Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore. Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale me publikimin e postimeve të ndryshme. Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi të realizuara nga oborri i shtëpisë, meqë vetëm disa javë më parë njoftoi se është bërë me vilë të re luksoze. Biondja, e ndjekur nga mbi 1.5 milion njerëz, edhe këtë herë nuk ka hezituar të vë në pah linjat trupore. E njëjta është shfaqur me një fustan të zi dypjesësh e me një pallto ngjyrë gri, derisa dukjen e ka kompletuar edhe me një palë take të zeza. ...
Komentet te ERA ISTREFI VË NË PAH LINJAT TRUPORE, NDËRSA VAZHDON TË PREZANTOJË AMBIENTET LUKSOZE TË SHTËPISË SË RE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qeveria suedeze ka vazhduar ndalimin e udhëtimit për në Suedi, nga vendet jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, në të cilin vendim përfshihen edhe shtetasit kosovarë. Ky ndalim i hyrjes bazohet në një rekomandim të Këshillit të Ministrave të BE-së i vlefshëm për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë me koronavirus, kështu që zgjatja është në përputhje me rekomandimin. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021. Ndërkaq, ndalimi i hyrjes në Suedi për udhëtarët nga vendet brenda BE-së është zgjatur deri më 30 nëntor 2021. Për të udhëtuar në Suedi nga këto vende, duhet të jeni ende në gjendje ...
Komentet te KOSOVARËT S’MUND TË UDHËTOJNË DREJT SUEDISË DERI MË 31 JANAR 2022 Janë të Mbyllura
Kosova e ka humbur mundësinë e mbështetjes financiare nga jashtë për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, e kjo u konfirmua edhe pas samitit të fundit të vendeve G20-ës të dielën, më 31 tetor. Liderët e shteteve G20 (19 shtete dhe BE-ja) janë zotuar të ndalojnë financimin ndërkombëtar të impianteve të reja të thëngjillit deri në fund të këtij viti. Megjithatë, liderët e G20-ës nuk ranë dakord për t’i dhënë fund energjisë së qymyrit në vendet e tyre. Thëngjilli është njëri nga burimet kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Për shkak të vjetërsisë së termocentraleve Kosova A dhe Kosova B në Obiliq, si dhe kapaciteteve të ...
Komentet te KOSOVA KA MË SHUMË SE 10 MILIARDË TONELATA THËNGJILL, E PESTA NË BOTË Janë të Mbyllura
Një defibrilator është vendosur në Stacionin e Autobusëve në kryeqytet. Sipas njoftimit nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në kuadër të projektit për vendosjen e defibrilatorëve nëpër institucionet publike në Prishtinë, një është vendosur edhe në NPL “Stacioni i Autobusëve”. “Kështu kjo Ndërmarrje Publike bëhet e para në Kosovë e pajisur me këtë aparaturë emergjente me qëllim të kujdesit shëndetësor ndaj udhëtarëve që marrin shërbimeve në Stacionin e Autobusëve. Defibrilatorët janë instrumente që përdorin rrymën elektrike dhe përdoren për të goditur zemrën duke shkarkuar rrymë në gjoks për rikthimin e ritmit të zemrës, si dhe gjatë arresteve kardiake”, thuhet në njoftim. Ahmeti ka thënë se sipas statistikave në Evropë ...
Komentet te VENDOSET DEFIBRILATOR NË STACION TË AUTOBUSËVE NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të pandehurve , L.B., dhe E.B., me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë”. “Prokuroria njofton se, më 30 tetor 2021, në fshatin Shkozë, Komuna e Malishevës, i pandehuri L.B., me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B., pas një konflikti të mëhershëm lidhur me një kontest civil. Derisa i dëmtuari ishte duke punuar tokën e tij, i pandehuri L.B., nxjerr armën dhe gjuan ...
Komentet te SHKREPËN 22 PLUMBA NË DREJTIM TË NJË PERSONI, KËRKOHET PARABURGIM PËR DY VËLLEZËRIT NGA MALISHEVA Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë. Ai kërkoi që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazit amerikan. “Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika. Po vijmë në Kuvend që tash e sa muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha Tahiri./Telegrafi/ ...
Komentet te AAK KËRKON TË DISKUTOHET NË KUVEND PËR RRITJEN E ÇMIMEVE DHE GAZIN AMERIKAN Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate ka reaguar për deklarimet e e pabaza kohëve të fundit të qeverisë për rritje ekonomike, në kohën kur janë rritur çmimet e artikujve thelbësore ushqimore. Reagimi i plotë i Partisë Socialdemokrate: Togfjalëshi i preferuar i Qeverisë është “rritja ekonomike”. Mënyra sesi rritja ekonomike shtjellohet tregon edhe për qasjen e pushtetit ndaj masave që duhet të ndërmerr në ekonomi kur kemi rritje të çmimeve; çka ne po shohim është që ka rritje ekonomike e cila nuk po përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të Kosovës. Përballë kësaj gjendje, pushteti me masat ekonomike po i trajton nevojat e veçanta të qytetarëve njëjtrajtshëm e njëzëri, athua që janë të barabartë në ...
Komentet te PSD: PROPAGANDA NUK E RRITË MIRËQENIEN Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga deputeti z. Driton Selmanaj. Ky Komision Parlamentar me fillim të muajit tetor ka marr vendim për formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit 06/L – 057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore. Ministrja Haxhiu fillimisht e ka vlerësuar angazhimin e Komisionit dhe njëherit i ka njoftuar deputetët lidhur me dy ligjet përkatëse. Tutje Ministrja Haxhiu njoftoi anëtarët e Komisionit për çështjet të cilat janë duke u adresuar me ...
Komentet te HAXHIU TAKON ANËTARËT E KOMISIONIN PËR LEGJISLACION Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360. Në total numri i rasteve aktive është 430. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te VETËM 5 RASTE POZITIVE ME COVID-19 NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Me rastin e 32 vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me 2 nëntor 2021, në nderim të veprës së tyre, do të mbahen këto aktivitete: Në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë. ...
Komentet te 32 VJETORI I RËNIES SË AFRIM ZHITISË E FAHRI FAZLIUT,ORGANIZOHEN AKTIVITETE Janë të Mbyllura