Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

GASTRONOMËT PËRMES BORIVE TË MAKINAVE SHPREHIN PAKËNAQËSINË E TYRE

Lajme
Gastronomët e Kosovës kanë dalë nëpër rrugët e Prishtinës me vetura për të protestuar lidhur me masat e reja anti-Covid të marra nga Qeveria e Kosovës.   Protesta ishte paralajmëruar më herët nga Shoqata e Gastronomëve, ndërkohë që shihet se për këtë protestë ka pasur interesim. Gastronomët u kanë rënë borive të makinave të tyre dhe kanë bllokuar njërën anë të rrugëve të Prishtinës. Gastronomët nuk janë të kënaqur me ndaljen e muzikës pas orës 21:30, të cilën ata e kundërshtojnë. Kjo është ankesa e plotë e gastronomëve lidhur me masat e reja: Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kundërshton masat e reja kundër COVID-19! Nuk është hera e parë që ...
Komentet te GASTRONOMËT PËRMES BORIVE TË MAKINAVE SHPREHIN PAKËNAQËSINË E TYRE Janë të Mbyllura

KQZ PUBLIKON REZULTATIN E VOTAVE NGA DIASPORA PËR TË GJITHA KOMUNAT

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.   Në disa komuna gara ka përfunduar në raundin e parë dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë t’u drejtohen përsëri kutive të votimit. Megjithatë, në shumicën prej komunave të mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin, pritet një garë e fortë mes kandidatëve. Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh. Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka ...
Komentet te KQZ PUBLIKON REZULTATIN E VOTAVE NGA DIASPORA PËR TË GJITHA KOMUNAT Janë të Mbyllura

​NGRITJA E ÇMIMEVE, QYTETARËT KËRKOJNË NDËRHYRJEN E QEVERISË

Ekonomi
Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem për qytetarët të cilët thonë se bizneset nuk kontrollohen nga shteti.   Ata thonë se ngritja e çmimeve në vend është bërë trend, përderisa Qeveria e Kosovës nuk po reagon. Kryetari i shoqatës” Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë për KosovaPress, se ekzekutivi i vendit është dashur të reagojë qysh në fillim kur ka pasur ngritje të çmimit të energjisë dhe produkteve tjera. Kurse sa i përket ngritjes së çmimit të biletave të autobusit, ai tha se si organizatë e kanë paralajmëruar këtë dukuri që para dy javësh. ...
Komentet te ​NGRITJA E ÇMIMEVE, QYTETARËT KËRKOJNË NDËRHYRJEN E QEVERISË Janë të Mbyllura

LOTARIA E KOSOVËS SERISH NË PROTESTË

Lajme
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër nga ora 11:00, do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.   Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj, thuhet në njoftim. Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.   ...
Komentet te LOTARIA E KOSOVËS SERISH NË PROTESTË Janë të Mbyllura

NGACMIMI SEKSUAL NË PUNË: I PARAPORTUAR DHE I PADËNUAR

Lajme
Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Marigonën (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) dita kur nisi punën e parë të saj në fushën e inxhinierisë.   Asaj i ra të punojë në zyrë dhe terren me shumë kolegë burra, në një fushë që numëron pak të punësuara gra. Shumë shpejt, kjo punëtore thotë se nisi të mos ndihet rehat brenda vendit të punës për shkak të komenteve të vazhdueshme që i bëheshin në lidhje me dukjen e saj. “Ndër ngjarjet më të rënda ka qenë kur kolegu më ka goditur në formë shakaje dhe më pas ka insistuar të më ...
Komentet te NGACMIMI SEKSUAL NË PUNË: I PARAPORTUAR DHE I PADËNUAR Janë të Mbyllura

QENI HERO SHPËTOI TË ZOTIN NGA PËRMBYTJA VDEKJEPRURËSE

Lajme
Më 25 tetor 2011, pesë fshatra të vegjël në Cinque Terre, Itali – të cilat kishin qenë prej kohësh atraksion për turistët nga e gjithë bota – u goditën nga një prej përmbytjeve më të këqija që vendi kishte parë ndonjëherë. Trembëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë humbën prona dhe pasuri.   Të gjithë në Cinque Terre kanë një histori për të treguar për atë ditë të tmerrshme. Një nga më të jashtëzakonshmet rrëfehet nga një pronar hoteli, Pierpaolo Paradisi. Ai thotë se në atë ditë fatale, qeni i tij i shpëtoi jetën, dhe sot hoteli i tij mban emrin e qenit hero, Leo. Paradisi u shpërngul nga ...
Komentet te QENI HERO SHPËTOI TË ZOTIN NGA PËRMBYTJA VDEKJEPRURËSE Janë të Mbyllura

USHQIMET QË SHKATËRROJNË IMUNITETIN DHE ORGANIZMIN

Kuzhina
Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit. Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.   Ju sjellim të renditura ushqimet më të këqija për sistemin imunitar ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes. Ushqimet Që Shkatërrojnë Sistemin Imunitar Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ngrënia e ushqimeve të pastra nga toksinat ofron vlera më të mëdha për shëndetin. Mishi i Kuq Një studim i Universitetit të Kalifornisë, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar. Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq ...
Komentet te USHQIMET QË SHKATËRROJNË IMUNITETIN DHE ORGANIZMIN Janë të Mbyllura

REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE PRITET TË SHPALLEN PAS DY-TRI DITËSH

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.   Sipas Valmir Elezit nga KQZ-së, gjatë kësaj periudhe ky institucion ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas vlerësimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime. “Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që ...
Komentet te REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE PRITET TË SHPALLEN PAS DY-TRI DITËSH Janë të Mbyllura

KQZ-JA DO TË HETOJË 255 VENDVOTIME PËR VOTAT E ASAMBLEISTËVE

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hetojë 10% të vendvotimeve të çdo komune dhe që i takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.   Valmir Elezi nga KQZ tha se në përgjithësi janë 255 vendvotime që do të hetohen dhe që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësisht. Sipas tij, gjatë pranimit të këtyre vendvotimeve nuk është vërejtur ndonjë parregullësi, por hetimi i tyre do të bëhet me qëllim të saktësisë. “Këto vendvotime që do të hetohen, e që në total janë 255 vendvotime, janë përzgjedhur rastësisht dhe që gjatë pranimit të materialit të tyre nuk është vërejtur ndonjë parregullësi. Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimti ...
Komentet te KQZ-JA DO TË HETOJË 255 VENDVOTIME PËR VOTAT E ASAMBLEISTËVE Janë të Mbyllura

QEVERIA ME DIALOG TA BIND BE-NË QË VETTINGU ËSHTË ZGJIDHJA E VETME

Lajme
Qeveria e Kosova duhet të nis një dialog me Bashkimin Evropian për ta bindur se procesi i vettingut është forma më e mirë për të siguruar një performancë më të mirë, transparencë dhe përgjegjshmëri më të lartë nga institucionet e drejtësisë.   Kështu po vlerëson shoqëria civile në Kosovë e cila thotë se kritikat e Raportit të Progresit për vettingut kanë ardhur për shkak se Kosova ka dështuar t’ia dëshmojë BE-së se procesi i vettingut është reformë e nevojshme pasi mekanizmat ekzistues nuk kanë funksionuar. Në anën tjetër nga Ministria e Drejtësisë thonë se ky komunikim nuk ka munguar dhe se Raporti i Progresit nuk e mbështet aspektin e vettingut ...
Komentet te QEVERIA ME DIALOG TA BIND BE-NË QË VETTINGU ËSHTË ZGJIDHJA E VETME Janë të Mbyllura