Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LINDA HALIMI TREGON ÇKA PO NDODH ME MARTESËN E SAJ

ShowBiz
Linda Halimi prej kohësh është shpërngulur për të jetuar në USA bashkë me bashkëshortin e saj, BIG D dhe vajzën e tyre.   Mungesa e fotografive të përbashkëta së fundmi ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se ka krizë apo dhe ndarje mes çiftit.Madje kohë më parë këngëtarja injoroi duke mos iu përgjigjur kësaj pyetje që një prej ndjekësve ia shtroi në një bisedë virtuale. E me postimin e bërë ditën e sotme ajo u ka dhënë fund këtyre thashethemeve. Artistja ka publikuar një fotografi të Davon duke i shprehur publikisht dashurinë. ‘’My everything, forever’’ është mbishkrimi që ka lënë Linda sipër fotografisë ku jep përgjigjen e kërkuar prej kohësh ...
Komentet te LINDA HALIMI TREGON ÇKA PO NDODH ME MARTESËN E SAJ Janë të Mbyllura

AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË DHE INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Lajme
Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AFK) dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim dhënien në shfrytëzim të sistemit të Menaxhimit të Informatave në Laborator, pronë e AFK-së për Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Kryeshefi ekzekutiv i AKF-së, Blerim Olluri dhe zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e IML-së, Flutra Goga-Bajrami u zotuan me këtë rast për rritjen e bashkëpunimit në procedurat e shkëmbimit të informacioneve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale-shkencore të të dyja institucioneve. Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Laborator është një sistem kompjuterik i cili rregullon qasjen e personelit në njësitet e caktuara në mënyrë elektronike, si dhe mundëson qasjen ...
Komentet te AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË DHE INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË MIRATON DHËNIEN E VAKSINËS PFIZER BIONTECH TE FËMIJËT 12-15 VJEÇ

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor. MSH në njoftimin e bërë për media thotë se, vaksinimi i kësaj grup-moshe mund të bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor, transmeton Telegrafi. “Për vaksinimin e fëmijëve të kësaj grup-moshe, prindërit e tyre ose kujdestarët ligjor nuk kanë nevojë të caktojnë paraprakisht termin, por vetëm të paraqiten në qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse. Ky vendim është bazuar në rekomandimet e ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË MIRATON DHËNIEN E VAKSINËS PFIZER BIONTECH TE FËMIJËT 12-15 VJEÇ Janë të Mbyllura

LLADROVCI I PËRGJIGJET AJAZAJT PASI THA SE MUND TË JETË NJËRI NGA DËSHMITARËT KUNDËR ISH-KRERËVE TË UÇK-SË NË HAGË

Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është përgjigjur kundërkandidatit të tij Driton Ajazajt pas një deklarate të tij ku mes tjerash tha se Lladrovci përfolet se mund të jetë dëshmitar kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Lladrovi për Gazetën Express tha se ky është një dyshim i ulët dhe shtoi se për këtë shpifje, dikush po përgjigjet para organeve të drejtësisë. Tutje ai tha se këto lloj shpifjesh ndaj tij dhe shokëve të tij I prodhojnë “ hutat me traditë të ish-regjimit”. “Përveç se është dyshim i ulët, është edhe i neveritshëm. Për këtë shpifje, dikush tashmë po përgjigjet para organeve përgjegjëse. Këto lloj shpifjesh, kundër meje dhe ...
Komentet te LLADROVCI I PËRGJIGJET AJAZAJT PASI THA SE MUND TË JETË NJËRI NGA DËSHMITARËT KUNDËR ISH-KRERËVE TË UÇK-SË NË HAGË Janë të Mbyllura

