Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PAMJE NGA MOMENTI KUR NDODHI AKSIDENTI TRAGJIK NË TUNEL TË KALIMASHIT (VIDEO)

Lajme Shqipëri
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së premtes i ka marrë jetën një vajze. Aksidenti ka ndodhur në brendësi të tunelit ku janë përplasur dy automjete, njëra me drejtues banues në Shkopet dhe tjetri nga Kosova.   Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit të rëndë. Përplasja ka ndodhur në tunel në drejtim të Kukësit. Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën. Dëmtimet më të rëndë i ka marrë mjeti me targa shqiptare ...
Komentet te PAMJE NGA MOMENTI KUR NDODHI AKSIDENTI TRAGJIK NË TUNEL TË KALIMASHIT (VIDEO) Janë të Mbyllura

NGRIHEN XHIROLLOGARITË E KOMPANISË SË VETON SURROIT

Lajme
Investitorët e kompanisë “Stella Consulting”, në të cilën publicisti Veton Surroi mban në pronësi 30 për qind të aksioneve, dyshohet se i ka dhënë ryshfet prej rreth 400 mijë eurove ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë. Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë njoftuan se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”. Në mesin e mjeteve të ngrira financiare, janë edhe ato të kompanisë “Stella Consulting” Sh.P.K., firmës private në bashkëpronësi të biznesmenit shqiptar Gentjan Sula dhe publicistit Veton Surroi. Paparaci, ka mësuar ...
Komentet te NGRIHEN XHIROLLOGARITË E KOMPANISË SË VETON SURROIT Janë të Mbyllura

SHBA ME BAZË USHTARAKE NË SHQIPËRI

Shqipëri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vendosen një bazë ushtarake në Shqipëri që njihet si SOCEUR, që i përket komandës Evropiane të Operacioneve speciale.   Numri i ushtarëve që do të zbarkojnë ende nuk është bërë i ditur por kjo njësi ka të bëjë me koordinimin e stërvitjeve dhe shërbimet informative në operacione të veçanta. Këtë e ka bërë të ditur komandanti i kësaj strukture ushtarake, David Tabor, i cili ka thënë se kjo ka ardhur për të rritur nivelin e sigurisë në rajon, si dhe forcimin e partneriteteve midis Shqipërisë dhe NATO-s. Për ndikim e kësaj komande në Shqipëri dhe Kosovë ka folur për RTK-në ish zëvendësministri i ...
Komentet te SHBA ME BAZË USHTARAKE NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura

PRODHUESIT E KRIPTOVALUTAVE: QEVERIA PO NA DETYRON T’I SHESIM

Lajme
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, ka bërë që disa qytetarë të fillojnë t’i shesin pajisjet e tyre, nga të cilat kanë fituar mijëra euro në vitet e fundit.   Njoftimet për shitje po bëhen kryesisht në grupe të ndryshme në rrjetet sociale, ku zakonisht diskutohet vetëm për çështjen e kriptovalutave. Çmimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga 1,500 e deri në 8 mijë euro, varësisht prej pajisjes. Radio Evropa e Lirë ka komunikuar me disa prej tyre, të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë se janë detyruar t’i ndalin pajisjet, të cilat i kanë blerë më shtrenjtë dhe tash po i shesin ...
Komentet te PRODHUESIT E KRIPTOVALUTAVE: QEVERIA PO NA DETYRON T’I SHESIM Janë të Mbyllura

RASTI “BREZOVICA”, GJYKATA I LË NË PARABURGIM BEDRI HALIMIN, ARBEN ÇITAKUN DHE BIZNESMENIN ISMET ASLLANI

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit nga një muaj ndaj tre të dyshuarve, kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimit, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Arben Çitakut, dhe biznesmenit Ismet Asllani. Siç ka njoftuar GJykata Themelore e Ferizajt “B.H. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; dhe veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së A.Q. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar ...
Komentet te RASTI “BREZOVICA”, GJYKATA I LË NË PARABURGIM BEDRI HALIMIN, ARBEN ÇITAKUN DHE BIZNESMENIN ISMET ASLLANI Janë të Mbyllura

BE-JA PA SHTYSA, KOSOVA E SERBIA PA VULLNET PËR DIALOG

Lajme
Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë një agjendë të negociatave për vitin 2022, e cila duhet të jetë në shërbim të arritjes së qëllimit final dhe në interes të të dyja palëve si palë të barabarta në negociata, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiq, nuk presin që gjatë këtij viti të ketë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që do të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Për më shumë, sipas tyre, deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, të cilat priten në pranverën e këtij ...
Komentet te BE-JA PA SHTYSA, KOSOVA E SERBIA PA VULLNET PËR DIALOG Janë të Mbyllura

KADRI VESELI MUNGOI EDHE NË VARRIMIN E BABAIT

Lajme
Nëna e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, Ajshe Veseli, ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare.   E me 7 korrik të vitit të kaluar, në moshën 94-vjeçare, vdiq babai i tij, në varrimit e të cilit, Veseli mungoi. Kadri Veseli, i cili që prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në Hagë, në varrimin e babait nuk u paraqit vetë, por me të marrë lajmin u dha leje familjarëve që ceremoninë mortore ta kryejnë edhe pa të. Familjes Veseli ndërkaq iu gjendën afër miqtë e tij, ish bashkëluftëtarë.   ...
Komentet te KADRI VESELI MUNGOI EDHE NË VARRIMIN E BABAIT Janë të Mbyllura

KRASNIQI: DIASPORA DUHET TË INVESTOJË NË BIZNES

Ekonomi
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi në një intervistë për KosovaPress bën analizën e ekonomisë së vitit të kaluar.   Duke u ndalur tek rritja ekonomike prej 9.9%, Krasniqi thotë se ajo ka ndodhur te shumë vende dhe si rrjedhojë e ngritjes së çmimeve tek pothuajse të gjitha produktet. “Të gjitha vendet kanë pasur rritje ekonomike për shkak të rënies që ka qenë gjatë vitit 2020, edhe dallimi është shumë i madh, sepse gjatë vitit 2020 të gjitha vendet kanë pasur rënie, edhe ne kemi pasur në atë vit rënie. Ndërsa, rritja ekonomike gjatë vitit 2021, ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së ...
Komentet te KRASNIQI: DIASPORA DUHET TË INVESTOJË NË BIZNES Janë të Mbyllura

​SBASHK-U PARALAJMËRON GREVA

Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka paralajmëruar greva, duke thënë se ky nuk është as shantazh e as kërcënim, por paralajmërim me kohë.   Në një komunikatë për media të SBAShK-ut thuhet se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës sikur nuk po duan t’i shohin e t’i pohojnë angazhimet e mësimdhënësve deh sa herë që përmendet fjala ‘grevë’ po përdorin fjalët ‘shantazhë’ dhe ‘kërcënim’. “Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkoj nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veprojë, së paku, siç bëri ...
Komentet te ​SBASHK-U PARALAJMËRON GREVA Janë të Mbyllura

RAPORTI I IKSHPK-SË

Shëndetësi
Në 24-orëshin e fundit janë shënuar shtatë raste me COVID-19 në Kosovë, nga 3 mijë e 908 testime. Ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.   Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997. ...
Komentet te RAPORTI I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura