Bebet e lindura në mënyrë natyrale kanë një IQ më të lartë se ato të lindura me prerje cezariane në kohën e “imponuar” Arsyeja është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencën dhe niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo të fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka nisur natyrshëm. Kujtesa afatshkurtër dhe afatgjatë e një fëmije, më vonë e njeriut, varet nga kjo proteinë, e cila është vendimtare për shkallën e inteligjencës, thonë shkencëtarët nga Yale, transmeton Telegrafi. Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse në dekadën e fundit ka pasur një ekspansion të lindjeve ...
Komentet te SHKENCËTARËT: INTELIGJENCA E NJË FOSHNJE VARET NGA MËNYRA SE SI KA LINDUR Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mënyra perfekte për të shfrytëzuar sandalet tona elegante edhe ca kohë, por edhe për t’u dhënë një prekje ‘glamour’ kombinimeve të vjeshtë, janë padyshim çorapet. Një aksesor që për momentin është bërë shumë popullor dhe e gjejmë edhe mes fashionisteve. Revista e modës Grazia.it na sugjeron një ‘magic mix’ të vërtetë për këtë sezon. Sandale me platformë + çorape me logo Sandale me rripa të kryqëzuar + çorape me ngjyra Sandale prej lëkure me shkëlqim + çorape kashmiri Sandale stofi +çorape të zeza Sandale gold +çorape të bardha ...
Komentet te SANDALE ME QORAPE, TRENDI I VJESHTËS 2021 Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit thuhet se rastin në polici e ka njoftuar stafi i QKUK-së. “Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/ ...
Komentet te VDES NJË PACIENT NË QKUK, TRUPI I PA JETË DËRGOHET PËR OBUKSION Janë të Mbyllura
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se Kosova është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit dhe trajtimit të viktimave të krimit sipas praktikave dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare. “Sado që përpjekjet tona janë të vazhdueshme, megjithatë, jemi të vetëdijshëm se ende duhet punë dhe përkushtim nga institucionet e drejtësisë për të parandaluar abuzimet, dhunimet, keqtrajtimet dhe vrasjet e viktimave. Sot, ju duhet të jeni të vëmendshëm për të gjitha ato indicje që paralajmërojnë dhunë ndaj viktimave dhe që bëhen shqetësuese për opinionin publik. Këto çështje duhet të trajtohen me prioritet gjatë punës së përditshme të prokurorëve, policëve hetues dhe punonjësve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, tha ...
Komentet te LUMEZI: BRENDA NËNTË MUAJVE U PARAQITEN 1584 RASTE TË VIKTIMAVE, 1396 ISHIN RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE Janë të Mbyllura
Një femër e mitur është arrestuar në Vushtrri, pasi që aksidentalisht kishte goditur viktimën femër gjithashtu e mitur. “Është arrestuar e dyshuara, femër kosovare e mitur, pasi që aksidentalisht e kishte goditur viktimën femër kosovare, e mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ ...
Komentet te ARRESTOHET NJË E MITUR NË VUSHTRRI Janë të Mbyllura
Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Në seancë janë të pranishëm Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po përcjellin për së afërmi seancën e gjykimit ndaj tyre. Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe ajo do të vazhdoj sot. Me të nisur seanca, avokati i Gucatit, Jonathan Ellison Rees kërkoj që të kalohet në seancë private. Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që ...
Komentet te VAZHDON GJYKIMI NDAJ ISH-KRERËVE TË OVL E UÇK-SË NË HAGË Janë të Mbyllura
Javën e kaluar është kthyer në Kosovë ekipi i FSK-së, i cili ka shërbyer në një mision ushtarak në Kuvajt. Lidhur me këtë, ambasada e SHBA-ve në Kosovë e ka falënderuar FSK-në për shërbimin e tyre. “Mirësevini në shtëpi FSK. Faleminderit për shërbimin tuaj. Mezi presim për bashkëpunimet e ardhshme ndërkombëtare të shërbejmë së bashku. Më të fortë së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në Facebook. ...
Komentet te SHBA FALËNDERON FSK-NË PËR SHËRBIMIN NË KUVAJT: MË TË FORTË SË BASHKU Janë të Mbyllura
Ndonëse Shqipëria ishte ndër të parat në rajon, pas Serbisë, që filloi vaksinimin masiv të popullatës, vendi ka mbetur pas dhe tashmë renditet ndër shtetet më të pavaksinuara në Europë (përjashtuar shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik), së bashku me Bosnjë-Hercegovinën. Sipas të dhënave të Worldindata, të përditësuara deri në datën 21 tetor, vetëm 34% e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë (30% i ka marrë të dyja dozat), shumë më e ulët se mesatarja europiane prej 58% (54% të dyja dozat). Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnja me 23% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë (16% të dyja dozat). Kosova, që ishte e fundit ...
Komentet te SHQIPËRIA E BOSNJA TË FUNDIT NË EUROPË ME VAKSINIM, KOSOVA E PARA NË RAJON Janë të Mbyllura
Vetëm pak orë më parë u bë e ditur se filmi “Zgjoi” ka triumfuar në Francë, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”. Dhe duket se sukseset nuk kanë të ndalur për filmin kosovar me regji e skenar të Blerta Bashollit. Së fundmi u njoftua se ky film ka triumfuar edhe në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabruck të Gjermanisë. Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e filmit përmes një postimi të shpërndarë në Facebook. Postimi i plotë sipas faqes së “Zgjoi” (pa ndërhyrje): “Zgjoi triumfon në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë ...
Komentet te NJË TJETËR ARRITJE PËR FILMIN “ZGJOI” – TRIUMFON EDHE NË FESTIVALIN E PAVARUR TË FILMIT NË OSNABRUCK TË GJERMANISË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth djegies së një veture sonte në Sllatinë të Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë rajonale për Prishtinës Daut Hoxha ka konfirmuar se dyshohet se deri te djegia e veturës ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik. “Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga zjarri. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, ka thënë Hoxha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve që kanë marrë pjesë ...
Komentet te DIGJET NJË VETURË NË SLLATINË, POLICIA JEP DETAJE Janë të Mbyllura