Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AKTAKUZË KUNDËR NJË PERSONI PËR PRODHIM DHE SHITJE TË MISHIT PA AFAT

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.G., për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1, të KPRK-së.   Sipas aktakuzës, i pandehuri Xh.G., në vazhdimësi, në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën “Hajrullah Zymi” afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshme pasuror ka vu në shitje produkte ushqimore duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve në atë mënyrë që të njëjtit në lokalin e tij nga Inspektori Sanitar i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nga Policia ...
Komentet te AKTAKUZË KUNDËR NJË PERSONI PËR PRODHIM DHE SHITJE TË MISHIT PA AFAT Janë të Mbyllura

QEVERIA PRET NDRYSHIME POZITIVE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Lajme
Qeveria e Kosovës është duke pritur ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Në ekzekutiv shprehën të bindur se në shtatë muaj qeverisje kanë treguar qëllimet e tyre të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë.   Megjithëse në Qeveri nuk dhanë ndonjë datë, njohësit e integrimeve evropiane si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pikërisht atëherë kur presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, e cila është një ndër vendet skeptike. Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, thotë për KosovaPress, se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim ...
Komentet te QEVERIA PRET NDRYSHIME POZITIVE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE Janë të Mbyllura

VAZHDON BOJKOTIMI I MËSIMIT NË GJIMNAZIN “SAMI FRASHËRI”

Lajme
Profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë edhe sot në ditën e katërt kanë vazhduar me bojkotimin e procesit mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re.   Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës Fahrije Retkoceri, duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm. Lidhur me këtë bojkot të procesit mësimor, ka reaguar Këshilli i Prindërve në Prishtinë, duke thënë se kërkesat e mësimdhënësve për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Sami Frashëri”, kanë të pajustifikueshme. Në një reagim në Facebook, kryesia shkruan se çështjet e tilla duhet të trajtohen nga organet përgjegjëse, dhe se “vetëgjyqësia që këta arsimtarë po e bëjnë në sy të të gjitha institucioneve ...
Komentet te VAZHDON BOJKOTIMI I MËSIMIT NË GJIMNAZIN “SAMI FRASHËRI” Janë të Mbyllura

KASTRATI: QEVERIA KURTI LA 900 PUNËTORË TË FERONIKELIT NË MËSHIRË TË FATIT

Lajme
Deputeti Ardian Kastrati ka reaguar ashpër kundër Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë që sipas tij, i ka lënë punëtorët e Ferronikelit.   Ai ka takuar sot disa puëntorë të Feronikelit dhe udhëheqësit e Sindikatës. Postimi i plotë i deputetit Kastrati: Miq, dje isha në Drenas dhe u takova me disa punëtorë të Feronikelit. Njëkohësisht u takova me kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të Feronikelit z. Fehmi Nika dhe nënkryetarin e sindikatës z. Abedin Haxhiu për ti dëgjuar kërkesat e tyre. * Qeveria e turpit ka lënë 900 punëtorë në mëshirë të fatit. * Çdo kryeministër në të kaluarën i ka takuar përfaqësuesit e sindikatës së Feronikelit. Albin Kurti i ...
Komentet te KASTRATI: QEVERIA KURTI LA 900 PUNËTORË TË FERONIKELIT NË MËSHIRË TË FATIT Janë të Mbyllura

SOT MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT

Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takim duke filluar nga ora 11:00, ku do të caktohet data për seancën e re plenare.   Në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020. Po ashtu, për diskutim do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane ...
Komentet te SOT MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.   Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s. ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KOSOVARËT FUSIN NË LOKAL NJË ARKIVOL, MËNYRË E ÇUDITSHME PËR TË SHËNUAR “HALLOWEEN-IN”/VIDEO

Lajme
31 tetorit, apo njohur ndryshe si “Nata e Shtrigave” viteve të fundit ka gjetur vend edhe në organizimet e kosovarëve. Njësoj ndodhi edhe sonte, ku shumë prej tyre zgjodhën ta shënojnë në mënyra të ndryshme. Të rinj e të reja u grimuan e u veshën ndryshe, disa në mënyrë të frikshme e disa më të lezetshme për të shënuar këtë datë. Por një gjë aspak të zakonshme e bënë në një lokal në Prishtinë. Pronarët organizuan një gjë mjaftë të frikshme ku në lokal sollën një arkivol të cilin po e mbanin katër persona të maskuar. Edhe pse kjo ngjarje po shënohet për shaka, kjo gjë duket paksa e ekzagjeruar./Insajderi ...
Komentet te KOSOVARËT FUSIN NË LOKAL NJË ARKIVOL, MËNYRË E ÇUDITSHME PËR TË SHËNUAR “HALLOWEEN-IN”/VIDEO Janë të Mbyllura

PROBLEMET ME VËMENDJE TË ZAKONSHME PAS INFEKTIMIT ME COVID-19

Shëndetësi
Një pjesë e konsiderueshme e të mbijetuarve relativisht të ri të COVID-19 shfaqin mosfunksionim njohës disa muaj pas shërimit nga COVID-19, sipas një letre kërkimore të botuar në internet më 22 tetor në JAMA Network Open.   Jacqueline H. Becker, Ph.D., nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Nju Jork dhe kolegët hetuan shkallët e dëmtimit njohës në 740 të mbijetuar të rritur të COVID-19 (mosha mesatare, 49-vjeç), të cilët u trajtuan në ambiente spitalore ambulatore, urgjente ose spitalore (prill 2020 – maj 2021). Koha mesatare e vlerësimit nga diagnoza e COVID-19 ishte 7.6 muaj. Studiuesit zbuluan se në analizat e rregulluara, pacientët e shtruar në spital kishin ...
Komentet te PROBLEMET ME VËMENDJE TË ZAKONSHME PAS INFEKTIMIT ME COVID-19 Janë të Mbyllura

BRENDA DISA MUAJVE 188 PERSONA TETUAN TË FUTEN ILEGALISHT NË KOSOVË

Lajme
Edhe pse shumë të rinj nga Kosova zgjedhin që të ikin jashtë vendit, për një jetesë më të mirë ka të tillë që vijnë në Kosovë për arsye të ndryshme.   Disa duke ikur nga luftërat, e të tjerë për arsye të tjera por për t’u inkuadruar në një shtet tjetër, shkruan lajmi.net. Mbi 750 shtetas afganë të cilët ikën nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin mbi këtë shtet në muajin gusht, vazhdojnë të gjenden në Kosovë. Kosova ishte njëra nga shtetet që hapi dyert për pranimin e përkohshëm të shtetasve afganë, të cilët këtu mund të qëndrojnë më së shumti deri në një vit. Nga Ministria e Punëve të ...
Komentet te BRENDA DISA MUAJVE 188 PERSONA TETUAN TË FUTEN ILEGALISHT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

MË NË FUND ZBULON LEONORA SE KY MASHKULL ËSHTË ZEMRA E SAJ

ShowBiz
Vetë Leonora përherë ka qenë e rezervuar dhe nuk ka preferuar të thotë shumë në lidhje me zhvillimet e jetës së saj private. Publiku megjjthatë është i njoftuar me shokët e shoqer e Leonores, me të cilët ajo kalon mjaftë kohë e kënaqet shumë, shkruan “Kosovarja”. Një mga miqtë e mirë të këngëtares, është frizeri Kastriot Lleshi, i njohur si Kaci, të cilin këngëtarja e quan “zemër”, sipas postimit të saj. ...
Komentet te MË NË FUND ZBULON LEONORA SE KY MASHKULL ËSHTË ZEMRA E SAJ Janë të Mbyllura