Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BËHEN PUBLIKË EMRAT E DY RUSËVE QË U SHPALLËN “NON GRATA” NË KOSOVË

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka marrë sot një vendim, në të cilin ka shpallur “persona non grata” dy rusë. Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare. Në dokumentin që ka siguruar ATV-ja, kuptohet se ministrja Gërvalla ka njoftuar edhe presidenten, kryeministrin, si dhe policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës. Ndërkohë, kuptojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur “person non grata”. Ai edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i papranueshëm, pasi që në janar të këtij viti, ...
Komentet te BËHEN PUBLIKË EMRAT E DY RUSËVE QË U SHPALLËN “NON GRATA” NË KOSOVË Janë të Mbyllura

MINISTRJA E SHËNDETËSISË: PO SHQYRTOJMË MASAT ANTICOVID

Lajme
U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku gjatë vizitës së saj tek ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, foli për mundësinë  lehtësimit të masave antiCOVID. E pyetur nëse do të hiqet ora policore, ose do të lehtësohet ndonjëra nga masat që janë në fuqi, ajo tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë për ndryshim në masa. Ministrja bëri të ditur se të gjitha mostrat të cilat janë dërguar për analizë jashtë vendit, kanë rezultuar me 100 për qind dominim të variantit Delta. “Edhe pse jemi në situatë stabile, megjithatë prania e variantit delta që është e konfirmuar në të gjitha mostrat që janë dërguar për sekuencionim gjenetik, mbetet 100 ...
Komentet te MINISTRJA E SHËNDETËSISË: PO SHQYRTOJMË MASAT ANTICOVID Janë të Mbyllura

DËNOHEN ME BURG DHE GJOBË ROJA E PYLLIT PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS DHE NJË TJETËR PËR DËMTIM TË AUTORITETIT PYJOR

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues me burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarve S. F. dhe K. L. Sipas komunikatës për medie, i akuzuari S. F. në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli pranë autoritetit pyjor në Komunën e Kamenicës, nuk ka ndërmarr veprime të nevojshme për sigurimin e pyjeve, përkatësisht masës drusore të prerë në ngastrën me nr. 52, me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 euro. Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). “Ndërsa i akuzuari K. ...
Komentet te DËNOHEN ME BURG DHE GJOBË ROJA E PYLLIT PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS DHE NJË TJETËR PËR DËMTIM TË AUTORITETIT PYJOR Janë të Mbyllura

ELEZI: VETËM 5 DITË FUSHATË ZGJEDHORE PËR RAUNDIN E DYTË

Lajme
Subjektet politike dhe kandidatët do të kenë 5 ditë kohë të zhvilluar fushatën zgjedhore   Kështu ka bërë të ditur, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Sipas tij, KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ku përfshihen aktivitetet që do të realizohen nga ky institucion për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve. KQZ deri më tani nuk ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kryetarë të Komunave dhe zyrtarisht ende nuk është mbyllur procesi i raundit të parë, raporton EO. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e ...
Komentet te ELEZI: VETËM 5 DITË FUSHATË ZGJEDHORE PËR RAUNDIN E DYTË Janë të Mbyllura

RASTE TË REJA ME COVID-19!

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.  Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes  Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151.  Në total numri i rasteve aktive është 481. ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19! Janë të Mbyllura

FIFI DHE GRANITI SHPËRFAQIN INTIMITET NË BIG BROTHER VIP, KËNGËTARJA E PUTHË DHE I PËRSHPËRITË NË VESH ISH-FUTBOLLISTIT

ShowBiz
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, po zhvillohen gjithnjë e më shumë ngjarje interesante. Fokusi është vënë mbi këngëtaren Fifi dhe ish-futbollistin, Granit Cana, të cilët ditëve të fundit kanë shfaqur shumë më tepër afrimitet. E ndërsa ende nuk e kanë bërë të qartë nëse ka nisur diçka mes tyre, dyshja duket se po ia kalojnë mjaft mirë në shoqëri të njëri-tjetrit. Së fundmi, Big Brother VIP ka publikuar në llogarinë zyrtare të spektaklit në Instagram një video, e cila tregon një moment intim mes dyshes gjatë pasdites të së enjtes. Fifi në prehrin e Granitit i ka kënduar në vesh dhe mes tjerash duke e puthur dhe ledhatuar, ...
Komentet te FIFI DHE GRANITI SHPËRFAQIN INTIMITET NË BIG BROTHER VIP, KËNGËTARJA E PUTHË DHE I PËRSHPËRITË NË VESH ISH-FUTBOLLISTIT Janë të Mbyllura

