Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AKSIDENT NË VUSHTRRI, VDES MOTOÇIKLISTI 36-VJEÇAR

Lajme
Sot, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë (Vushtrri), ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit./Telegrafi/ ...
Komentet te AKSIDENT NË VUSHTRRI, VDES MOTOÇIKLISTI 36-VJEÇAR Janë të Mbyllura

FLEKSIBILITETI I DISKURSIT AMERIKAN PËR ZGJIDHJEN E KONTESTIT KOSOVË-SERBI

Lajme
Zyrtarët e SHBA-së kanë shfaqur qëndrim më fleksibil ndaj çështje së zgjidhjes përfundimtare të kontestit Kosovë- Serbi, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, Donika Emini dhe Agon Maliqi.   Njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një “zgjidhje ideale” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e ka përmendur zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë një dëshmie para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, diplomati Escobar ka përmendur rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, duke thënë se palët “si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur ...
Komentet te FLEKSIBILITETI I DISKURSIT AMERIKAN PËR ZGJIDHJEN E KONTESTIT KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura

AVOKATI I VESELIT:JAM I SHQETËSUAR PËR NJË DOKUMENT,LIDHET ME LIRIMIN E TIJ

Lajme
Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në seancën e sotme ka folur për një dokument që sipas tij, është jetik për lirimin e klientit të tij nga paraburgimi.   Emmerson është shprehur i shqetësuar duke thënë që ky dokument të përkthehet sa më shpejt.   “Për momentin jam i shqetësuar për vetëm një dokument. Dua të sigurohem që ju i nderuar gjykatës duhet ta dijnë për çka është fjala. Është një dokument që është marrë të mërkurën më 27. Kam frikë që data 10 nëntor është një periudhë shumë e gjatë. Është një dokument që lidhet me lirimin e klientit tim. Unë e kam lexuar në anglisht dhe është më ...
Komentet te AVOKATI I VESELIT:JAM I SHQETËSUAR PËR NJË DOKUMENT,LIDHET ME LIRIMIN E TIJ Janë të Mbyllura

LIRIMI I PËRKOHSHËM I THAÇIT, POLICIA E KOSOVËS I KTHEN PËRGJIGJE SPECIALES

Lajme
Mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory W. Kehoe ka kërkuar udhëzime nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou, lidhur me hapat që duhet ndjekur rreth kërkesës për lirim të përkohshëm të Thaçit dhe të tjerëve.   Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Kehoe ka thënë se duket që ka ende shumë kohë deri në fillimin e gjykimit, andaj ka kërkuar udhëzime se cilat rrugë duhet ndjekur për të proceduar çështjen e lirimit me kusht. Ai ka theksuar se tashmë ka një përgjigje nga Policia e Kosovës e cila është në proces të përkthimit. “Do të doja t’u kërkoja juve se çfarë rruge duhet të ...
Komentet te LIRIMI I PËRKOHSHËM I THAÇIT, POLICIA E KOSOVËS I KTHEN PËRGJIGJE SPECIALES Janë të Mbyllura

GJENDEN MBETJE MORTORE NË BAZËN E KFOR-IT NË LAGJEN “ARBËRIA” NË PRISHTINË

Lajme
Mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në Arbëri.   Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella. Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re. “Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella. ...
Komentet te GJENDEN MBETJE MORTORE NË BAZËN E KFOR-IT NË LAGJEN “ARBËRIA” NË PRISHTINË Janë të Mbyllura

INSPEKTORATI I ARSIMIT DORËZON KALLËZIM PENAL NDAJ SHPEND AHMETIT DHE DY ZYRTARËVE TË TJERË KOMUNAL TË PRISHTINËS

Lajme
Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka ushtruar kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave në këtë komunë. Kallëzimi penal është dorëzuar më 22 tetor të këtij viti në Prokurorinë Speciale nën dyshimin për shkelje ligjore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas burimeve të Kallxo.com, kallëzimi penal është dorëzuar për zgjedhjen e 8 drejtorëve të shkollave të Mesme të Larta, 4 zëvendës drejtor për Shkolla të Mesme të Larta, 13 drejtor për Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta, 5 zv/drejtor për shkolla Fillore të Mesme të Ulëta dhe 8 drejtor të institucioneve parashkollore. Fillimisht ishte bërë një kërkesë për inicim të procedurës për kundërvajtje në Gjykatën ...
Komentet te INSPEKTORATI I ARSIMIT DORËZON KALLËZIM PENAL NDAJ SHPEND AHMETIT DHE DY ZYRTARËVE TË TJERË KOMUNAL TË PRISHTINËS Janë të Mbyllura

