Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KRYEMINISTRI KURTI TAKOHET ME MILIARDERIN SOROS, PREZENTOHET PROJEKTI I TIJ I RI NË KOSOVË

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot, zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros dhe përfaqësusit e tjerë të këtij fondacioni. Në një komunikatë nga Qeveria, thuhet se në këtë takim, Kurti foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9%. “Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës. U bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët ...
Komentet te KRYEMINISTRI KURTI TAKOHET ME MILIARDERIN SOROS, PREZENTOHET PROJEKTI I TIJ I RI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SHYHRETE BEHLULI POZON E LUMTUR KRAHË BASHKËSHORTIT NË MILANO

ShowBiz
Shyhretet Behluli padyshim se është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës popullore. Këtë e dëshmon edhe karriera e gjatë muzikore ku publiku tanimë është mësuar me zërin dhe muzikën e saj, shkruan lajmi.net. Jo rrallë herë këngëtarja 59 vjeçare merr vëmendje me postimet në instagram duke u krahasuar me vajzat e reja. Së fundmi ajo ndodhet në Milano bashkë me bashkëshortin e saj Lulin, meqë rast postuan foto të ndryshme në instagram. “Vendet e tilla,jane gjithmone kujtim per ne”, shkroi ajo sipër imazheve ku u shfaq veshur në të zeza me plot elegancë. Ndryshe, “Djali i Mahallës” është kënga e fundit në bashkëpunim me vajzën e saj Engjin. ...
Komentet te SHYHRETE BEHLULI POZON E LUMTUR KRAHË BASHKËSHORTIT NË MILANO Janë të Mbyllura

GJENERAL CLARK: DO TA NDIHMOJ GJITHMONË KOSOVËN DERI NË FRYMËN E FUNDIT

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin Wesley Clark. Gjatë kësaj bisede, Gjeneral Wesley Clark i ka ofruar ministrit Mehaj përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes. Përmes një postimi në Facebook, ministri Mehaj tha se ka marrë përgëzime nga gjenerali Clark për sukseset e Kosovës. “Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Krahas takimeve, prezantimeve e diskutimeve gjatë vizitës në SHBA, konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim. Në bashkëbisedimin ...
Komentet te GJENERAL CLARK: DO TA NDIHMOJ GJITHMONË KOSOVËN DERI NË FRYMËN E FUNDIT Janë të Mbyllura

ME DUKJE QË NUK E LË ASKËND INDIFERENT, MELINDA NGACMON IMAGJINATËN

ShowBiz
Melinda Ademi është kujdesur edhe një herë që të mahnitë me dukjen e saj përmes publikimeve në rrjetet sociale. Këngëtarja dhe reperja është shfaqur me veshje të zeza në formë të brendshmesh që vënë në plan të parë figurën e mrekullueshme trupore. Me disa poza ngacmuese që i ka shpërndarë në Instagram, ajo nuk e ka lënë askënd indiferent. Me këtë veshje, Melinda ka performuar në një koncert të përbashkët me Gjikon në Zvicër. Në profilin e saj në InstaStory, autorja e shumë hiteve ka shpërndarë edhe video me disa vallëzime atraktive në skenë. /Telegrafi/     ...
Komentet te ME DUKJE QË NUK E LË ASKËND INDIFERENT, MELINDA NGACMON IMAGJINATËN Janë të Mbyllura

NESËR MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT

Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takim duke filluar nga ora 11:00, ku do të caktohet data për seancën e re plenare.   Në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020. Po ashtu, për diskutim do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane ...
Komentet te NESËR MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT Janë të Mbyllura

RAMIZ LLADROVCI TREGON ÇFARË I THA HASHIM THAÇI KUR E TELEFONOI NGA HAGA

Lajme
Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci nuk arriti të bëhet kryetar i Drenasit në raundin e parë, por beson fuqishëm në balotazh do të mposht kundërkandidatin e tij, Driton Ajazi. Lladrovci në një intervistë për Reporterin ka dhënë detaje nga biseda që zhvilloi ditë më parë me Hashim Thaçin e Rexhep Selimin të cilët gjenden në Hagë. “Biseda ishte e rastit, ishte thirrje nga z. Thaçi. Ishte e papritur, prandaj e kam quajtur edhe ndër bisedat më emocionale në jetë. Ishte hera e parë që kam biseduar me të prej se ndodhet në Hagë, ndërsa pas përshëndetjeve, pyetjeve për shëndetin e të gjithëve atje, vazhdova si bisedë që bëhet me shokun, ...
Komentet te RAMIZ LLADROVCI TREGON ÇFARË I THA HASHIM THAÇI KUR E TELEFONOI NGA HAGA Janë të Mbyllura

