Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

EMOCIONE NË BBV: SABIANI ELIMINOHET DHE I QËLLON BILETA KTHYESE, FIFI VOTOHET SI BANORJA MË E PREFERUAR NGA PUBLIKU

ShowBiz
Spektakli i mbrëmjes ka qenë plot befasi në Big Brother VIP. Në votimin e hapur për banorin që duhet larguar nga shtëpia, publiku kishte vendosur që ai banor duhet të jetë këngëtari Sabiani. Largimi i tij shkaktoi mërzi tek banorët e tjerë, shumë prej të cilëve u pikëllua, madje balerini Ilir Shaqiri shprehur dëshirën për t’u larguar bashkë me të. Por me të arritur në studio, Sabiani ka hapur vezën e fatit, e cila i ka qëlluar biletë kthyese, që e ka kthyer atë mbrapa në shtëpinë e Big Brother VIP. Ndërkohë, në mbrëmjen e spektaklit është hapur gjithashtu një televotim për banorin e preferuar, ku si më e preferuara ...
Komentet te EMOCIONE NË BBV: SABIANI ELIMINOHET DHE I QËLLON BILETA KTHYESE, FIFI VOTOHET SI BANORJA MË E PREFERUAR NGA PUBLIKU Janë të Mbyllura

ARJOLA DEMIRI TREGON MË SHUMË SE QË DUHET ME VESHJEN E EKSPOZUAR GJATË KOREOGRAFISË NË BIG BROTHER VIP

ShowBiz
Të martën është zhvilluar spektakli i radhës në kuadër të Big Brtoher VIP. Banorët e kanë nisur mbrëmje duke bërë një koreografi nën ritmet e këngës së famshme të Backstreet Boys, “Everybody”. Të veshur me kostume të ndryshme, yjet kanë marrë sërish vëmendjen e publikut teksa kanë kryer me sukses koreografinë. Aktorja e njohur Arjola Demiri edhe në këtë mbrëmje është dukur tërheqëse, e veshur me një fustan të verdhë të shkurtër. Në një moment teksa po kërcente, aktorja tropjane ka treguar më shumë se që duhet, pasi dekolteja e hapur bëri që të vihet në pah pak nga gjoksi i saj. Foto: Top Channel Arjola edhe në puntatat e ...
Komentet te ARJOLA DEMIRI TREGON MË SHUMË SE QË DUHET ME VESHJEN E EKSPOZUAR GJATË KOREOGRAFISË NË BIG BROTHER VIP Janë të Mbyllura

GJENDET I VDEKUR 41-VJEÇARI NGA KAÇANIKU QË ISHTE ZHDUKUR RRETH PESË MUAJ MË PARË

Lajme
Është gjetur pa shenja jete 41-vjeçari, Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut, që ishte zhdukur rreth 5 muaj më parë. Lajmin për gjetjen e viktimës e ka bërë të ditur një faqe në rrjetin social Facebook. “Kaçanik, Begracë. Gjendet pa shenja jete, Muhabi Islami personi i cili ishte zhdukur para disa muajve i moshës 41 vjeç nga fshati Begracë. Ngushllime”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, viktima sipas familjarëve me datën  07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia duke mos u kthyer më. Pa njoftimit nga familja për zhdukjen e tij, ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kishin nisur kërkimin e tij.     ...
Komentet te GJENDET I VDEKUR 41-VJEÇARI NGA KAÇANIKU QË ISHTE ZHDUKUR RRETH PESË MUAJ MË PARË Janë të Mbyllura

RAMA PËR KOALICIONET E MUNDSHME: NEGOCIATA ME QYTETARIN, QEVERISJE ME PROFESIONISTË PA DALLIM PARTIE (VIDEO)

Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për planin, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit, garë kjo e cilat do të mbahet më 14 nëntor 2021. Në këtë intervistë Rama është pyetur për koalicionet e mundshme për garën e balotazhit që mund të bëjë LDK-ja në Prishtinë. “Gjatë gjithë kohës ne jemi duke negociuar me qytetarin. Me qytetarin e Prishtinës pa dallim”, tha ai në “Përballje”, përcjell Telegrafi. Ai thotë se qysh në fillim kur e ka shpallur kandidaturën ka thënë se gara në kryeqytet duhet të jetë garë e ideve ...
Komentet te RAMA PËR KOALICIONET E MUNDSHME: NEGOCIATA ME QYTETARIN, QEVERISJE ME PROFESIONISTË PA DALLIM PARTIE (VIDEO) Janë të Mbyllura