BE DHE BERZH MBËSHTESIN KLINIKËN SHËNDETËSORE NË PRISHTINË PËR T’I PËRMIRËSUAR SHËRBIMET E SAJ

Lajme
Një vizitë te Royal Imaging Center në Prishtinë ju mundësoi përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kuptojnë nga afër se si mbështetja ndërkombëtare për klinikën private po kontribuon në përmirësimin e shërbimit mjekësor të popullsisë vendase. Klinika u themelua në prill të vitit 2019 me qëllim që të ofrojë shërbime mjekësore, me fokus kryesor në problemet shëndetësore ortopedike dhe neurokirurgjike. Pas themelimit të suksesshëm, klinika investoi në pajisje të reja mjekësore, të cilat tani i mundësojnë të ofrojë një gamë të plotë të diagnostikimeve dhe shërbimeve dhe të identifikojë problemet shëndetësore me saktësi të madhe. “Investimi u financua nga BE dhe BERZH përmes ...
Komentet te BE DHE BERZH MBËSHTESIN KLINIKËN SHËNDETËSORE NË PRISHTINË PËR T’I PËRMIRËSUAR SHËRBIMET E SAJ Janë të Mbyllura

BEOGRADI ZBULON SI PO LOBON PËR MOSNJOHJEN E KOSOVËS NGA VATIKANI

Lajme Rajoni dhe Bota
Kosova ende nuk ka marrë njohjen e pavarësisë nga shteti i Vatikanit, i cili me territor është shumë i vogël, por ka një ndikim shumë të madh, pasi aty është Selia e Shenjtë e katolikëve.   Një rast të tillë nuk po e humb Serbia për të dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ajo po përdor mosnjohjen e pavarësisë nga Vatikani për të ndikuar te vendet e tjera që kanë lidhje të fortë me Selinë e Shenjtë. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, së fundmi ka vizituar Vatikanin, sipas sekretarit të kësaj ministrie Nemanja Staroviq, ka marrë mbështetjen e Selisë së Shenjtë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit ...
Komentet te BEOGRADI ZBULON SI PO LOBON PËR MOSNJOHJEN E KOSOVËS NGA VATIKANI Janë të Mbyllura

VLERËSOHET I DËMSHËM PËR KOSOVËN VAZHDIMI I STATUS QUO-SË PËR DIALOGUN

Lajme
Vazhdimi i status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi është i dëmshëm për Kosovën dhe mungesa e një marrëveshje finale po e pengon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.   Këto ishin ndër thekset kryesore të konferencës së sotme të KDI-së për ndikimin e dialogut në politikën e jashtme të Kosovës. Pavarësisht kësaj, deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se arritja e një marrëveshje me njohje reciproke, në kufijtë aktual nuk varet vetëm prej Kosovës. “Qasja është që të arrijmë një njohje reciproke me Serbinë, ku ruhet tërësia territoriale. Suksesi i dialogut nuk varet vetëm prej Kosovës”, tha ai. Të nevojshëm dialogun me Serbinë po e sheh edhe nënkryetarja e ...
Komentet te VLERËSOHET I DËMSHËM PËR KOSOVËN VAZHDIMI I STATUS QUO-SË PËR DIALOGUN Janë të Mbyllura

SOT MBLIDHET QEVERIA, VENDOSET PËR MASAT E REJA

Lajme
Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen sot për të vendosur për masat e reja anticovid.   Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, Arian Vranica, këshilltar ligjor në Shoqatën e Gastronomeve, i cili ka thënë se pas takimit të së enjtes që patën me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, iu tha se sot mblidhet qeveria për të marrë një vendim në lidhje me masat e reja dhe lehtësimin e tyre. Ndërsa ai ka përsëritur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të protestohet. “Ka pasë një vullnet që do të shqyrtohen si masa por ne gjithsesi i kemi bërë presion që nuk ka ...
Komentet te SOT MBLIDHET QEVERIA, VENDOSET PËR MASAT E REJA Janë të Mbyllura