Yjet e famshëm si Miranda Kerr, Gwyneth Paltrow, Victoria Beckham dhe Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton, përdorin vajin e trëndafilit sepse shohin rezultate të mahnitshme në lëkurën e tyre. Është një nga përbërësit më të famshëm që lufton njollat, dehidratimin dhe shenja të tjera të plakjes. Kjo është arsyeja pse përdoret shpesh në produktet e kujdesit të fytyrës, siç janë kremrat dhe serumet. Ky vaj është jashtëzakonisht i pasur me antioksidantë, acide yndyrore dhe vitaminë C. Përveç kësaj, falë β karotenit dhe vitaminës E, përmirëson elasticitetin dhe i jep shkëlqim dhe butësi lëkurës. Në planin afatgjatë, zvogëlon shfaqjen e vijave të imta dhe rrudhave, por edhe ndryshimet e pigmentit ...
Komentet te KY ËSHTË VAJI QË VEPRON KUNDËR PLAKJES Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Boja e flokëve përmban mbi 5,000 kimikate për t`ju bërë të mundur arritjen e rezultateve të dëshiruara. Një bjonde platin apo një e kuqe e ndezur mund të duket bukur, po ka të ngjarë të zgjasë pak. Disa mënyra për ta shtuar sadopak kohëzgjatjen e ngjyrës në flokë, duke i mbajtur të shëndetshëm, janë këto: 1. Pasi të keni lyer flokët, shtyjeni larjen e parë sa më shumë që të mundeni. Është mirë të prisni të paktën 2 ditë para se t’i lani flokët për herë të parë. Kjo pasi flokët janë akoma shumë të ndjeshëm pas procesit të lyerjes dhe nëse i lani, ngjyra mund të zbehet më ...
Komentet te PESË MËNYRA PËR TA RUAJTUR SA MË GJATË NGJYRËN E FLOKËVE TË SAPOLYER Janë të Mbyllura
Sterilizimi i shisheve dhe biberonit është shumë i rëndësishëm e sidomos gjatë muajve të parë të jetës së tij. Kjo pasiqë sistemi i tretjes i të posalindurit është shumë delikat dhe i ndjeshëm ndaj mikrobeve apo bakterieve. Biberoni dhe shishet duhet të sterilizohen gjithmonë pas çdo vakti të ushqyerjes dhe nëse nuk jeni të sigurtë si mund t’a bëni sterilizimin e rregullt po ju japim disa këshilla praktike si t’a bëni atë: Fillimisht, para se ta bëni sterilizimin e biberonit është e rëndësishme që t’a pastroni me ujë dhe sapun, ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm dhe pasi ta thani të filloni me sterilizimin. Metodat për sterilizimin e biberonit ...
Komentet te SI TË STERILIZONI SHISHET DHE BIBERONIN E BEBES TUAJ Janë të Mbyllura
Nuk janë të pakta herë që kemi hyrë në dilemën se cili vaj është i përshtatshëm për tiganisje apo gatim, cili vaj ka më shumë përfitime për shëndetin tonë. Opsionet janë të shumta, vaj ulliri, vaj ulliri ekstra i virgjër, vaj soje, vaj misri, vaj luledielli dhe vaj kikiriku i cili po vjen ngadalë dhe po fiton terren në tregun grek. Përgjigja jonë jepet nga studiuesit, të cilët studiuan këto kategori vajrash. Në këto vajra ata matën sasinë e ushqyesve të tyre pas trajtimit të nxehtësisë. Herë pas here ka studime mbi përfitimet e vajit të ullirit dhe vajit të ullirit ekstra të virgjër në krahasim me kategoritë e tjera të ...
Komentet te CILI VAJ ËSHTË MË I SIGURT PËR GATIM? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli do të vizitojnë të mërkurën në orën 08:00 kombinatin Trepça në Mitrovicë. Vizita vjen pas incidentit kur drejtori Enis Abdurrahmani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, janë sulmuar në vendin e tyre të punës nga disa persona, me ç’rast kanë marrë lëndime dhe janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Enis Abdurrahmani, dje ka folur për sulmin ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë se të gjithë punëtorët që ta vazhdojnë punën, pasi që përzgjedhja e kryeshefit është e drejtë ekskluzive e Qeverisë së Kosovës dhe Bordit. Personat e arrestuar lidhur me sulmin janë R.I., 50-vjeç, Sh.R., 40-vjeç ...