QYTETARËT ANKOHEN PËR SHTRENJTIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE

Ekonomi
Shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka alarmuar qytetarët e Kosovës, të cilët po ankohen se e kanë të vështirë të mbijetojnë edhe për shkak të pagave të ulëta.   Ngritja e çmimeve po vërehet gati kudo dhe qytetarët kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa. Ndërkaq, shitësit në tregun e pemëve dhe perimeve në Prishtinë thonë se kjo varet nga shteti. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se këto paralajmërime janë ogurzeza dhe kanë efekte negative. Esat Haxha, shitës në tregun e Prishtinës, tha për KosovaPress se çmimet së fundit kanë shënuar rritje dhe se ka ankesa edhe të qytetarëve. Haxha: Çmimet çdo ditë po vazhdojnë të rriten “Çmimet çdo ditë ...
Komentet te QYTETARËT ANKOHEN PËR SHTRENJTIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE Janë të Mbyllura

DYSHOHET SE E RRAHU DHE E LARGOI NGA BANESA BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET NJË PERSON NË HAN TË ELEZIT

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje në Han të Elezit. Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se rasti është raportuar në polici sot rreth orës 11:30. “Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje”, thuhet në komunikatë. Siç raporton Policia, i arrestuari është i moshës 37-vjeçare dhe i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, ndërkaq e ka larguar edhe nga ...
Komentet te DYSHOHET SE E RRAHU DHE E LARGOI NGA BANESA BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET NJË PERSON NË HAN TË ELEZIT Janë të Mbyllura

POLITIKBËRJA ME UDHËTIME LUKSOZE

Lajme
Shoqëria civile po i konsideron të papranueshme udhëtimet me aeroplan me bileta të klasës së parë të zyrtarëve në Kosovë. Ata thonë se shpenzimi i qindra e mijëra eurove për bileta të klasave më të larta se ato ekonomike bie ndesh me standardin në të cilin jetojnë qytetarët. Besnik Boletini, hulumtues në organizatën joqeveritare “Çohu”, i konsideron keqpërdorim të parasë publike blerjen e biletave të udhëtimit në klasë të parë e biznes klasë. “Një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve, paratë publike i shohin si të huaja dhe kur të vjen mundësia i shfrytëzojnë maksimalisht dhe jo në mënyrë racionale. Ata bëjnë luks me para të shtetit”, thotë Boletini. Zyra Kombëtare ...
Komentet te POLITIKBËRJA ME UDHËTIME LUKSOZE Janë të Mbyllura

MOMENTI KUR ARIU POLAR GJUAN NJË DRE FILMOHET PËR HERË TË PARË NË RRETHIN ARKTIK (VIDEO)

Lajme
Arinjtë polarë zakonisht gjuajnë foka në Rrethin Arktik, por shkrirja e akullnajave po i bën kafshët të jenë gjithnjë në kërkim të preve të reja për t’u ushqyer. Biologët në Stacionin Polar – të vendosur në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë – publikuan pamjet e para të një ariu polar duke gjuajtur dhe duke ngrënë një dre. Gjuetia vdekjeprurëse, filloi kur një ari polar ndoqi një dre të rritur që u përpoq të shpëtonte nga grabitqari duke notuar. Megjithatë, iu desh vetëm pak më shumë se një minutë që ariu polar të kapte prenë e tij, ta vriste dhe më pas ta tërhiqte në breg ku e copëtoi për ta ngrënë. ...
Komentet te MOMENTI KUR ARIU POLAR GJUAN NJË DRE FILMOHET PËR HERË TË PARË NË RRETHIN ARKTIK (VIDEO) Janë të Mbyllura