Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të madh pasi zbuluan prova të një specie të re të njerëzve të hershëm në Afrikë rreth 500.000 vjet më parë. Mbetjet e specieve të reja njerëzore të gjetura në një shpellë të Afrikës Jugore. Homo bodoensis mendohet se kanë jetuar gjatë epokës së Pleistocenit të Mesëm dhe studiuesit besojnë se ata janë paraardhës direkt të njerëzve modernë. Emri bodoensis vjen nga një kafkë e gjetur në Bodo D’ar në Etiopi. Sipas ekspertëve, kjo është një periudhë vendimtare në histori, pasi ajo pa gjithashtu rritjen e Homo sapiens në Afrikë, dhe të afërmve tanë të ngushtë Neandertalët në Evropë. Por kjo periudhë është gjithashtu ...
Komentet te ZBULOHET SPECIA E RE NJERËZORE QË JETOI 500.000 VJET MË PARË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ndryshimet klimatike dhe Covid-19 janë në krye të agjendës së samitit të G20-tës që po mbahet në Itali. Është hera e parë që liderët e 19 vendeve më të industrializuara dhe Bashkimit Europian, takohen ballë për ballë që prej shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin nuk do të jenë në Romë për samitin, duke zgjedhur të marrin pjesë virtualisht. Kryeministri Italian Mario Draghi, mirëpriti liderët botërore në qendrën e konventave Nuvola në kryeqytet. Në fjalimin hapës, ai u shpreh optimist për të ardhmen, dhe tha se multilateralizmi është e vetmja përgjigje e mundshme. “Pandemia na ndau. Është e qartë se multilateralizmi është ...
Komentet te KLIMA DHE PANDEMIA NË FOKUS TË SAMITIT TË G20 Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Shëndëtësisë dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka njoftuar se mbrëmë së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetin, Salih Zyba, kanë takuar fermerët e fshatrave të veriut të kryeqytetit. Vitia në një postim në Facebook tha se me fermerët diskutuan për sfidat e tyre dhe mundesitë që duhet të krijohen në këto vende të rëndësishme për Prishtinën, shkruan Paparaci. Por, ajo çka bie në sy në fotografitë që i ka publikuar ish-ministri Vitia në rrjetin e tij social “Facebook” është se gjatë këtij takimi është pirë duhani në ambientet e mbyllura edhe pse është e ndaluar me ligj, ...
Komentet te LËNGJE TË SERBISË E DUHAN NË AMBIENT TË MBYLLUR – FUSHATA E ARBEN VITISË Janë të Mbyllura
Shtatzënia zgjatë rreth 40 javë, por kjo nuk do të thotë se ju do të lindni saktësisht në datën e terminit të lindjes që e ka llogaritur mjeku. Çudia e parë që mund ta jeni kur shkoni në vizitën e parë te mjeku është kur mjeku ju tregon se në cilën javë të shtatzënisë jeni. Do të befasoheni, sepse javët që ju thotë mjeku janë më shumë se sa që ju i keni llogaritur. Kjo ndodhë për shkak se mjeku llogaritjen e javëve e bën duke u bazuar në ditën e parë të menstruacioneve të fundit. Çuditshëm apo jo? Mjeku i llogaritë si ditë të shtatzënisë edhe ditët kur ju ...
Komentet te SI LLOGARITEN JAVËT E SHTATZËNISË DHE TERMINI I LINDJES? Janë të Mbyllura
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Seminci” ka ndarë dy çmime për filmin nga Kosova “Zgjoi”. Protagonistja në film, aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. Ndërsa, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka fituar po ashtu çmimin “Fundos” në Festivali Ndërkombëtar të Valladolidit që u mbajt në Spanjë. “Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në ...
Komentet te FILMI “ZGJOI” FITUES I DYFISHTË NË FESTIVALIN “SEMINCI” NË SPANJË Janë të Mbyllura
Nesër (e diel) mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/ ...
Komentet te MOT ME DIELL EDHE NESËR NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Kafeja është stimuluesi i mëngjesit dhe kënaqësia e preferuar e shumë njerëzve për pjesën tjetër të ditës. Studimet kanë sugjeruar prej disa kohësh se kafeja është e mirë për shëndetin, edhe pse dikur kishte një reputacion të keq. “Kafja nuk është e pashëndetshme,” thotë dietologia gjermane Anna Floegel, e cila ka studiuar dhjetëra studime mbi pijen popullore. “Konsumimi i moderuar shoqërohet me një rrezik përgjithësisht të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes”, shton Floegel. Shkencëtarja studioi disa studime afatgjata që përfshinin dhjetëra-mijëra njerëz. Atyre iu drejtuan pyetje rreth zakoneve të jetës dhe u regjistruan sëmundjet nga të cilat vuajnë. Dashamirët e kafesë mund të jenë veçanërisht të kënaqur me një ...
Komentet te TË VËRTETAT DHE KEQKUPTIMET MË TË ZAKONSHME PËR KAFENË Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për vaksinimin e personave të moshës 12 deri 15 vjeç kundër koronavirusit. Siç thonë, kjo mundësi është duke u shqyrtuar, por një vendim i tillë do të merret në “momentin e duhur”. Nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka lejuar imunizimin kundër koronavirusit edhe për personat mbi 16 vjeç, ndërsa për grupmoshën 12-15 vjeç, vaksinimi bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore. Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në muajin maj të këtij viti, ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç. SHBA-ja veçse është duke ...
Komentet te KOSOVA ENDE PA VENDIM PËR VAKSINIMIN E FËMIJËVE Janë të Mbyllura
Një tjetër lëkundje toke është regjistruar sot zonën e Bulqizës në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe thellësia 2 kilometra. Kjo është lëkundja e radhës në këtë zonë pas 72 orësh tërmetesh të vazhdueshme, të cilat për fat të mirë deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz. Banorët e zonës ndjehen të frikësuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që prej ditës së enjte në mbrëmje. Më herët, në një prononcim për Abcnews.al, sizmologun Rrapo Ormeni i cili u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. “Kjo e sotmja duket se është ...
Komentet te TJETËR TËRMET NË VERILINDJE TË SHQIPËRISË Janë të Mbyllura
Një video po qarkullon në internet ku kritikon liderin e Partisë për Liri dhe Drejtësi, DraganDjilas e cila në mënyrë të ngjashme kujton atë kushtuar politikanit serb në Kosovë, OliverIvanoviq, pak para se të vritej. Në videon e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, Djilas, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Beogradit, po cilësohet si përgjegjës për politikën e ndjekur nga shteti gjatë asaj kohe. Në listën e përgjegjësive që i mveshën atij është se Serbia numrin e të papunëve kishte 25 për qind dhe se Kosova shpalli pavarësinë.Videoja në fund përfundon me mallkimin e Djilasit. Ngjashmëria me videon e parë në të cilën vihet në ...
Komentet te DRAGAN GJILLAS KËRCËNOHET SI OLIVER IVANOVIQ PARA VRASJES Janë të Mbyllura