PDK-JA REAGON PASI AJAZI E AKUZOI LLADROVCIN SE ËSHTË DËSHMITAR KUNDËR THAÇIT

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi, se kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci është dëshmitar në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. “Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër fushatën e turpshme, linçuese e shpifëse kundër kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kundër Partisë Demokratike të Kosovës, nga ana e Driton Ajazit, kandidat për kryetar në Drenas, nga një iniciativë qytetare”, thuhet në ragimin e PDK-së. PDK-ja e ka quajtur Ajazin shpifës e mendje mercenare. “I mësuar me logjikën e mashtrimeve e manipulimeve, Ajazi paturpësisht ka shpifur ...
Komentet te PDK-JA REAGON PASI AJAZI E AKUZOI LLADROVCIN SE ËSHTË DËSHMITAR KUNDËR THAÇIT Janë të Mbyllura

30 DITË PARABURGIM PËR DJALIN E AGRON KUÇIT,I DYSHUAR PËR DALLAVERE ME VOTA

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.   Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi. Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor. Sinjali nga burimet ka mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën. Shënim: Personat ...
Komentet te 30 DITË PARABURGIM PËR DJALIN E AGRON KUÇIT,I DYSHUAR PËR DALLAVERE ME VOTA Janë të Mbyllura

RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË

Shëndetësi
02 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës. Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370. Në total numri i rasteve aktive është 441. ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura

SJ:KULTURA E MOSNDËSHKIMIT NDAJ KRIMEVE NË DREJTIM TË GAZETARËVE NË BALLKAN

Lajme
Sot është Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve, kështu që Rrjeti Safe Journalists thekson se ekziston një kulturë e mossanksionimit të krimeve të tilla në Ballkanin Perëndimor.   Ashtu që ta adresohet kjo çështje, Rrjeti po e lanson fushatën njëmujore #recognize&report. Në Mal të Zi, rasti i plagosjes së gazetares hulumtuese në vitin 2018, Olivera Lakiq, ende paraqet një paralajmërim të madh për të gjitha organet hetimore në Mal të Zi, duke qenë se edhe pas 3 vitesh nuk ka marrë epilog gjyqësor. Nga ana tjetër, më 30 tetor të këtij viti, një eksploziv shpërtheu në derën e hyrjes së gazetarit shqiptar, Eldion Ndreka, teksa ...
Komentet te SJ:KULTURA E MOSNDËSHKIMIT NDAJ KRIMEVE NË DREJTIM TË GAZETARËVE NË BALLKAN Janë të Mbyllura

SHSKUK: NË PJESËN E PARË TË VITIT 996 STENDA JANË VENDOSUR TEK PACIENTËT NË QKUK

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij viti tek pacientët në QKUK janë vendosur 996 stenda. Përmes një komunikate për medie, SHSKUK ka njoftuar se brenda gjashtë muajve janë kryer mbi një mije procedura të kosonografisë. “Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të vitit 2021. Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë”, thuhet në komunikatë. Tutje në njoftim është bërë e ditur edhe për numrin e shërbimeve të ekoradiografisë. “Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, ...
Komentet te SHSKUK: NË PJESËN E PARË TË VITIT 996 STENDA JANË VENDOSUR TEK PACIENTËT NË QKUK Janë të Mbyllura

​MINISTRIA E DREJTËSISË DO T’I ULË TARIFAT E PËRMBARUESVE PRIVATË

Lajme
Ministria e Drejtësisë, pas analizimit të kostove krahasuese së shërbimeve përmbarimore në Kosovë me ato të vendeve të rajonit, ka vendosur që të ulë tarifat e përmbaruesve privatë.   Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot në hapjen e punimeve të grupit punues për hartimin e udhëzimit administrativ për tarifat e përmbaruesve privatë. Sallahu ka thënë se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim-plotësimit të udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privatë duke marrë parasysh vështirësitë dhe mangësitë e identifikuara në zbatimin e tarifave të përmbarimit. Ai tha se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë ka finalizuar edhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për ...
Komentet te ​MINISTRIA E DREJTËSISË DO T’I ULË TARIFAT E PËRMBARUESVE PRIVATË Janë të Mbyllura