Një 26 vjeçar është vrarë mbrëmë në Mitrovicë. Policia njofton se viktima ishte therur me thikë nga dy persona, transmeton Telegrafi. “Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 26 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim. Policia ...
Komentet te VRASJA NË MITROVICË, VIKTIMA ISHTE 26 VJEÇAR – POLICIA NË KËRKIM TË DY PERSONAVE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Llapi ka fituar 2-0 në udhëtim te Feronikeli në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier. Skuadra nga Podujeva e filloi mjaft mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Selmanit, por që goditja e tij përfundoi në duart e portierit. Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 38-të, kur Rivera shënoi në skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina. Edhe pjesa e dytë disi ishte e dominuar nga mysafirët, që realizuan edhe golin e dytë. Në minutën e 61-të, nga një gabim i mbrojtjes së Feronikelit, lojtari i Llapit, Valmir Veliu përfitoi për të shënuar për 2-0. Deri në fund, llapjanët kishin shanse të mira, por që ...
Komentet te SPORT / SUPERLIGA LLAPI MERR FITORE KOMODE NË UDHËTIM TE FERONIKELI Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës. Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447. ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË! Janë të Mbyllura
Vetëm 13 persona me sindromën down janë të punësuar në të gjithë vendin, prej tyre vetëm një është i punësuar në institucione publike. Sipas shifrave zyrtare që posedon organizata “Down Syndrome Kosova” janë 980 persona me këtë sindromë, por punësimi i tyre, ani pse i garantuar me ligji, mbetet sfidë duke treguar mospërfillje edhe për idenë e një tregu pune gjithëpërfshirës dhe që siguron pjesëmarrje dinjitoze për të gjithë. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën down ndërsa “Down Syndrome Kosova” në vazhdimësi ka ngritur zërin për respektim të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara sipas të cilit “Çdo punëdhënës është i ...
Komentet te VETËM 13 PERSONA ME SINDROMËN DOWN TË PUNËSUAR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Dhunimi seksual i 40 burrave nga Kosova gjatë luftës së fundit tashmë po njihet ligjërisht nga shteti i Kosovës. Ata dhe 968 gra të tjera kanë dokumentuar dhunën seksuale që kanë përjetuar para më shumë se dy dekadash. Për tri vjet, mbi një mijë persona kanë arritur të fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe për të përfituar pagesën mujore prej 230 eurosh. Në mesin e tyre, ka gra e burra që kanë refuzuar të marrin pensionin, por që këta të mbijetuar kanë kërkuar vetëm të dokumentojnë tmerrin që kanë përjetuar. Kryetarja e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj-Balaj thotë se procesi ...
Komentet te 40 BURRA NGA KOSOVA KANË DOKUMENTUAR DHUNËN SEKSUALE GJATË LUFTËS SË FUNDIT Janë të Mbyllura
Java e 10 e Premier League hapet me ndeshjen Leicester-Arsenal e cila nis në orën 13:30. Në orën 16:00 luajnë Liverpool dhe Man City, ku presin respektivisht Brighton dhe Crystal Palace, transmeton “albeu.com”. Ndërkohë, në orën 18:00 luhet supersfida Tottenham-Man United. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme. ...
Komentet te PËRBALLJE INTERESANTE PËR JAVËN E 10 NË PREMIER LEAGUE Janë të Mbyllura
Malisheva do të përballet sot me Dritën sot në javën e 12-të në BKT Superligën e Kosovës. Ndeshjen e parë e kishte fituar Drita me rezultat 0-1. Në tabelë Drita gjendet në vendin e katërt e Malisheva në vendin e gjashtë. ...
Komentet te DRITA SOT NË GJILAN PRET MALISHEVËN Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti për rritjen e çmimeve. Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se mirëqenia qytetare është përkeqësuar, shporta e tij është varfëruar nga rritja e çmimeve dhe sipas saj kjo nuk kamuflohet dot nga asnjë manipulim me statistika. Postimi i Deliu-Kodrës: Mirëqenia qytetare është përkeqësuar, shporta e tij është varfëruar nga rritja e çmimeve dhe kjo nuk kamuflohet dot nga asnjë manipulim me statistika. Qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës dhe jo arsyetime koti, të cilat në fund të fundit, i demanton vetë realitet i krijuar. Suksesi i një qeverisje matet me përmirësimin e kualitetit të jetës! ...
Komentet te DELIU: SHPORTA E QYTETARËVE ËSHTË VARFËRUAR Janë të Mbyllura
Lufta serbe kundër shtetësisë së Kosovës, kërkohet strategji dhe unitet politik në Prishtinë Me të skaduar afati i moratoriumit njëvjeçar të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Serbia i është kthyer avazit të vjetër për luftë kundër shtetësisë së Kosovës. Paralajmërimet serbe për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës po shihen si shqetësuese për vendin. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkojnë strategji të mirëfilltë nga Qeveria për t’iu kundërvënë këtyre pretendimeve serbe. Megjithëse, deklarimet e disa zyrtarëve të shtetit fqinj se ka vende që do ta shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës shihen edhe si propagandë. Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu, thotë për KosovaPress se ...
Komentet te KËRKOHET STRATEGJI DHE UNITET POLITIK PËR TË IU KUNDËRVË SERBISË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas gjerman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “QKUK Prishtinë 29.10.2021 – 08:25. Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. ...
Komentet te VDES NJË SHTETAS GJERMAN NË QKUK, NISIN HETIMET Janë të Mbyllura