QEVERIA NDAN 100 MILIONË EURO BUXHET PËR USHTRINË E KOSOVËS, 40 MILIONË PËR TREPÇËN DHE TELEKOMIN

Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të premte Buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për ushtrinë, kurse 40 milionë euro për ndërmarrjet publike Trepça dhe Telekomi i Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit. “Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për ...
Komentet te QEVERIA NDAN 100 MILIONË EURO BUXHET PËR USHTRINË E KOSOVËS, 40 MILIONË PËR TREPÇËN DHE TELEKOMIN Janë të Mbyllura

DY RACIONE KOS NË JAVË, PËRFITIMET PËR SHËNDETIN E ZEMRËS

Kuzhina
Konsumi i kosit ul rrezikun e atakut në zemër me 30% tek njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut.   Të dhënat e një studimi të Universitetit të Bostonit, konfirmojnë se konsumi i të paktën 2 racioneve me kos në javë ul rrezikun e atakut në zemër tek femrat e prekura nga hipertensioni. E njëjta sasi ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë tek meshkujt me 19 përqind. Shkencëtarët analizuan 55,898 gra të moshave nga 30 deri në 55 vjeç dhe 18,232 burra të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Të gjithë prej pjesëmarrësve në studim vuanin ose ishin të prekur nga tensioni i gjakut. Më shumë kos ...
Komentet te DY RACIONE KOS NË JAVË, PËRFITIMET PËR SHËNDETIN E ZEMRËS Janë të Mbyllura

PESË USHQIME QË DO T’JU NDIHMOJNË TË LARGONI NIKOTINËN NGA TRUPI JUAJ

Kuzhina
Të gjithë e dimë se konsumimi i duhanit është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin dhe se është mjaft e vështirë të heqësh qafe këtë ves.   Edhe nëse keni sukses, efekti i nikotinës do të zgjasë me vite. Megjithatë, ka ushqime që mund t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj. Brokoli është i pasur me vitamina C dhe B5, dhe dihet se konsumimi i duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Ata do ta bëjnë procesin e heqjes qafe të nikotinës veçanërisht të lehtë. Lulelakra, brokoli, lakra jeshile, panxhari, lakra, raketa dhe kohlrabi janë gjithashtu të dobishme. Lëngu i portokallit është gjithashtu i pasur me vitaminë C. Konsumimi ...
Komentet te PESË USHQIME QË DO T’JU NDIHMOJNË TË LARGONI NIKOTINËN NGA TRUPI JUAJ Janë të Mbyllura

GJYKATËSVE TË SPECIALES, AVOKATI I THAÇIT: JENI QESHARAKË, KATËR NJERËZ NË PARABURGIM QE NJË VIT E JU ENDE S’I KENI TË PLOTA DOKUMENTET

Lajme
Është duke vazhduar seanca e tetë për ecurinë e çështjes ndaj ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Roberts tha se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që nga koha e afatit fillestar për nxjerrjen e materialeve. “Sa herë vimë këtu është që prokuroria kërkon zgjatjen e afateve kohore, po ecim përpara por me ritëm shumë të ngadaltë. Jam i shokuar me efikasitetin e ZPS-së. Mendoj se edhe ju jeni i shokuar, po flasin për zgjatjen e afateve ndërkohë që klientët tonë janë të burgosur. Si mund të thotë një njeri me mendje të plotë, ...
Komentet te GJYKATËSVE TË SPECIALES, AVOKATI I THAÇIT: JENI QESHARAKË, KATËR NJERËZ NË PARABURGIM QE NJË VIT E JU ENDE S’I KENI TË PLOTA DOKUMENTET Janë të Mbyllura