Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KULAÇ I ËMBËL ME ARRA, RECETA FANTASTIKE E SHTËPISË

Kuzhina
Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme.   Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me reçelra të ndryshëm, kafe apo çaj por edhe fruta të ndryshme të freskëta. Më poshtë keni recetën unike të përgatitjes së kulaçit të ëmbël në shtëpi. Përgatitja e kulaçit të ëmbël në shtëpi Për 1 kg miell nevojiten 2 filxhanë kafeje me vaj ulliri 1 gotë sheqer 3 kokrra vezë 3 lugë gjelle arra të shtypura 1-2 lugë gjelle me rrush të thatë ( sipas preferencës) Sodë Ujë Përgatitja Si fillim sitni miellin dhe sodën e bukës, në mënyrë që kur të ...
Komentet te KULAÇ I ËMBËL ME ARRA, RECETA FANTASTIKE E SHTËPISË Janë të Mbyllura

POLICIA KUFITARE SEKUESTRON MALL TË KONTRABANDUAR NË MUÇIVËRCË

Lajme
Policia kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit (SPMK) Muçivërcë, rreth orës 16:30 në rrugë operative ka pranuar një informatë se në fshatin Domorovc Ranillug, nga territori i Serbisë është futur një traktor i ngarkuar me mallra kontrabandë dhe i njëjti gjendet në oborrin e një shtëpie të pabanuar. Siç njoftohet, me të pranuar informatën njësit policore patrulluese të SPMK Muçivërcë, kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë arritur ta gjejnë shtëpinë ku ishte i parkuar traktori që dyshohej së kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar. Tutje theksohet se patrulla policore ka identifikuar personin që kujdesej për shtëpinë dhe me lejen e tij, zyrtarët policorë janë futur në oborrin ...
Komentet te POLICIA KUFITARE SEKUESTRON MALL TË KONTRABANDUAR NË MUÇIVËRCË Janë të Mbyllura

SZUNYOG I DORËZON KURTIT RAPORTIN E PROGRESIT:S`KA RRUGË TË SHKURTËR PËR BE

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të martën Raportin e Progresit – të përpiluar nga Komisioni Evropian – për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.   Kurti ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë në konferencë për media se Kosova duhet të arrijë rezultate të prekshme në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit, reforma në administratë e tjera. Ai ka thënë se nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së. “Përparim i limitur është parë në sistemin gjyqësor. Sfidë mbeten reformat administrave, ...
Komentet te SZUNYOG I DORËZON KURTIT RAPORTIN E PROGRESIT:S`KA RRUGË TË SHKURTËR PËR BE Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DY DITËT E ARDHSHME

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. IHMK gjithashtu ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/ ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR DY DITËT E ARDHSHME Janë të Mbyllura

DJALI I PROKURORIT BERISHA FLET PËR PËRLESHJEN FIZIKE ME XHAVIT DRENORIN: MË KA SULMUAR PASTAJ NË VETMBROJTJE KAM REAGUAR

Lajme
Ditën e sotme është raportuar për një incident në mes të kandidatit për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori dhe djalit të prokurorit Ibrahim Berisha. Drenori kishte deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha, dhe se rastin e ka raportuar në Polici. E përleshjen fizike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën ‘Xhevë dhe Fehmi Lladrovci’ në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë ...
Komentet te DJALI I PROKURORIT BERISHA FLET PËR PËRLESHJEN FIZIKE ME XHAVIT DRENORIN: MË KA SULMUAR PASTAJ NË VETMBROJTJE KAM REAGUAR Janë të Mbyllura

GRUPET TEKNIKE TË KOSOVËS DHE SERBISË TAKOHEN TË ENJTEN, ÇËSHTJA E TARGAVE

Lajme
Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten për të diskutuar opsionet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave të automjeteve.   Marrëveshja e Brukselit e arritur së fundi e cila zhbllokoi situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve. Takimin e ka konfirmuar edhe qeveria e Kosovës. “Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave ...
Komentet te GRUPET TEKNIKE TË KOSOVËS DHE SERBISË TAKOHEN TË ENJTEN, ÇËSHTJA E TARGAVE Janë të Mbyllura

KUR PRITET TË HIQET ORA POLICORE, FLASIN NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Lajme
Një ditë më parë (e hënë), nuk është shënuar asnjë viktimë dhe vetëm një rast pozitiv, ndërsa në raportin e sotëm të IKSHPK-së, bëhet e ditur për një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.   E përkundër faktit që tashmë është ulur numri i viktimave dhe rasteve pozitive, po vazhdojnë ende të jenë fuqi masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës. Për më shumë se një muaj, maskat obligative, ora policore, orari i shkurtër për gastronominë, dhe hyrja brenda lokaleve me vërtetimin e kartelës së vaksinimit apo testit PCR, po vazhdojnë të na shoqërojnë, transmeton lajmi.net. Se deri kur do të jenë në fuqi këto masa, ...
Komentet te KUR PRITET TË HIQET ORA POLICORE, FLASIN NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË Janë të Mbyllura

RAPORTI I IKSHPK-SË PËR DITËN E SOTME

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.  Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. Në total numri i rasteve aktive është 562. ...
Komentet te RAPORTI I IKSHPK-SË PËR DITËN E SOTME Janë të Mbyllura

DYSHOHET SE 21-VJEÇARI KISHTE SHTËNË ME ARMË DITËN E ZGJEDHJEVE, PRITET TË DORËZOHET NË POLICI

Lajme
Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe një armë të zjarrit në Skenderaj, pasi dyshohet se një 21-vjeçar kishte shtënë me të mbrëmjen e së dielës në fshatin Qirez. Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie. “Me datën 17 tetor 2021, rreth orës 20:33, është pranuar informata, për të shtëna me armë zjarri në fshatin Qirez. Policia me të pranuar informatën ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja, të cilat edhe janë konfiskuar si provë materiale”, thuhet në komunikatë. Po ashtu, është bërë e ditur se armën e ka dorëzuar babi i 21-vjeçarit, ndërkaq i dyshuari ka mbetur të dorëzohet në polici. ...
Komentet te DYSHOHET SE 21-VJEÇARI KISHTE SHTËNË ME ARMË DITËN E ZGJEDHJEVE, PRITET TË DORËZOHET NË POLICI Janë të Mbyllura

HAXHIU I PËRGJIGJET KASTRATIT: NUK MERREM ME TY, NUK HUPI KOHË

Lajme
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e sotme i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati pas kritikave të këtij të fundit lidhur me Projekt-kodin e Procedurës Penale. “Me ty s’ja vlen as mu marr, më fal. Nuk hupi kohë mu marr me ty. Qysh një person i tillë i thotë vetit deputet i Kuvendit”, i është drejtuar Haxhiu deputetit Kastrati. Ministrja më tej ka sqaruar edhe çështjen e suspendimit të zyrtarëve kur kanë aktakuza, çështje kjo për të cilën kishte parashtruar pyetje më parë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. “Në draftin që e kemi gjetur në ministri, ka qenë që zyrtarët të suspendohen për të ...
Komentet te HAXHIU I PËRGJIGJET KASTRATIT: NUK MERREM ME TY, NUK HUPI KOHË Janë të Mbyllura