Kuvendi i Kosovës me 66 vota për ka miratuar në shqyrtim të parë Porjekt-kodin e Procedurës Penale, i cili parasheh gjykimin në mungesë për të gjitha veprat penale dhe jo vetëm për rastet e krimeve të luftës, ndërsa trajton edhe suspendimin e zyrtarëve publik në rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur sundimin e ligjit në vendin tonë. “Disa nga ndryshimet që janë më të rëndësishme, më substanciale janë gjykimi në mungesë, është shtuar neni i ri me gjykimin me mungesë i cili përcakton ...
Komentet te KUVENDI MIRATON PROJEKT-KODIN E PROCEDURËS PENALE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur me ish-kryeministrin, njëherit liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj rreth aksioneve të policisë në veri të vendit. Në seancën e së martës të Kuvendit, deputeti Haradinaj ka thënë se dy aksionet e fundit në veri, ai për targat dhe më pas për luftim të kontrabandës, e kanë dobësuar sigurinë dhe shtetin ligjor. Haradinaj gjatë replikës ndaj kryeministrit Kurti tha se nuk ka për qëllim uljen e moralit të policisë së Kosovës për intervenimet në veri, por për dy aksionet në veri që kanë qenë për ta dorëzuar veriun. “Ne jemi deputetë edhe politikanë, por donë me rikthy diskutimin ...
Komentet te HARADINAJ-KURTI PËRPLASEN PËR AKSIONET E POLICISË SË FUNDIT NË VERI Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të specializuar kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Zenka Pumper, që është koordinatore e hetimit në ZPS, është përgjigjur sot rreth paketës numër 3, e cila përmbante dokumentet e sekuestruara nga OVL-UÇK, për të cilën ka thënë se ka pasur emra e prova që kanë të bëjnë me dëshmitarë të cilët ishin objekt i masave mbrojtëse. Dëshmitarja ka thënë se “Paketa 3” përfshinte referenca ndaj intervistave të dëshmitarëve, të cilat ishin kryer nga Task Forca Speciale Hetimore dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas saj, aty ...
Komentet te DËSHMITARJA: “PAKETA 3” PËRMBANTE EMRA TË DËSHMITARËVE TË MBROJTUR Janë të Mbyllura
Me 67 vota pro, kuvendi i Kosovës mori vendim ta miratojë mocionin procedural për shtyrjen e shqyrtimit të parë të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare. Kjo shtyrje për këtë projektligj, është bërë për shkak se nuk pati kuorum, që kërkohet të jenë prezent 2/3 e deputetëve që bëjnë pjesë edhe ata të Listës serbe. ...
Komentet te S’KA KUORUM, KUVENDI SHTYN SHQYRTIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR FESTAT ZYRTARE Janë të Mbyllura
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët. Von Cramon gjatë një konference për media në Prishtinë, për publikimin e raportiti me të gjeturat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër, raporton EO. “Ne të gjithë jemi përgjigjur, nuk është përgjegjësi e parlamentit Evropian që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe jemi duke punuar që kjo të ndodhë shpejtë”. ...
Komentet te VON CRAMEN: PO PUNOJMË QË TË LIBERALIZOHEN SHPEJT VIZAT PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura
Plot 18 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën. Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra-mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të Selisë së Shenjtë. Anjezë ...
Komentet te DITA E SHËN NËNË TEREZËS Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ia ka përmendur sërish qeverisë së Kosovës refuzimin e gazsjellësit amerikan. Ai ka thënë se vendimi në fjalë i qeverisë dëmton interesat e Kosovës dhe miqve të saj strategjik, shkruan lajmi.net. “Kemi bindjen e plotë që ky vendim dëmton interesat shtetërore dhe miqve tanë. Një nga shtyllat kryesore me të cilën matet serioziteti është aftësia për të respektuar marrëveshjet. Një veprim i tillë është i ngutshëm, i dëmshëm, dhe me pasoja të mëdha për vendin”, ka thënë Selmanaj në Kuvendin e Kosovës. Selmanaj po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e shqyrton këtë vendim, do të vihet në një pozitë sipas tij tejet ...
Komentet te SELMANAJ PËR GAZSJELLËSIN AMERIKAN: PO I SJELLNI PASOJA TË MËDHA KOSOVËS Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e kuvendit ka thënë se Klinika e Onkologjisë është duke u përballur me mungesë të buxhetimit për barna. Deliu-Kodra ka thënë se është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë t’i përkrahë mjekët e pacientët që po bëjnë punë të mirë atje. Deputetja tutje ka shtuar se vetëm brenda 9 muajve të këtij viti janë prekur nga kanceri i gjirit 300 femra. “Rritja e numrit të pacientëve ka qenë evidente, vetëm gjatë 9 muajve 300 femra janë prekur me kancer të gjirit, kurse gjatë tërë vitit Klinikën e Onkologjisë në QKUK e kanë vizituar 2500 deri në 3000 femra”, tha Deliu-Kodra. Ajo shtoi se ...
Komentet te DELIU-KODRA: 300 FEMRA JANË PREKUR NGA KANCERI I GJIRIT BRENDA NËNTË MUAJVE Janë të Mbyllura
Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka caktuar seancën e ardhshme statutore në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Speciale. Seanca do të mbahet më 29 tetor sipas vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou, teksa palët do të kenë kohë që parashtresat e tyre me shkrim t’i dërgojnë më së largu deri më 27 tetor. Siç është bërë e ditur, në këtë seancë statutore, të shtatën me radhë, do të diskutohet lidhur me dorëzimin e dosjes paraprake dhe afatin e propozuar nga Prokuroria, që është 17 dhjetori. Në këtë pikë, pritet të ketë diskutime të ashpra pasi që mbrojtja ka kërkuar që kjo dosje të dërgohet jo më vonë se më 31 ...
Komentet te CAKTOHET SEANCA E ARDHSHME NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË Janë të Mbyllura
Pas fitores në Mitrovicë, Bedri Hamza është pritur ngrohtësisht nga deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Në seancën plenare që tashmë ka filluar, Hamza është uruar nga kolegët e tij për fitoren bindëse në Mitrovicë. Bedri Hamza arriti të fitojë në raundin e parë kundrejt kryetarit aktual nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri, me rezultat bindës mbi 54 për qind. ...
Komentet te BEDRI HAMZA PRITET ME PËRQAFIME NGA DEPUTETËT Janë të Mbyllura