Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PËRDORINI KËTO USHQIME PËR T’I ZBARDHUAR DHËMBËT

Shëndetësi
Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve tuaj, varen nga kujdesi që ju iu ushtroni dhe ushqimi që hani. Ju mund të shkoni shpesh te dentisti, të përdorni zbardhues popullorë, por nëse do përdorni këto ushqime, buzëqeshja e përsosur do rikthehet te ju.   Brokoli Në vend se t’i zieni, hajeni bokolin të papërpunuar. Vlerat e tyre ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbësh natyrale, që pastron dhëmbët. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë zmaltin dhe ndihmon largimin e njollave dhe baktereve të dëmshme. Dredhëza Një pastë e bërë me dredhëza dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron ...
Komentet te PËRDORINI KËTO USHQIME PËR T’I ZBARDHUAR DHËMBËT Janë të Mbyllura

SI TË RREGULLONI PROBLEMET ME TRETJEN?

Shëndetësi
Nutricionistja Lorin Lax tashmë na ka shpjeguar se cili është “lloji i stomakut” tretës, dhe tani ajo po flet për llojin që lidhet me imunitetin.   Deri në 70 për qind të sistemit imunitar ndodhet në stomak, andaj do të ndiejmë shumë simptoma se diçka nuk shkon mirë në sistemin e tretjes dhe lëkurën. Nëse keni alergji, lëkurë problematike, sëmundje autoimune, astmë, probleme të sinusit dhe shpesh keni ftohje, ka mundësi që të keni edhe këtë lloj stomaku. E njëjta gjë vlen nëse shumë ushqime ju shqetësojnë, ndërhyjnë në tretjen tuaj ose ju bëjnë të fryheni. Lax këshillon të hani sa më shumë ushqim të freskët, të papërpunuar, duke shmangur ...
Komentet te SI TË RREGULLONI PROBLEMET ME TRETJEN? Janë të Mbyllura

AKI KONFIRMON ARRESTIMIN E ISH-PUNËTORIT TË SAJ

Lajme
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka konfirmuar njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më datën 21.10.2021 lidhur me arrestimin e personit M.K.   Në njoftimin për media thuhet se “AKI, në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent”. “Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës”, ...
Komentet te AKI KONFIRMON ARRESTIMIN E ISH-PUNËTORIT TË SAJ Janë të Mbyllura

IPK MERR DONACION VETURA DHE PAJISJE NGA EULEX

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali pranoi një donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).   Shefi i këtij misioni Lars-Gunnar Wigemark i dorëzoi Inspektoratit Policor të Kosovës një donacion që përfshiu tri vetura dhe pajisje të ndryshme duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj falënderoi shefin e EULEX-it për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës. “IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të BE-së, sidomos me EULEX-in dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rrisë kapacitetet e ...
Komentet te IPK MERR DONACION VETURA DHE PAJISJE NGA EULEX Janë të Mbyllura

PE KRITIKON BE-NË PËR MOSPËRMBUSHJE TË OBLIGIMEVE NDAJ BALLKANIT PERËNDIMOR

Lajme
Kritika ndaj Bashkimit Evropian për mospërmbushje të premtimeve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thirrje që BE-ja të jetë më e pranueshme në rajon, janë dëgjuar të enjten në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.   Si dëshmi më të shpeshta se BE-ja nuk është duke ndihmuar në përmbushjen e obligimeve, janë përmendur mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto procese nuk janë finalizuar akoma edhe pse Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se të tria këto shtete i kanë përmbushur kriteret që janë kërkuar nga to. Në këtë mënyrë, sipas shumë folësve që morën ...
Komentet te PE KRITIKON BE-NË PËR MOSPËRMBUSHJE TË OBLIGIMEVE NDAJ BALLKANIT PERËNDIMOR Janë të Mbyllura

NUMRI I RI I RASTEVE ME COVID-19!

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.  Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106. Në total numri i rasteve aktive është 510. ...
Komentet te NUMRI I RI I RASTEVE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

DHUNIMI I 12 VJEÇARES NGA KAMENICA, I CAKTOHET NJË MUAJ PARABURGIM TË DYSHUARIT

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M. J. “Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe ti vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë. Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit thuhet se sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për ...
Komentet te DHUNIMI I 12 VJEÇARES NGA KAMENICA, I CAKTOHET NJË MUAJ PARABURGIM TË DYSHUARIT Janë të Mbyllura

KOSOVA RRIT NUMRIN E PJESËTARËVE TË FSK-SË

Lajme
Kosova do të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 840, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një konference për media në Prishtinë.   Ai tha se konkursi është i hapur që nga dita e enjte (21 tetor). “Ftoj të gjitha komunitetet që dëshriojnë të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë të bashkangjtien”, tha Mehaj, duke premtuar një proces transparent të përzgjedhjes së rekrutëve të rinj. FSK numëron përafërsisht 2.500 anëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej ...
Komentet te KOSOVA RRIT NUMRIN E PJESËTARËVE TË FSK-SË Janë të Mbyllura

MPB-JA KA NJË NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR LETËRNJOFTIMET

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratën për furnizim me letërnjoftime.   Nga kjo ministri deklaruar se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime pritet që t’i kthehet normalitetit. “Pas nënshkrimit të kontratës ne jemi furnizuar me një sasi të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe presim që në muajin nëntor të kemi rikthim në normalitet”, kanë bërë të ditur MPB-ja për Reporterin. Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve u ka krijuar qytetarëve pritje me muaj. Shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj. ...
Komentet te MPB-JA KA NJË NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR LETËRNJOFTIMET Janë të Mbyllura

MBROJTJA KËRKON LIRIMIN E HYSNI GUCATIT NGA PARABURGIMI

Lajme
Përmes një parashtrese drejtuar trupit gjykues, mbrojtja e Hysni Gucatit ka kërkuar lirimin e këtij të fundit nga masa e paraburgimit.   Gucati po akuzohet bashkë me Nasim Haradinajn për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Parashtresën e mbrojtjes së Gucatit mund ta gjeni këtu: https://repository.scp-ks.org/LW/Published/Filing/0b1ec6e980a3c614/Submissions%20on%20the%20Sixth%20Review%20of%20Detention.pdf Ndryshe, gjykimi në këtë rast ka nisur më 7 tetor, kurse më 18 tetor dëgjimi i dëshmitares së parë, e cila dëshminë e saj po e vazhdon edhe sot. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, ...
Komentet te MBROJTJA KËRKON LIRIMIN E HYSNI GUCATIT NGA PARABURGIMI Janë të Mbyllura