Komentet te INCIDENTI, KURTI E RIZVANOLLI NESËR VIZITOJNË NDËRMARRJEN TREPÇA Janë të Mbyllura
Në votat për kuvendet komunale, prinë Lëvizja Vetëvendosje me 22.54 për qind, pasuar nga LDK-ja që ka 22.51 për qind dhe PDK-ja që i ka 22.05 për qind. AAK-ja është e katërta me 11.9 për qind, ndërsa Lista Serbe e pesta me 7.6 për qind. “Nëse merren votat për kuvendet komunale, që përfaqësojnë votën popullore në nivel vendi, atëherë shihet se rezultati mes subjekteve politike është tejet i ngushtë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë në nivel vendi me 22.5%, pasuar nga LDK me vetëm 0.03% më pak. Pas tyre radhiten PDK me 22%, AAK me 11.9%, Lista Serbe me 7.6%, NISMA me 2.5%, AKR me 1.2% dhe ...
Komentet te NË VOTËN PËR PARTITË, VV, LDK E PDK SHUMË AFËR ME REZULTAT Janë të Mbyllura
Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të KPPK-së. ...
Komentet te DYSHOHET SE VRAU MOTRËN, CAKTOHET MASA E PARABURGIMIT PËR 31-VJEÇAREN Janë të Mbyllura
Sallatë lakre e domatesh, mish i kuq e i bardhë ishin disa prej ushqimeve që dhjetëra persona në fshatin Trudë të Prishtinës kishin konsumuar në një mbledhi familjare. Pas konsumimit të ushqimit të porositur në një lokal në Prishtinë më 3 shtator 2021, shumë prej këtyre personave kishin kërkuar ndihmë mjekësore. Simptomat e të sëmurëve ishin kryesisht diarreja e të vjella. Pas testimeve ishte konstatuar se ky rast kishte të bënte me helmim nga ushqimi. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, Policia e Kosovës ka alarmuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që dolën për ta inspektuar lokalin. AUV ka treguar për Radion Evropa e Lirë se fillimisht në lokal ishin ...
Komentet te HELMIMI ME USHQIM: PËR TRI VITE NË KOSOVË U INICIUAN 169 KUNDËRVAJTJE PËR SHKELJE TË RREGULLAVE TË SIGURISË USHQIMORE Janë të Mbyllura
Qytetarët e Kosovës janë të detyruar të mbajnë maskën edhe në ambiente të hapura, qoftë edhe nëse ecin vetëm. Mirëpo një masë të tillë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kohë që po kërkon të largohet. Drejtori i këtij Asociacioni Sazan Ibrahimi thotë se një masë të tillë e kanë larguar edhe shtetet e rajonit. “Sipas informatave që i kemi për situatën në rajon, në ambiente të hapura është duke u lejuar lëvizja pa maska pasi po konsiderohet se një gjë e tillë nuk është e nevojshme”, deklaroi Ibrahimi për RTV Dukagjinin. Që këto masa duhet të largohen po pajtohet edhe infektologu Ilir Tolaj. “Nuk ka kuptim tashmë që maskat ...
Komentet te PARALAJMËROHET RISHQYRTIMI I MASAVE ANTI-COVID, INFEKTOLOGU TOLAJ THOTË SE MASKAT MË S’KANË KUPTIM Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, po e vlerëson rikthim dhe rilindje të këtij subjekti, rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në mbarë vendin. Çitaku tha se ndjehet krenare me fushatën që realizuan kandidatët që u kanë ofruar si opsion qytetarëve, duke përmendur me theks të veçantë angazhimin e Uran Ismailit për komunën e Prishtinës, fushatë për të cilën pohon se pati efekt edhe në shumë komuna të tjera. ”Ne kemi pranuar këtë rezultat me shumë përulësi, pa arrogancë dhe pa vetëkënaqësi. Besojmë që PDK ka shënuar një moment rikthimi, falë para së gjithash kandidaturave kompetente që ne u kemi vënë qytetarëve të Kosovës si opsion ...
Komentet te ÇITAKU: PDK KA SHËNUAR NJË MOMENT RILINDJEJE DHE RIKTHIMI Janë të Mbyllura