Një sasi e barnave është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në Zhegër, të dyshuara se ishin kontrabanduar. Sipas të dhënave që ka bërë publike Policia e Kosovës, në mesin e barnave të konfiskuara si dëshmi kishte edhe barna për stimulim seksual të llojit “Kamagra”. Sipas komunikatës për medie, Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund ...
Komentet te POLICIA KONFISKON STIMULUES SEKSUAL KAMAGRA NË ZHEGËR DHE 22 LLOJE TJERA BARNASH KONTRABANDË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kandidatët në garën e balotazhit për të parin e kryeqytetit të Kosovës, kanë folur në lidhje me tri problemet më të mëdha të Prishtinës, dhe zgjidhjet që kanë ata si fitues potencial të kësaj gare. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë paraqitur qasjen e tyre ndaj probleme. të cilat kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme. Vitia ka thënë se problemi i parë është intervenimet për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve nëpër kryeqytet. “E para zbatimi i planit të lëvizshmërisë apo mobilitetit, me intervenime të cilat do ta mundësonin lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve në Komunën e Prishtinës, duke siguruar parkingje të reja, ...
Komentet te ARBEN VITIA E PËRPARIM RAMA FLASIN PËR TRI PROBLEMET NË PRISHTINË DHE ZGJIDHJET PËR TO Janë të Mbyllura
Për shkak të mospagesës së tarifës së anëtarësisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Këshilli Drejtues i OAK-së ka marrë vendim që të revokohen licencat e 23 avokatëve. Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Besim Abdullahu, nga zyra për komunikim në OAK. “Po, është marrë vendimi për revokimin e licencës për 23 avokatë, pasi unë i transkriptoj procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit, por që ende nuk është janë formalizuar vendimet”, ka thënë Abdullahu. Neni 46 i Ligjit për Avokatinë përcaktohet detyrimi i avokatëve për një pagesë të tillë. “Avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve janë të detyruar të paguajnë anëtarësinë vjetore dhe të përmbushin të ...
Komentet te U REVOKOHET LICENCA 23 AVOKATËVE, NUK PAGUAN TARIFËN E ANËTARËSISË SË OAK Janë të Mbyllura
Perëndimi është bashkëpunëtor në ndezjen e zhvillimeve të fundit në Ballkan dhe për shkak të kësaj ekstremistët kosovarë mund të ndezin një konflikt atje në çdo kohë, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në kanalin e saj në rrjetin social “Telegram”. “Situata në Ballkan po përkeqësohet, fitili i ‘fuçisë së barutit të Evropës’ ballkanike mund të ndizet në çdo moment si pasojë e veprimeve të ekstremistëve kosovarë me pajtimin ose nxitjen e drejtpërdrejtë të patronëve të tyre perëndimorë”, vuri në dukje diplomatja ruse. Sipas Zakharovas, “radikalët shqiptarë po përpiqen me këmbëngulje të heqin qafe serbët e Kosovës”. Diplomatja ruse kujtoi se forcat speciale kosovare ...
Komentet te RUSIA ME FUSHATË TË ASHPËR: PROBLEMI NË BALLKAN JANË EKSTREMISTËT KOSOVARË Janë të Mbyllura
Bordi në këtë seancë ka marrë vendim për të hyrat e lejuara maksimale për Ngrohtoren Qendrore (NQ) “Termokos”. Pas përmbylljes së shqyrtimit publik, Bordi ka shqyrtuar edhe komentet e palëve në lidhje me Raportin konsultativ të publikuar dhe në seancën e sotme ka vendosur që të aprovoj të hyrat e lejuara maksimale për NQ “Termokos” për sezonin e ngrohjes 2021/22. Vlera e të hyrave të lejuara maksimale për këtë sezonë është vendosur të jetë 7,185,202 euro, shkruan lajmi.net. Bazuar në të hyrat e aprovuara Bordi ka vendosur edhe për përcaktimin e tarifave të NQ “Termokos” për këtë sezonë. Struktura e tarifave të energjisë termike përmban 2 lloje të tarifave: ...
Komentet te ZRRE TREGON TARIFAT E REJA TË “TERMOKOS” PËR VITIN 2021-2022 Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se 66 pacientë po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19. 21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë që po marrin trajtim spitalor në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive. 33 janë pacientë post-covid, që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 5 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë Spital i Pejës, 4 pacientë Spitali i Gjakovës, 9 pacientë Spitali i Mitrovicës,11 pacientë Spitali i Ferizajt, 2 pacientë ...
Komentet te 66 PACIENTË NGA COVID-19 PO TRAJTOHEN NË SHSKUK Janë të Mbyllura
Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Franca dhe Italia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për kosovarët gjatë vitit 2020. Kjo është bërë e ditur sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat. Në total vendet e Bashkimit Evropian kanë lëshuar 31 mijë e 654 leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova. E para renditet Gjermania me 15 mijë e 895 leje qëndrimi të lëshuara, pas saj është Kroacia me 4 mijë e 488, e treta në listë është Sllovenia me 3 mijë e 904, e katërta renditet Franca me 1 mijë e 577 dhe e fundit është Italia me 1 mijë e 388, shkruan Telegrafi. Sipas Eurostat, në ...
Komentet te PESË SHTETET QË DHANË MË SHUMË LEJE QËNDRIMI PËR KOSOVARËT NË 2020 Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shplallë rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale. Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme. Express ka siguruar listën e të gjitha komunave, se sa ulëse në kuvendet komunale ka siguruar secila parti. Ndryshe, në 21 komuna të vendit do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve. Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave. ...
Komentet te JA SA ULËSE FITUAN PARTITË NË SECILËN KOMUNË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, bazuar në informacione të marra nga rrugët operative, ka realizuar një operacion mbi dyshimin se pesë (5) persona me profesion kamarier, janë të përfshirë në veprën penale “Falsifikim i parasë”, gjegjësisht pesë të dyshuarit po shpërndajnë para të falsifikuara metalike prej dy (2) euro. Me datë 02.11.2021, Hetuesit e NJRHKEK në Prizren, pas një mori veprimesh hetimore në bashkërendim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, si dhe me urdhër verbal nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, kanë bërë kontrollin e katër personave të dyshuar si dhe kanë kryer ...
Komentet te POLICIA E KOSOVËS ARRESTON PESË PERSONA TË DYSHUAR PËR FALSIFIKIM PARASH Janë të Mbyllura
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinë, Arben Vitia, ka zgjedhur një formë të re të fushatës së tij për të parin e Prishtinës. Ai ka zgjedhur që ta përqesh kundërkandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Përparim Ramën, përcjell lajmi.net. Vitia ka imituar Ramën në mënyrën e të folurit për projektin e tij rreth liqenit artificial. “Do ta rrënojmë Pallatin e Rinisë, do ta rrënojmë stadiumin…”, thotë Vitia në klipin e shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa pastaj qesh me këto fjalë duke imituar Përparim Ramën. Pas kësaj, Vitia thotë se nuk do të bëj një gjë të tillë. Kujtojmë se LDK-ja e kishte akuzuar më ...
Komentet te ‘ESKALON’ FUSHATA E VV-SË: ARBEN VITIA IMITON DHE PËRQESH PËRPARIM RAMËN (VIDEO) Janë të Mbyllura