Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, trupi gjykues ka dëgjuar parashtrimet e palëve lidhur me pranimin ose jo të deklaratave të dëshmitares si prova materiale. Nga prokuroria është bërë përmbledhja e deklaratave të dëshmitares Zdenka Pumper, ndërsa mbrojtja ka deklaruar se dëshmia e hetueses së ZPS-së nuk duhet pranuar meqë sipas tij, vlera prodhuese është më e vogël se efekti dëmtues. Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Dhomat e Specializuara në Hagë, prokurorja Valeria Bolici ka ritheksuar kërkesën e ZPS-së për pranimin e disa deklaratave ...
Komentet te AVOKATËT MBROJTËS: DËSHMIA E HETUESES SË ZPS-SË DUHET TË PËRJASHTOHET Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor. Nga 38 komuna, 17 kandidatë kanë fituar mandatin që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në 21 komuna do të zhvillohet ballotazh më 14 nëntor, transmeton Telegrafi. Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot. Më poshtë Telegrafi ua sjellë kandidatë që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e kryetarit: Deçan – Bashkim Ramosaj, AAK ...
Komentet te KËTA JANË 17 KANDIDATËT QË FITUAN MANDATIN NË RAUNDIN E PARË TË ZGJEDHJEVE Janë të Mbyllura
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se buxheti i Kosovës po përdoret vetëm për shërbimet e Vetëvendosjes, parti kjo që është në pushtet. Halimi ka thënë se tani në kohë të fushatës për balotazh, Qeveria Kurti është mobilizuar me mjetet e fundit për të fituar ndonjë komunë. “Kur buxheti i Republikës së Kosovës vihet në shërbim të një partie politike! Në kohën e fushatës zgjedhore, qeveria është mobilizuar me të gjithë arsenalin e saj t’i përdorë mjetet e fundit që i kanë mbetur, për ta fituar qoftë edhe një komunë të vetme. Ndarja e shtesave një mujore për pensionistët është shembulli tipik se ...
Komentet te HALIMI: PENSIONISTËT PO PËRDOREN E PO MANIPULOHEN NGA QEVERIA KURTI Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka folur për kërcënimin ndaj tij, që është raportuar mbrëmë në media. Kurti ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar. “Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time “, ka thënë Kurti. Lajmin për kërcënimin e Kurtit, e kishte konfirmuar mbrëmë për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu. Dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet ...
Komentet te KURTI PËR KËRCËNIMIN: NUK NDJEHEM I RREZIKUAR, S’E KAM NDRYSHUAR AGJENDËN Janë të Mbyllura
Forcat e shtuara të sigurisë së Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar, ndërsa Gazeta Express raporton forcat e sigurisë janë larguar. Në fotografi shihet se para shtëpisë së tij po qëndrojnë vetëm dy policë. ...
Komentet te LARGOHEN FORCAT E SIGURISË QË PO QËNDRONIN PARA SHTËPISË SË KURTIT Janë të Mbyllura
Disa sirianë dyshohet se janë rrahur sonte ndërmjet vete në një hotel në Prishtinë. Ballkani.info ka siguruar video dhe foto nga kjo përleshje, e cila ka ndodhur në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”. Në këtë video shihen forcat policore, kurse në fotografi duket një person në autoambulancë duke iu dhënë ndihma e parë. Burime tona thonë se sulmuesit më pas kanë ikur në drejtim të Mitrovicës./RTK ...
Komentet te RRAHJE NDËRMJET SIRIANËVE NË PRISHTINË, NJËRI BËHET PËR SPITAL Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar. Gazeta Express raporton se kryeministri Kurti është kthyer në shtëpinë e tij e cila po mbrohet nga forca të shtuara të sigurisë. Momenti kur kryeministrit Kurti kthehet në shtëpinë e tij – Gazeta Express Po ashtu para shtëpisë së tij janë shtuar forcat e sigurisë. Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti. Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Gazeta Express ka kontaktuar zyrën e kryeministrit për të kuptuar arsyen e kërcënimit por të njëjtit nuk janë ...
Komentet te MOMENTI KUR KRYEMINISTRI KURTI KTHEHET NË SHTËPINË E TIJ (VIDEO) Janë të Mbyllura
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare. Si♪5 thekson komunikata, derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione. Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës. ...
Komentet te FSK VLERËSOHET INSTITUCIONI MË I BESUESHËM I SIGURISË NGA QYTETARËT E VEND Janë të Mbyllura
Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një tërmet në Kosovë. Sipas Rrjetit Sizmologjik-Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Epiqendra ishte 6 km Veri-Perendim të Shtimës, Magnituda 2.5. Sipas raportimeve tërmeti është ndjerë kryesisht në pjesën jugore të Kosovës dhe në Suharekë. ...
Komentet te TËRMET NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu. Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”. “Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu. Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar ...
Komentet te ZËDHËNËSI: ËSHTË KËRCËNUAR KURTI, SHTOHEN FORCA TË SIGURISË PRANË SHTËPISË Janë të Mbyllura