Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar pas lajmit për kërcënim të kryeministrit Kurti. Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka kujtuar kohën kur ai në cilësinë e kryeministrit ishte sulmuar me molotov nga protestues të Lëvizjes Vetëvendosje. Ish-kryetari i LDK-së, ka thënë se nga ai sulm mbi shtëpinë e tij, kishte mbetur e tmerruar bashkëshortja e tij dhe policët që ishin në mbrojtje të tij. Statusi i tij i plotë: Miq të nderuar, Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë. Më erdhi keq! Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa ...
Komentet te KËRCËNIMI NDAJ KURTIT, MUSTAFA IA KUJTON SULMIN MBI SHTËPINË E TIJ Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane. Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës. “Mesazhi ...
Komentet te ESCOBAR:NJOHJA RECIPROKE DO TË ISHTE IDEALE PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE Janë të Mbyllura
Është mbajtur takimi i Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit kryesore politike dhe u vlerësua gjendja në lidhje me kriteret politike dhe ekonomike, përafrimin me acquis dhe standardet e BE-së, bashkëpunimin financiar, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Sipas komunikatës së KE-së, Në mbledhje u vlerësua dhe u miratuan rezultatet e mbledhjeve të shtatë nënkomiteteve dhe një grupi të veçantë, të mbajtura gjatë vitit të kaluar. Gjatë gjithë diskutimeve u vlerësuan përparimet në fushat relevante për Agjendën për Reforma Evropiane dhe Programin për Reforma në Ekonomi, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm si udhërrëfyes i përpjekjeve të ...
Komentet te KE VLERËSON ANGAZHIMIN E QEVERISË PËR RIGJALLËRIMIN E REFORMAVE Janë të Mbyllura
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e kishte eliminuar nga Paneli i Apelit gjyqtarin Kai Ambos, i cili kishte hapur mundësinë e lirimit me kusht të Hashim Thaçit përmes garancioneve të shteteve të treta. Vendimi i djeshëm i panelit të Apelit është marrë me shumicë votash, por për pikën e 6-të të ankesës lidhur me garancitë e shteteve të treta, gjyqtarja Nina Jørgensen ka votuar kundër, duke konstatuar se Gjyqtari i Procedurës Paraprake është dashur t’i dëgjojë shtetet e treta për garancitë e dhëna, para se të vlerësonte nëse garancitë adresonin rreziqet e identifikuara. Gjyqtarja Nina Jørgensen ka qenë pjesë e panelit të Apelit edhe herën e parë kur ...
Komentet te TRENDAFILOVA PAMUNDËSOI LIRIMIN E THAÇIT ME LARGIMIN E GJYQTARIT AMBOS Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se ideja e “Open Balkan” është e ardhmja dhe se bashkimi i shqiptarëve ndodh vetëm me mjete të së ardhmes dhe jo me “avazin e vjetër”. Kështu i është përgjigjur kreu i Qeverisë shqiptare një komentuesi në profilin e tij zyrtar, i cili i ka thënë Ramës se nuk pajtohet vetëm në një pikë, atë të idesë për “Open Balkan”. “Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar ky komentues. Derisa Rama i ...
Komentet te RAMA: OPEN BALKAN ËSHTË E ARDHMJA Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Drejtoresha Ekzekutive e KOMF, Donjeta Kelmendi nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të fëmijëve dhe të miturve në Kosovë. Kjo Marrëveshje synon bashkëpunimin reciprok ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) për kontribuimin në hartimin e politikave dhe legjislacionit për fëmijët, si dhe monitorimin e zbatimit të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturve dhe fëmijëve, të cilat ekzekutohen dhe mbikëqyren nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK). ...
Komentet te MD DHE KOMF ME MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 16 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftimi i MSH’së: 28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, beson se në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, progresi, gjegjësisht pritjet se gjërat do të jenë më të lehta për këtë çështje, kanë të bëjnë me zgjedhjet në Serbi. Në të njëjtën kohë, ajo thotë se është kundër bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi nevojë për forca që do të jenë konstruktive dhe që do të sjellin një alternativë politike në tryezë. Një bojkot nuk është një gjë e mirë”, tha Von Cramon. ...
Komentet te “S’DO TË KETË PËRPARIM NË DIALOGUN ME KOSOVËN PARA ZGJEDHJEVE NË SERBI” Janë të Mbyllura
SBASHK-u përmes një reagimi për media ka paralajmëruar greva në sistemin arsimor për shkak të mungesës së dialogut me Qeverinë Kurti. SBASHK-u thotë se qeveria aktuale po i shmanget dialogut për të diskutuar mbi realizimin e kërkesave të të punësuarve në arsim. “Kjo që ndodh tani në Qeverinë Kurti është hera e parë në Kosovë, kur Qeveria sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBASHK ka kritikuar këtë qëndrim të Qeverisë Kurti dhe veçmas mungesën e gatishmërisë së takimeve të ministrit Hekuran Murati, i cili është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyrë ...
Komentet te SBASHK-U KËRCËNON QEVERINË ME GREVA NË ARSIM Janë të Mbyllura
Në shtator të këtij viti skadoi moratoriumi i nënshkruar në Washington, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Me të skaduar kjo marrëveshje, Serbia ka nisur me paralajmërimet e saj diplomatike për fushatën e çnjohjeve të shtetësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar për mediat serbe se janë dhjetë vende të gatshme të rishqyrtojnë vendimet rreth njohjes së Kosovës. Lidhur me këto paralajmërime nga pala serbe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se Serbia ...
Komentet te PARALAJMËRIMET SERBE PËR ÇNJOHJE TË KOSOVËS, MPJD AKUZON SERBINË SHKELJE Janë të Mbyllura