Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHKK DO TË BËHET ME PAVIJON PËR TRAJTIMIN E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se së shpejti ky institucion do të fillojë implementimin e projektit trajtimin e personave me nevoja të veçanta.   Në njoftimin e ShKK-së thuhet se ky projekt ka marrë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, Ambasadës Amerikane, EULEX-it dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. ShKK ka bërë të ditur se Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional, ndërsa do të zvogëlojë në masë ...
Komentet te SHKK DO TË BËHET ME PAVIJON PËR TRAJTIMIN E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA Janë të Mbyllura

LIVE – FILLON SEANCA GJYQËSORE NDAJ SALIH MUSTAFËS NË HAGË

Lajme
Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmitari i pestë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është mbrojtur dhe mban kodin W04603.   Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai ...
Komentet te LIVE – FILLON SEANCA GJYQËSORE NDAJ SALIH MUSTAFËS NË HAGË Janë të Mbyllura

BASHKIMI KOMBËTAR ENERGJETIK KOSOVË-SHQIPËRI SIGURON STABILITET ENERGJETIK

Lajme
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë”.   Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, tha se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në treg. Sipas tij, kjo do të ketë ndikim edhe në çmimet e energjisë, por që edhe do të nxit efiçencën e energjisë. “Bashkimi kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të ...
Komentet te BASHKIMI KOMBËTAR ENERGJETIK KOSOVË-SHQIPËRI SIGURON STABILITET ENERGJETIK Janë të Mbyllura

ALBIN KURTI: TERMINALI DOGANOR PO RIKTHEHET ATY KU E KA VENDIN

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë.   Me këtë rast, Kurti deklaroi se sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, një e arritur e cila ndihmon të gjithë. “Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë.Por në veçanti ndihmon të bëri biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendit.Nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht ...
Komentet te ALBIN KURTI: TERMINALI DOGANOR PO RIKTHEHET ATY KU E KA VENDIN Janë të Mbyllura

GËRVALLA RAPORTON NË KOMISIONIN PËR INTEGRIME EVROPIANE

Lajme
Komisioni për Integrime Evropiane sot mban mbledhje.   RENDI I DITËS 1.    Miratimi i rendit të ditës; 2.    Raportim i znj. Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; 3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; 4.    Të ndryshme. Vendi: N302 Koha: 11:00 ...
Komentet te GËRVALLA RAPORTON NË KOMISIONIN PËR INTEGRIME EVROPIANE Janë të Mbyllura

ENERGJIA E LIRË NË KOSOVË ME KOSTO TË RËNDË PËR SHËNDETIN E POPULLSISË

Lajme
Kosova ka ndër çmimet më të ulëta të energjisë në Evropë. Por, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit paralajmërojnë se kjo kosto është shumë më e lartë për shkak të kostos tek shëndeti publik. Sipas tyre, në zonat ku funksionojnë termocentralet e qymyrit, jetëgjatësia e banorëve është me e shkurtër, ndërkohë që përballen me më shumë sëmundje kronike dhe malinje. Skënder Smajli, 64 vjeç, kalon 15 orë në ditë me tub oksigjeni për shkak të astmës, që doktorët thonë se është pasojë e ndotjes ndaj të cilës është ekspozuar prej dekadash nga termocentrali me qymyr. Smajli, i cili merr 13 lloje ilaçesh për të kuruar astmën, sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundjet ...
Komentet te ENERGJIA E LIRË NË KOSOVË ME KOSTO TË RËNDË PËR SHËNDETIN E POPULLSISË Janë të Mbyllura

ZHVILLIME TË REJA NË MAQEDONI: PARTITË E KOALICIONIT NUK E PRANOJNË DORËHEQJEN E ZAEV

Maqedoni
Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev, të cilën e bëri të ditur të dielën (31 tetor) në mbrëmje pas disfatës së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale. Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, thanë pas një takimi të realizuar të hënën pasdite se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian. Mazhoranca është stabile dhe se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, thanë ...
Komentet te ZHVILLIME TË REJA NË MAQEDONI: PARTITË E KOALICIONIT NUK E PRANOJNË DORËHEQJEN E ZAEV Janë të Mbyllura

HAGA E ARSYETON PËRFSHIRJEN E TË VDEKURVE SI DËSHMITARË KUNDËR THAÇIT E TË TJERËVE (VIDEO)

Lajme
Haga e arsyeton përfshirjen e të vdekurve si dëshmitarë në procesin gjyqësor, thirret në një rregullore. Nga Organizatat e Dala nga Lufta, thonë se nuk habiten nga këto që po ndodhin në seancat e Speciales. Të premten u mbajt konferenca e fundit mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit e të tjerëve. Kjo seancë u shoqërua me akuza të ashpra ndaj prokurorisë. Ishte pikërisht mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory Kehoe që bëri të ditur se në mesin e dëshmitarëve që janë listuar për të dhënë deklaratë në Speciale ndaj ish – krerëve të UÇK-së, është edhe një person i vdekur. E pas kësaj deklarate të mbrojtes, Prokuroria po shihet si ...
Komentet te HAGA E ARSYETON PËRFSHIRJEN E TË VDEKURVE SI DËSHMITARË KUNDËR THAÇIT E TË TJERËVE (VIDEO) Janë të Mbyllura

PILOTËT E FSK-SË ZHVILLOJNË SHKATHTËSITË NË PILOTIM PËR REAGIM NË KRIZA

Lajme
Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.   Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook. “Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri”, ka shkruar Mehaj. Postimi i plotë: Ngritja e kapaciteteve ajrore të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale. Pilotët e FSK-së vazhdojnë ...
Komentet te PILOTËT E FSK-SË ZHVILLOJNË SHKATHTËSITË NË PILOTIM PËR REAGIM NË KRIZA Janë të Mbyllura

ARBEN VITIA TREGON PROJEKTET PËR RREGULLIMIN E KAOSIT NË PRISHTINË, THOTË SE PËRFUNDOJNË BRENDA MANDATIT KATËR VJEÇAR (VIDEO)

Lajme
Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021. Vitia në këtë intervistë ka folur për problemet kryesore në Prishtinë si kaosi në komunikacion, problemet me transportin publik, zhvillimin ekonomik dhe investimet kapitale në kryeqytet. Gjithashtu kandidati i LVV-së ka folur edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, start-up e rinj, mungesën e shkollave, investimet në shëndetësi, arsim, ambient, mungesën e parkingjeve, qasja në ngrohtoren e qytetit etj. Vitia thotë se ...
Komentet te ARBEN VITIA TREGON PROJEKTET PËR RREGULLIMIN E KAOSIT NË PRISHTINË, THOTË SE PËRFUNDOJNË BRENDA MANDATIT KATËR VJEÇAR (VIDEO) Janë të Mbyllura