Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KËRKOHET PËRFSHIRJE MË E MADHE E GRAVE NË PROCESIN E DIALOGUT KOSOVË-SERBI

Lajme
Në lansimin e raportit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian, u theksua nevoja që gratë të jenë pjesë e proceseve të dialogut Kosovë-Serbi.   Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, tha se është dëshpëruese që në zgjedhjet lokale nuk kishte numër të madh të grave ne garën për kryetare të komunave. “Është kënaqësi të jem këtu më ju, qe ta përmbyllim këtë projekt dhe ta publikojmë raportin. Më lejoni të them se politikat ligjore në Kosovë janë të përditësuara. Kosova ka disa përparime, në procesin e përfshirjes së grave në vendimmarrje. Është për fat të keq qe në zgjedhjet komunale kanë qenë shume ...
Komentet te KËRKOHET PËRFSHIRJE MË E MADHE E GRAVE NË PROCESIN E DIALOGUT KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

PDK, TAHIRI: REFUZIMI I PROJEKTIT PËR GAZIN ËSHTË GABIM STRATEGJIK

Lajme
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.   Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e këtij takimi dhe për këtë thotë se fajtore është rezultati i fundit zgjedhor, shkruan lajmi.net. “Sot ishte e paraparë të kemi një mbledhje të Kryesisë dhe brenda kësaj jave ta thërrasim seancën e radhës, por siç duket pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka fort vullnet të jetë në Kuvend dhe ta shtyjë këtë agjendë parlamentare përpara, ne megjithatë iu bëjmë thirrje që të jenë në Kuvend sepse e kanë obligim ligjor dhe kushtetues, edhe kryetari ...
Komentet te PDK, TAHIRI: REFUZIMI I PROJEKTIT PËR GAZIN ËSHTË GABIM STRATEGJIK Janë të Mbyllura

AAK KËRKON DEBAT PËR GAZSJELLËSIN: TË KTHEHET KY VENDIM, PO NA BËN DËM

Lajme
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se kanë kërkuar debat në Kuvendin e Kosovës për çështjen e gazsjellësit amerikan dhe projektin e MCC-së.   Tahiri tha se duhet të rekomandohet fuqishëm që të rikthehet çështja e MCC-së dhe gazit amerikan. “Ajo që duhet të ritheksoj është që për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë dhe Kuvendi të miratojë një rezolutë që rekomandon fuqishëm që të marrin dhe të rikthejmë çështjen e MCC-së dhe gazit amerikan sepse po i bën dëm Kosovës.”, tha Tahiri. Më tutje ai ka thënë se qeveria ka qenë e ...
Komentet te AAK KËRKON DEBAT PËR GAZSJELLËSIN: TË KTHEHET KY VENDIM, PO NA BËN DËM Janë të Mbyllura

PETKOVIQ I ANKOHET AMBASADORIT RUS: KOSOVA PO E MBAN PENG DIALOGUN

Lajme
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është takuar dje me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, takim në të cilin ka dominuar tema për Kosovën.   Duke e informuar ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ai theksoi se serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje vetëm sepse siç tha ai “mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, shkruan Blici serb, transmeton Klankosova.tv. Petkoviq deklaroi se “Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e menjëhershëm të Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa ...
Komentet te PETKOVIQ I ANKOHET AMBASADORIT RUS: KOSOVA PO E MBAN PENG DIALOGUN Janë të Mbyllura

NIS NUMËRIMI I VOTAVE ME KUSHT DHE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), ka filluar numri i votave me kusht dhe të atyre të personave me aftësi te kufizuara.   Zëdhënësi i Komision it Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media ka konfirmuar se numri i fletëvotimeve që do të numërohen është 15.482 vota. “Gjatë ditës së sotme në QNR do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta. Numri i fletëvotimeve që do të numërohen është 15.482”, ka thënë ai. Më tutje, Elezi tha se në rast që përfundon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta gjatë ...
Komentet te NIS NUMËRIMI I VOTAVE ME KUSHT DHE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA Janë të Mbyllura

POLICIA KA 1 MUAJ KOHË TË OFROJË GARANCI PËR LIRIMIN E GUCATIT E HARADINAJ

Lajme
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasmi Haradinajt.   Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia ka kohë deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt “Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion, ndër ...
Komentet te POLICIA KA 1 MUAJ KOHË TË OFROJË GARANCI PËR LIRIMIN E GUCATIT E HARADINAJ Janë të Mbyllura

KY ËSHTË I DYSHUARI QË RRAHU BRUTALISHT NJË GRUA NË INTEREX

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë publikoi ekskluzivisht një video, ku shihet një burrë që rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë. Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast, që goditi pamëshirshëm një grua, është Feim Berisha. Ai jeton në Prishtinë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Feim Berisha, i dyshuari Si ndodhi rasti? Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që Feim Berisha kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo, shkruan Gazeta Sinjali. Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, Berisha i shoqëruar ...
Komentet te KY ËSHTË I DYSHUARI QË RRAHU BRUTALISHT NJË GRUA NË INTEREX Janë të Mbyllura

NJË I PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË PRISHTINË

Lajme
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur  rreth orës 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, si pasoj një person është plagosur. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Ai tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. “Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, deklaroi Borovci. ...
Komentet te NJË I PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË PRISHTINË Janë të Mbyllura

E TMERRSHME/ BURRI NË SY TË FAMILJES SË TIJ, RRAH BRUTALISHT NJË GRUA NË INTEREX (VIDEO)

Lajme
Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që një konsumator tjetër kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo, shkruan Gazeta Sinjali. Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, një burrë i shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht. Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet i dyshuari i cili fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë. Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e ...
Komentet te E TMERRSHME/ BURRI NË SY TË FAMILJES SË TIJ, RRAH BRUTALISHT NJË GRUA NË INTEREX (VIDEO) Janë të Mbyllura

SI NDIKON KONSUMI I QUMËSHTIT TEK PERSONAT ME SËMUNDJE TË ZEMRËS?

Shëndetësi
Ju njohim më tepër rreth studimit dhe se çfarë thonë autorët e tij. Një studim i ri sugjeron që konsumi i qumështit mund të ulë nivelet e kolesterolit. Shkencëtarët zbuluan se edhe pse konsumi i qumështit mund të çojë në shtim të masës trupore dhe yndyrës në trup, ai përsëri mund të ulë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Qumështi është një substancë komplekse. Ai përmban 18 nga 20 proteinat thelbësore dhe aminoacidet, por gjithashtu përmban yndyrna të ngopura. Kjo mund të jetë arsyeja pse përpjekjet për të identifikuar rolin e tij tek sëmundjet e zemrës dhe tek nivelet e kolesterolit, kanë dhënë rezultate kontradiktore. Ju njohim më tepër rreth ...
Komentet te SI NDIKON KONSUMI I QUMËSHTIT TEK PERSONAT ME SËMUNDJE TË ZEMRËS? Janë të Mbyllura