Nuk mund të mohohet fakti që zbutësi i flokëve mund t’i bëjë fijet tona të duken të lëmuara dhe me shkëlqim, duke eliminuar menjëherë të gjitha kërcitjet. Megjithatë, shumë njerëz besojnë se përdorimi i rregullt i tij mund t’i rëndojë ato. Sipas dermatologes Aanchal Panth, zbutësi nuk shkakon rënien e flokëve, shkruan Indianexpress. “Zbutësi i flokëve nuk shkakton rënie të tyre. Duhet të aplikohet vetëm në dy të tretat e pjesës së poshtme të flokëve si dhe duhet të siguroheni që t’a shpërlani mirë”, tha ajo. Panth renditi arsyet pse zbutësi është i rëndësishëm për flokët tuaj: *Flokët bëhen më të buta. *Mbulon kutikulën. *Zvogëlon majat e ndara. *Mbron ...
Komentet te A SHKAKTON ZBUTËSI RËNIEN E FLOKËVE? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shumica e ushqimeve tona të preferuara përmbajnë sheqer, i cili pas konsumimit dekompozohet në fruktozë dhe glukozë. Glukoza është një burim i pazëvendësueshëm energjie, i nevojshëm për funksionimin e shkëlqyer të trurit dhe organeve të tjera vitale. Nëse eliminohet plotësisht nga dieta, shfaqen menjëherë përgjumja, lodhja dhe nervozizmi. Nëse konsumoni rregullisht sasi të mëdha sheqeri, rrezikoni nga të gjitha llojet e sëmundjeve – nga aknet deri te diabeti. Përveç kësaj, një linjë e mirë e adhuruesve të sheqerit mund të rrezikohet. Nutricionistët këshillojnë që të merrni glukozë jo nga ushqimet që përmbajnë sheqer të bardhë të rafinuar, por nga frutat, arrat ose mjalti. Kur heqim sheqerin nga menyja jonë, ...
Komentet te ÇFARË NDODH NË TRUP NËSE HIQNI DORË NGA SHEQERI PËR VETËM 14 DITË Janë të Mbyllura
Që nga prilli i vitit 2020 ish eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi gjendet në Hagë. Mirëpo gjykimi ndaj tij ende nuk ka nisur. Megjithatë Selimi ka lënë në Kosovë në gjysmë një proces gjyqësor. Ai bashkë me disa persona të tjerë në nëntor të 2015-tës penguan policinë për të arrestuar tashmë kryeministrin Albin Kurti. Ky proces gjyqësor ka dështuar para disa ditësh, mund t’ia mundësojë Selimit kthimin në Kosovë. Gjykata Speciale në një përgjigje për RTV Dukagjinin kanë thënë se do t’i përgjigjen Kosovës në përputhje me ligjin. Gjykata themelore e Prishtinës nuk tregon nëse kanë bërë kërkesë për të sjellë Selimin në procesin gjyqësor. Mirëpo avokati, Tahir Recaj thotë ...
Komentet te REXHEP SELIMIT MUND T’I MUNDËSOHET ARDHJA NË KOSOVË – KA LËNË NË GJYSMË PROCESIN GJYQËSOR TË 2015-ËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar Hilmi Haradinajn, babanë e Ramush e Daut Haradinajt. “Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur!”, ka shkruar Meta në Facebook. Edhe kryetari i AAK-së gjatë ditës së sotme ka kujtuar babanë e tij: “Rruga jote jetësore ishte plot dhimbje e padrejtësi, por ti ishe i pathyeshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Klankosova.tv Po na mungon urtësia jote Plak! Kujtojmë se ...
Komentet te PRESIDENTI I SHQIPËRISË PËRKUJTON BABANË E RAMUSH HARADINAJT Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani, e vlerësoi shtrimin e Darkës së Lamës si festën që i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”. Kjo sipas saj, sepse në këtë sofër prodhuesit vendorë kanë vënë jo vetëm ushqimet tradicionale por edhe zemrat e tyre. “Shekuj me radhë nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin, respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krah njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit dhe në mbledhjen tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mira e mbledhura.” u shpreh Osmani. Tutje e para e shtetit tha se Darka e Lamës është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore të cilën shqiptarët e kanë ...
Komentet te OSMANI: SHPREHJA ‘BUKË E KRIPË E ZEMËR’ MERR KUPTIM NË DARKËN E LAMËS Janë të Mbyllura
Ferit Idrizi, kandidat i PDK’së për kryetar të Vushtrrisë ka bërë të ditur se i ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje ftesë zyrtarë për koalicion në këtë komunë.. I ftuar në emisionin Frontal, ai ka thënë se kanë kërkuar koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të votave që ky subjekt ka arritur të siguroj në këto zgjedhje. “Unë i kam bërë ftesë subjekteve politike, madje shumë shpejtë do të shihni që edhe ato subjekte politike që e kanë mbështetur zotin Tahiri do të kthehen në mbështetjen time si kandidat dhe tash po presim edhe përgjigjet e tyre. Ne jemi të hapur për të gjitha partitë politike dhe grupet e interesit por ...
Komentet te PDK I DËRGON FTESË VV-SË PËR KOALICION NË VUSHTRRI Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së hënës qytetarët në disa lagje të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Pejën, kanë paguar 50 centë për gjysmë kilogrami bukë. Po ashtu, në këto vende janë shtrenjtuar edhe produktet e tjera të miellit, si byreku që nga 0.80 centë tashmë është 1 euro. Ngritja e çmimeve të bukës dhe produkteve të miellit përreth 40 përqind po konsiderohet nga qytetarët si alarmante, për të cilën situatë kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të reagojë duke ndërmarrë masa. Furrtarët, prapa kamerës, e kanë arsyetuar shtrenjtimin e bukës dhe byrekut me rritjen e çmimit të miellit nga 30 në 45 euro për 100 kilogramë ...
Komentet te SHTRENJTOHET BUKA DERI NË 50 CENTË, E PAPËRBALLUESHME PËR QYTETARËT! Janë të Mbyllura
Shpallja persona non grata dhe dëbimi i dy zyrtarëve rusë, ka bërë që Kosova t’i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan. Kështu shkruan media ruse Kommersant, duke theksuar se konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji. Të premten e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me anë të një vendimi, dy zyrtarë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm. “MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në ...
Komentet te DËBIMI I DY ZYRTARËVE RUSË, KOMMERSANT: KOSOVA I SHPALL LUFTË NDIKIMIT TË RUSISË NË BALLKAN Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka kryer një varg arrestimesh gjatë ditës së djeshme që kishin të bënin me prerjen ose kontrabandimin e druve. E gjithë kjo vjen në një kohë kur vendi po përgatitet për krizën energjetike, derisa qeveria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos nxeheshin me energji elektrike. Vetëm prej orës 17:40 deri më 17:45, Policia e Kosovës i ka arrestuar plot tre persona. Njëri në Kërpimeh, ndërsa dy të tjerë në komunën e Pejës, përcjell Periskopi. Në Kërpimeh, personi në fjalë me traktor po transportonte rreth 1.8 metra kub dru, të cilat janë konfiskuar. Ndërkohë që në Pejë, sasia e druve të ngarkuara nuk është bërë e ...
Komentet te MOS U NXEHNI ME DRU: POLICIA PËR PESË MINUTA ARRESTOI TRE PERSONA PËR DRU Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 1.298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225. Në total numri i rasteve aktive është 438. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te NJË I VDEKUR DHE 3 RASTE TË REJA NË KOSOVË Janë të Mbyllura