LIMAJ: NISMA I DUHET KOSOVËS, SEPSE E KA PËRVOJËN DHE DITURINË E DUHUR

Lajme
Në vazhdim të intervistës në “Prime” të RTK-së, kryetari i Nismës Socialdemokrate ka folur për të ardhmen e partisë që e drejton ai.   “Subjektet politike duhet ta përcjellin gjendjen në të cilën është Kosova. Përtej reformës, gjithçka duhet të jetë në interes të vendit. Në politikë përtej numërit, ka rëndësi se çka përfaqëson dhe kujt i flet. Gjuha, rezoni, përvoja jonë është që kjo frymë i duhet Kosovës. Pra Nisma si subjekt politik i duhet Kosovës”, ka thënë Limaj. Ai tutje ka thënë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përvojën, për pjekurinë, për dituritë e mbledhura, për shkak se vendi ynë sfidohet çdo ditë. “Nisma i ...
Komentet te LIMAJ: NISMA I DUHET KOSOVËS, SEPSE E KA PËRVOJËN DHE DITURINË E DUHUR Janë të Mbyllura

RRITJA E SHPENZIMEVE KAPITALE “DËMTON” SEKTORIN PRIVAT

Ekonomi
Miratimi i projektbuxhetit nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022 ia ka zbehur shpresat për përkrahje më të madhe për sektorin privat Bashkim Osmanit, pronar i kompanisë prodhuese “Laberion” që merret me prodhimin e lëngjeve në Gjilan.   Ai thotë se ka pritur më shumë mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, pas humbjeve financiare të shkaktuara në vitin 2019, për shkak të masave kufizuese në përpjekje të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19. Kurse, në projektbuxhet, vlera më e madhe paraqitet për shpenzime kapitale se sa për ringjallje ekonomike. “Për sektorin privat është dashur të bëhet më shumë sepse te ne mund të humbë kontinuiteti, mund të humbin vendet e ...
Komentet te RRITJA E SHPENZIMEVE KAPITALE “DËMTON” SEKTORIN PRIVAT Janë të Mbyllura

MOT I VRANËT DHE ME SHI GJATË DY DITËVE TË ARDHSHME

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.   Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. “Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius”, njofton IHMK. IHMK po ashtu bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.   ...
Komentet te MOT I VRANËT DHE ME SHI GJATË DY DITËVE TË ARDHSHME Janë të Mbyllura

PECI DHE ALIU BËHEN BASHKË KUNDËR VJEDHJES SË PYJEVE NË PRAG TË DIMRIT

Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, kanë mbajtur takimin e parë të Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë.   Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve të Kosovës, qëllimi i së cilës është unifikimi dhe koordinimi ndër-institucional i veprimeve për eliminimin e aktiviteteve të paligjshme në sektorin pyjor, si dhe arritja e një konsensusi mes palëve të përfshira në Task Forcë. “Ministri Aliu shprehu gatishmërinë e tij për kontribut të dikasterit që e ka nën udhëheqje dhe bëri thirrje tek institucionet e rendit dhe drejtësisë për një koordinim ...
Komentet te PECI DHE ALIU BËHEN BASHKË KUNDËR VJEDHJES SË PYJEVE NË PRAG TË DIMRIT Janë të Mbyllura

5 GJËRA QË MUND T`I SHTONI UJIT PËR NJË BARK TË SHESHTË

Lifestyle
Uji detox është edhe më i nevojshëm nga ç`mund të mendoni se është. Studimet kanë treguar se detoksifikimi bën të mundur nxjerrjen e toksinave nga trupi, ndikon në rënien nga pesha dhe na bën më energjikë. Përpos kësaj, duhet të dini se ka disa përbërës përveç limonit apo xhinxherit që mund t`ja shtoni ujit nëse doni të shpëtoni nga barku i fryrë.   1. Ujë me kripë jo të jodizuar Miksoni 2 lugë të vogla çaji me kripë në një gotë uji të vakët. Nëse doni ta bëni të shijshme, shtojini pak limon. Mundësisht pijeni me stomakun bosh. 2. Ujë me hudhra Edhe shkenca moderne e konfirmon se konsumimi i ...
Komentet te 5 GJËRA QË MUND T`I SHTONI UJIT PËR NJË BARK TË SHESHTË Janë të Mbyllura

SËMUNDJET SERIOZE QË MUND TË SHKAKTOJË GËRHITJA GJATË NATËS

Shëndetësi
Zhurma karakteristike që një person lëshon kur rrugët e tij të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit quhet gërhitje.   Gërhitja është një problem i njohur për çdo njeri sa më shumë që vitet kalojnë. Ndonëse nuk është ndonjë sëmundje e veçantë në vetvete  dhe mund t’i ndodhë çdo njeriu, kjo zhurmë aspak e pëlqyeshme mund të bëhet shkak për disa probleme shëndetësore. Sipas mjekëve gërhitja qoftë në një kohë të gjatë apo edhe për disa sekonda është një problem që shpesh nënvlerësohet. Kjo pasi mund të sjellë pasoja shumë serioze anësore sidomos nëse është e përsëritur. Në këtë artikull keni se çfarë mund të shkaktojë gërhitja në disa organe të trupit dhe ...
Komentet te SËMUNDJET SERIOZE QË MUND TË SHKAKTOJË GËRHITJA GJATË NATËS Janë të Mbyllura