Java e fundit e tetorit me mot më stabil, me diell dhe vransira, pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit ftohtë dhe me ngrica, parashikon “Prishtina Weather”. Kjo javë e fundit e tetorit mund të karakterizohet me mot më stabil, ditëve të para me më shumë diell, e më pas edhe me vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë, vende-vende edhe me ngrica, sidomos ditën e hënë, derisa në ultësira shkurtimisht mund të ketë kushte edhe për mjegull apo mjegullinë. Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe mesatare, e ...
Komentet te MOTI PËR JAVËN QË PO HYJMË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një grua është zhdukur në lagjen 29 të ashkalive në Fushë Kosovë. Sipas policisë burri i saj ka njoftuar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. Një tjetër rast është raportuar edhe në qytetin e Ferizajt. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/ ...
Komentet te ZHDUKEN DY PERSONA, NJËRI NË FUSHË KOSOVË DHE TJETRI NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e nëntë të sezonit 2021/22 në Ligën Premier. Djajtë e Kuq janë nikoqir të rivalëve të urryer Reds në derbin e parë anglez të sezonit, takim i cili pritet të zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:30. Vendi: Old Trafford Koha: 17:30 Lajme rreth ekipeve Man Utd Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Bruno Fernandes është një nga tre shqetësimet e të lënduarve për Unitedin përpara ndeshjes së sotme ndaj Reds. Është e sigurt të supozohet se Fred dhe Marcus Rashford janë dy të tjerët pasi të dy u larguar pas goditjeve kundër Atalantas në mesjavë. ...
Komentet te MAN UTD – LIVERPOOL: STATISTIKA, ANALIZË, FORMACIONET E MUNDSHME DHE PARASHIKIM Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se 464 raste aktive janë aktualisht në gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 33 persona. Kurse asnjë qytetarë nuk ka vdekur si shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa 16 kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.532.585 doza anti-COVID. Ndërsa, deri më sot 697.728 qytetarë janë imunizuar edhe me dozën e dytë. ...
Komentet te 464 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) ka arritur deri tash të inkasojë të hyra tatimore mbi gjysmë miliard euro. Derisa sfidë mbetet inkasimi i tatimeve në katër komunat veriore. Kështu ka thënë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, i cili ka komentuar edhe shifrat e punësimit në vend, për sektorin publik dhe privat, që aktualisht ka arrit në 362 mijë e 622 punëtorë, ose 18 mijë më shumë se në vitin 2020. Sa i përket të hyrave nga tatimet, Murtezaj në një intervistë për KosovaPress, tregon se në periudhën janar-tetor, ATK ka inkasuar 506 milionë euro. “Sa i përket të hyrave tatimore, deri sot kur po flasim rezulton që kemi arritur tejkalojmë ...
Komentet te ATK INKASON MBI GJYSMË MILIARD EURO, SFIDË LUFTIMI I INFORMALITETIT NË VERI Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja anti-Covid 19. Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit. Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00. Trafiku Urban ka ardhur me një njoftim për orarin e autobusëve. “Autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Po ashtu, në autobusa ndalohet hyrja pa maska dhe operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% ...
Komentet te TRAFIKU URBAN ME NJË NJOFTIM PËR ORARIN E AUTOBUSËVE PAS MASAVE TË REJA Janë të Mbyllura
Mbi vendin tonë nesër (e diel) do të mbajë mot me vranësira të shpërndara, kurse java e ardhshme fillon me kthjellime, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica. Sipas Weather Prishtina, në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë-herë me vranësira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica. Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielën zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C. Era ndryshon kahen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ...
Komentet te KOSOVË, FILLIMI I JAVËS SË ARDHSHME ME MOT TË FTOHTË – MËNGJESET ME NGRICA Janë të Mbyllura
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kundërshton masat e reja kundër COVID-19, duke thënë se kërkesat e tyre kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, si dhe ora policore të hiqet. Reagimi i plotë: Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv. Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet. Masat nuk kanë kuptim që të ...
Komentet te SHOQATA E GASTRONOMËVE KUNDËR MASAVE TË REJA Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit ka dhënë detaje lidhur me vendimin e Qeverisë për masat e reja antiCovid. Sipas njoftimit të MASHT, procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, do të zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike. Por që vendimi i Qeverisë thotë se mësimi do të zhvilohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona, të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës. Komunikata e plotë: Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/41 të datës 23 tetor 2021, seksioni (Dh), pikat 16-23 (https://kryeministri.rks-gov.net/…/Vendimet-e-Mbledhjes…), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se prej datës ...
Komentet te MINISTRIA E ARSIMIT JEP DETAJE PËR VENDIMIN E QEVERISË PËR SHKOLLAT Janë të Mbyllura
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve është ulur dukshëm, e qeveria në vendimin e ri zbuti masat në luftën kundër Covid-19. Por, edhe pse ndryshoi ora policore, ende ka pakënaqësi lidhur me vendimin e fundit. Oda e Hotelerisë dhe gastronomët paralajmërojnë protesta të jashtëzakonshme sepse ndihen të tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë. Afrim Muçiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit është tejet i pakënaqur me masat e reja kundër virusit SARS‐CoV‐2, ku ende nuk lejohet të organizohen ahengje, veprimtari në klubet e natës, koncerte, dasma e të tjera ngjashëm. Madje Muçiqi për Express tha se ndihet i tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe paralajmëroi protesta në ditët në vazhdim. ...
Komentet te MUÇIQI: NDIHEMI TË TRADHTUAR, DO TË KETË PROTESTA TË JASHTËZAKONSHME Janë të Mbyllura