me kandidatin e saj ka siguruar raundin e dytë (Prishtinë), dhe nga aty ne kemi përfunduar garën në raund të parë në këto komuna: Në Pejë me kryetar Gazmend Muhaxhirin, në Lipjan me kryetar Imri Ahmetin, në ...
Komentet te LUMIR ABDIXHIKU: LDK ËSHTË RIKTHYER FUQISHËM Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se PDK-ja në këto zgjedhje lokale, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm anembanë Kosovës. Krasniqi tha se sot, qytetarët u bashkuan, për të mbajtur e rikthyer qeverisjet e mira nëpër komunat e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës. “Partia Demokratike e Kosovës është partia e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ajo ka qenë e fortë, mbetet e fortë dhe do të bëhet edhe më e fortë. Qytetarët treguan sot se sa më e fortë që të jetë Partia Demokratike e Kosovës, aq më i sigurt e më i zhvilluar është edhe shteti i Kosovës. Bazuar në të ...
Komentet te KRASNIQI SHPALL FITOREN E PDK-SË NË KËTO ZGJEDHJE: FALEMINDERIT KOSOVË Janë të Mbyllura
Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Skenderajt. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Sipas policisë, rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 20:45, transmeton lajmi.net. “Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti. Kurse sipas autoriteteve mjekësorë raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Në bazë të hetimeve të para bëhet e ditur se lëndimi i këtij personi ndodhi në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj. Rasti është ...
Komentet te PLAGOSET ME ARMË ZJARRI NJË PERSON NË SKENDERAJ Janë të Mbyllura