Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten, më 21 tetor do të zhvillohet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë. “Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Stano shtoi se grupi punues i ekspertëve pritet të takohet rregullisht. Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua ...
Komentet te STANO FLET PËR TAKIMIN E NESËRM MES EKIPEVE TEKNIKE TË KOSOVËS DHE SERBISË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian në pjesën ku flitet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, është i saktë, shumë pozitiv, është inkurajues për punën tonë dhe shpresëdhënës për kthimin tonë në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Ndonëse në kohë pandemie, Komisioni Evropian vlerëson se “Agjencia arriti të përfundojë ciklin e plotë të akreditimit për vitin akademik 2021-2022, duke zvogëluar numrin e programeve dhe institucioneve, bazuar në kriteret e cilësisë”. Kjo tregon se AKA zbaton në plotni standardet evropiane të cilësisë, pasi që në proces të akreditimit gjatë këtij viti kanë ...
Komentet te RAPORTI I KOMISIONIT EVROPIAN SHUMË POZITIV PËR PUNËN E AKA-SË Janë të Mbyllura
Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi nderohet në Washington me çmimin “IRI Freedom Award” Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi është nderuar me çmimin “IRI Freedom Award”, në Washington, për kontributin e tij dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve. Këtë çmim, që jepet nga viti 1995 për personalitetet që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në tërë botën, Bislimi e ka pranuar në emër të EDYN, nga Senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowa-s dhe nga Senatori Dan Sullivan. Postimi i plotë i Bislimit në ...
Komentet te DONJET BISLIMI NDEROHET NË WASHINGTON ME ÇMIMIN “IRI FREEDOM AWARD” Janë të Mbyllura
Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh të djathtët ekstremë, po planifikon një tubim në veri të Kosovës, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë. Siç ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vaciq, qëllimi i tubimit do të jetë ofrimi i mbështetjes ndërkombëtare për serbët në Kosovë. “Që ta shohin (serbët) se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional – të tipit rusët dhe grekët – por, që ekzistojnë në të gjithë popujt e Evropës njerëz që kanë qëndrim politike se Kosova ...
Komentet te E DJATHTA SERBE PARALAJMËRON TUBIM NDËRKOMBËTAR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog i ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021. “Ambasadori i BE-së Tomash Sunjog ia dorëzoi sot Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcës Pakon e Zgjerimit 2021, dukë përfshirë Raportin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Szunyog këtë raport dje ua dorëzoi edhe kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. ...
Komentet te KONJUFCËS I DORËZOHET PAKOJA E ZGJERIMIT 2021 Janë të Mbyllura
Në Kosovë sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 17-20 gradë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se do të fryjë erë e lehtë. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njoftimi i plotë i IHMK. ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Nesër më datë 21 tetor në Bruksel do të takohet grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për zgjidhjen e përhershme. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu. “Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon ...
Komentet te NESËR MBAHET TAKIMI NË BRUKSEL PËR TARGAT E AUTOMJETEVE Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar të publikojë formularët e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin e se publikimi i formularëve bëhet me qëllim që të rritet transparenca e procesit zgjedhor. Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm. Ai sqaroi po ashtu se këto formularë nuk janë shpallje e rezultatit përfundimtar. “Ky publikim bëhet me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor dhe nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare”, ...
Komentet te FILLON PUBLIKIMI I FORMULARËVE TË REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE Janë të Mbyllura
“As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dal në gjykim, tha kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, duke iu referuar gjykimit në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj. “Çka e kam dëgjuar unë që, edhe pse mund të ketë ndoshta ndonjë lojë këtu nga Gjykata Speciale që po kërkon nga Policia e Kosovës, që të ofrojë garanci dhe në qoftë se nuk i ka dhanë garancinë e nevojshme Policia jonë dhe institucionet e vendit, natyrisht që do të duhej ta bënin një gjë të tillë, sepse njerëzit qëndrojnë që një vit ...
Komentet te AS NË ISH-JUGOSLLAVI NUK KANË QËNDRUAR NJERËZIT KAQ GJATË NË PARABURGIM Janë të Mbyllura
Sonte janë zhvilluar duelet e radhës në Ligën e Kampionëve. Tetë super përballje janë zhvilluar sot në kompeticionin më të madh për klube. Sigurisht që as befasitë nuk kanë munguar ku spikat fitorja e Ajaxit ndaj Dortmundit. Holandezët arritën të mposhtin me rezultat të thellë gjermanët 4-0, duke arritur të ndalin Erling Haaland që ishte i pavërejtur. Ajo që vlen të ceket është se në tetë ndeshje të luajtura sonte janë prodhuar gjithësejtë 35 gola. Ndeshja që solli më së shumti gola ishte ajo mes Club Brugge dhe Man City 1-5, kurse nga pesë gola u shënuan në ndeshjet PSG 3-2 Leipzig, Shakhtar 0-5 Real Madrid, Atletico Madrid 2-3 ...
Komentet te ‘FESTIVAL GOLASH’ NË CHAMPIONS, JA SA GOLA U SHËNUAN NË TETË DUELET E SOTME Janë të Mbyllura