Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abazi shkruan se në datën 15 shtator ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri për të mbajtur përgjegjësitë e tij për rezultatet në Shqipëri. “Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka njoftuar ai. Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, LVV tash është e para edhe me ...
Komentet te BOIKEN ABAZI JEP DORËHEQJEN NGA DREJTIMI I LVV-SË NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve. Një prej këtyre kurave bashkon qumështin dhe hudhrën për të krijuar një lëng të fuqishëm kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera. Do t’ju mësojë si ta përgatisni këtë kurë në mënyrën më të thjeshtë dhe ta përdorni atë sa herë keni nevojë. Përgatitja: Përbërësit: • 10 thelpinj hudhër të grirë hollë • 2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë • 500 ml qumësht • 250 ml ujë Udhëzimet: Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni ...
Komentet te QUMËSHT ME HUDHRA KUNDËR ASTMËS, KOLLËS, REUMATIZMËS Janë të Mbyllura
Sot në emër të qeverisë serbe foli drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi të qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, njoftoi me krenari se sa mirë ja ka dalë kjo parti në zgjedhjet në Kosovë dhe shtoi kërcënimin se “Lista Serbe dhe populli serb do të dalin nga institucionet e Kosovës”. Petkovic paralajmëroi siç kishte bërë vartësi i tij të shtunën, kryetari i partisë serbe Goran Rakic, se do të dalin nga qeveria nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, duke e barazuar këtë parti me të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, përcjell GazetaMetro. “Nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe, përgjigja do të ...
Komentet te SERBIA ME ULTIMATUM KOSOVËS E NDËRKOMBËTARËVE NËSE S’FORMOHET ASOCACIONI Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se shkuarja në balotazh në 12 komuna, është fitore e madhe për këtë parti. Tutje, Abazi tha se dita e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme dhe me kulturë të lartë demokratike. “Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme me kulturë të lartë demokratike, falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë përsipër organizimin, KQZ, vëzhguesit, mbrojtësit e votës dhe të tjerët. Kjo një shënon një situatë që na bën të gjithëve krenarë”, tha ai për KlanKosova. “Nga leximet që kam për rezultatet, shkuarja në balotazh në 12 komuna, nga një masë shumë e vogël e përfaqësimit të Vetëvendosjes nga viti 2017, është një ...
Komentet te ABAZI: SHKUARJA NË BALOTAZH NË 12 KOMUNA ËSHTË FITORE E MADHE E VV-SË Janë të Mbyllura
Seanca plenare e ardhshme e Kuvendit të Kosovës mbahet të martën në orën 10:00. Përmes komunikatës për media, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun njofton po ashtu se në punimet e Kuvendit do të jenë 25 pika të rendit të ditës Rendi i ditës Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në ...
Komentet te NESËR MBAHET SEANCA E KUVENDIT Janë të Mbyllura
Kryetari i LVV-së njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se dje u mbajtën zgjedhjet lokale të cilat ishin të lira, demokratike dhe fer. Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave. “Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë”, ka thënë Kurti. Kurti ka thënë se synojnë të fitojnë kudo që janë në ...
Komentet te KURTI: JEMI TË KËNAQUR ME REZULTATIN, SYNOJMË TË FITOJMË KUDO QË JEMI NË BALOTAZH (VIDEO) Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe është raportuar edhe 1 rast i ri i infektuar me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. Në total numri i rasteve aktive është 632. ...
Komentet te IKSHP: NJË RAST I RI ME COVID-19 TË HËNËN NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33 komuna. Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë, Junik, Han i Elezit,Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Më poshtë ua sjellim rezultatin e 33 komunave në të cilat ka përfunduar numërimi i të gjitha votave: Deçan- fitues Bashkim Ramosaj (AAK) 65,17% Gjakovë- balotazh në mes Ardian Gjini (AAK) 46,00% dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) 37.08% Drenas- balotazh në mes Ramiz Lladrovci (PDK) 45,62% dhe Driton Ajazi (DD) 30,74% Dragash – balotazh në mes Bexhet ...
Komentet te PËRFUNDON NUMËRIMI I TË GJITHA VOTAVE NË 33 KOMUNA, KËTO JANË REZULTATET Janë të Mbyllura
Kryetari në largim i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahitri është lajmëruar pas rezultatit zgjedhor ku mori pak vota në krahasim me kandidatin e PDK-së, Bedri Hamza. Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë garë zgjedhore është normale që dikush fiton dhe dikush humb. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen derisa ka treguar se ka telefonuar kundërkanditatin e tij Bedri Hamzën për t’i uruar fitoren. Postimi i plotë: Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem. Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj ...
Komentet te BAHTIRI PRANON REZULTATIN E ZGJEDHJEVE: E KAM TELEFONUAR HAMZËN DHE I UROVA FITOREN Janë të Mbyllura
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Luksemburg, pritet që të hënën, mes tjerash, të flasin edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje e Hercegovinë e Mal të Zi ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse nuk është formalisht në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme, kjo temë pritet të diskutohet në fund të takimit. Po ashtu, burimet e BE-së kanë paralajmëruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të njoftojë ministrat për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ...
Komentet te MINISTRAT E BE-SË PRITET TË DISKUTOJNË SITUATËN NË BALLKANIN PERËNDIMOR Janë të Mbyllura