Nëse keni planifikuar një natë jashtë, atëherë gjëja e fundit që dëshironi të ju thotë doktori është se duhet të merrni antibiotikë. Por a është e vërtetë që nuk duhet të pini alkool gjatë kohës që jeni me antibiotik? Mijëra njerëz premtojnë të heqin dorë nga alkooli në tetor, si pjesë e Stoptober. Vetëm në vitin e fundit gati 22 për qind e të rriturve thanë se kishin rritur marrjen e alkoolit, sipas Delamere Health. Rreth dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se pinë rregullisht – kështu që nëse ju janë përshkruar antibiotikë, është e rëndësishme të dini se si përshtatet kjo me pirjen ...
Komentet te A MUND TË PINI ALKOOL TEKSA PËRDORNI ANTIBIOTIKË? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shega mund të integrohet në dietë në mënyrë të ndryshme ofruar shumë përfitime të rëndësishme. Por si ndikon në shëndetin tonë? Mbron kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit Përmban tre forma të ndryshme antioksidantësh (taninet, antocianinat, acidin ellagjik) dhe aktiviteti i përgjithshëm antioksidues është 2-3 herë më i madh se ai i çajit jeshil ose verës së kuqe. Kështu, është një nga armët më të rëndësishme natyrore kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit. Furnizon me vitamina Shega është e pasur me vitamina (A, C, E, acid folik), hekur, kalium dhe fibra, ndërsa ka një përmbajtje të ulët kalorish (82 kalori për 100 gramë) dhe përmbajtje të lartë uji (81%). ...
Komentet te MBRON ZEMRËN DHE LUFTON PLAKJEN, ARSYET PSE DUHET TË HANI SHEGË ÇDO DITË Janë të Mbyllura
Në kuadër të muajit tetor, që ndryshe njihet si muaji i luftimit të kancerit të gjirit, grupi i grave deputete, të shoqëruara nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë vizituar QKUK-në. Me këtë rast, ato janë takuar me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Jahjaga përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje që të gjitha gratë të bëjnë kontrolle sistematike pas që sipas saj, diagnostikimi i hershëm do të thotë shpëtim. “Gjithsesi, bëjmë thirrje që gratë të bëjnë kontrolle sistematike, pasi që diagnostifikimi i hershëm do të thotë jetë dhe shpëtim më i sigurte. Atyre që po e luftojnë këtë sëmundje, ju them ...
Komentet te JAHJAGA KËRKON NGA GRATË TË BËJNË KONTROLLE PËR KANCERIN E GJIRIT Janë të Mbyllura
Doli i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve, por pret të fitojë garën për balotazh. Shaban Shabani nga PDK-ja do të garojë kundër Bexhet Xheladinit të LDK-së në garën për kryetar të Dragashit. Ndërsa beteja për të parin e kësaj komune do të mbahet më 14 nëntor, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka ftuar qytetarët e Dragashit që të përkrahin Shaban Shabanin, si kandidati i vetëm i duhur që ofron zhvillim dhe transformim të mirëfilltë të kësaj komune. “Shabani, jo vetëm që ka qenë kryetar transformues, por edhe bashkëqytetar i afërt e i përkushtuar për njerëzit e mrekullueshëm të Dragashit, me të cilët ka rrugëtuar së bashku në ...
Komentet te KRASNIQI:QYTETARËT E DRAGASHIT TA MBËSHTESIN SHABANIN NË GARËN PËR BALOTAZH Janë të Mbyllura
Ish-ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Grajçevci është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka konfirmuar vet ai në një intervistë për Indeksonline. “Po, ashtu siç ishte përcaktuar në vendim për largimin nga misioni, unë e kam përmbyllur misionin tim diplomatik në Hagë më 30 gusht 2021, dhe jam kthyer në Kosovë. Mirëpo, tani jam rikthyer në Hagë si këshilltar në ekipin mbrojtës të z. Hashim Thaçi”, ka thënë ai. Lidhur me bashkëpunimin që kanë institucionet e Kosovës me Gjykatën Speciale, Grajçevci tha se është i pashembullt kudo ...
Komentet te ISH AMBASADORI GREIÇEVCI, PJESË E EKIPIT MBROJTËS TË HASHIM THAÇIT Janë të Mbyllura
Raporti preliminar i lëshuar nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit ndër të tjera flet edhe për shkarkimin e ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nga ana e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. “Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish kryesueses e KQZ-së së Valdete Daka me 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”, thuhet në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian, përcjell lajmi.net. Gjithashtu theksohet ...
Komentet te BE: SHKARKIMI I KRYETARES SË KQZ-SË NGA PRESIDENTJA NUK KISHTE BAZË LIGJORE Janë të Mbyllura
Kolegji i Gjykatës Supreme ka konfirmuar dënimin prej gjashtë vjetësh burim për Nenad Arsiq për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. “Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësit të të dënuarit N.A e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.55/2019 të datës 24.12.2020 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës-Departamenti Special APS.nr.11/2021 të datës 12.05.2021”, thuhet në vendimin e Supremes. Arsiq ishte shpallë fajtor në vitin 2020 për veprën penale krime lufte kundër popullatës civil. Ai kishte ushtruar dhunë ndaj dy personave që kishin marrë pjesë në aksionin kundër popullsisë shqiptare në maj të vitit 1999. Rasti kishte ...
Komentet te SUPREMJA KONFIRMON DËNIMIN GJASHTËVJEÇAR TË NENAD ARSIQ PËR KRIME LUFTE Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja pozitive nga 2.140 testime të kryera. Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës. Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083. Në total numri i rasteve aktive ...
Komentet te 14 RASTE TË REJA ME COVID-19 SOT NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, të cilin e uroi për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurtë në Kosovë. Duke përmendur rolin e KFOR-it që prej vitit 1999, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mision paqeruajtës ka kontribuar jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë. Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në nivel të KFOR-it me FSK-në, duke ritheksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Ndërkaq, ...
Komentet te OSMANI TAKON GJENERALMAJOR FERENC KAJÁRI: KOSOVA SYNON ANËTARËSIMIN NË NATO Janë të Mbyllura
Një situatë e paprecedent ka ndodhur sot gjatë gjykimit të Gucatit e Haradinajt në Gjykatën Speciale. Atje, ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj është nervozuar me një kërkesë të gjykatësit që avokati Jonathan Elystan Rees të mos përmend emra të serbëve, të cilët ata i kanë në dispozicion, shkruan lajmi.net. Kjo kërkesë ndaj avokatit Rees u bë pasi që ai e pyeti dëshmitaren në lidhje me Vladimir Vukçeviq, ish-prokuror serb për krime lufte, në të kundërtën duhet të shkohet në seancë të mbyllur. Një situatë e tillë shkaktoi nervozizëm te Nasim Haradinaj, derisa atij iu tërhoq vërejtja që të mos ndërhyjë. ...
Komentet te NASIM HARADINAJ NERVOZOHET ME GJYKATËSIN E SPECIALES, I TËRHIQET VËREJTJA Janë të Mbyllura