14 pacientë me COVID-19 pozitivë po marrin shërbime shëndetësore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. ShSKUK njofton se tre pacientë janë në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme. ShSKUK njofton edhe se 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste post-covid, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë Spital i Pejës, 3 pacientë Spitali i Gjakovës, 7 pacientë Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë Spitali i Ferizajt, 2 pacientë ...
Komentet te 14 PACIENTË TË SPITALIZUAR ME COVID POZITIVË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shoqëruar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama në takim me struktura dhe me qytetarë. Abdixhiku ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook bashkë me kryetarët e zgjedhur të LDK-së në raundin e parë të zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti. “Me Kryetarët, në Dardani të Prishtinës.Sot, së bashku me kryetarët tashmë të zgjedhur, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, shoqëruam kandidatin tonë në Kryeqytet Perparim Rama, në takim me struktura e qytetarë për transformimin e madh dhe të domosdoshëm të Prishtinës. LDK, të gjithë për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku. ...
Komentet te ABDIXHIKU, MUHAXHERI E AHMETI NË PËRKRAHJE TË PERPARIM RAMËS Janë të Mbyllura
Kryeministri, Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëron në takimet në kuadër të “Open Balkan”, ka mbërritur rreth orës 18:00 në Beograd. Gjatë mbrëmjes së mërkurë, Rama dhe Vuçiç kanë darkuar bashkë me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Pjesëmarrës në këtë takim informal ka qenë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”. Vuçiç ka publikuar një video ku duket bashkë me Ramën duke pritur kryeministrin e Malit të Zi. “Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”, tha Vuçiq. “Ana Bërnabiq dhe unë i pritëm ...
Komentet te VUÇIQ POSTON FOTO NGA DARKA ME RAMËN NË BEOGRAD Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte të planifikuar të udhëtonte në nëntor për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Iowa, siç ishte shprehur edhe vetë Kurti, por ky udhëtim nuk do të ndodhë pas që Kurti nuk ka arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan, dhe në vend të tij ka udhëtuar zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz, shkruan Gazeta Metro. Burimet e Gazetës Metro brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë bërë të ditur se vizita e planifikuar e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, ka dështuar për arsye se nuk është arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan. Ishte vetë kryeministri Kurti i ...
Komentet te NUK E PRITI ASKUSH I NIVELIT TË LARTË: KURTIT I DËSHTON VIZITA NË SHBA, E DËRGON MINISTREN SCHWARZ Janë të Mbyllura
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. TS 35/10 kV Koliq do të ndërprehet: Dalja 10 kV Keqekollë Hajkobillë (Kodi:14016004) nga ora 10:00 deri 15:00 Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. 2. TS 35/10 kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet: Dalja 10 kV Vragolia (kodi: 15018007) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:10 dhe nga ora 12:50 deri 13:00 Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompen FAM GAS. Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit të tensionit të mesëm. 3. TS 35/10 kV Fushë Kosova II do të ndërprehet: NS 10/0.4kV TS ...
Komentet te KËTO JANË VENDET KU NESËR NUK DO TË KETË RRYMË Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga dita e nesërme qytetarët do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 edhe në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë. Sipas MSH’së, qytetarët do të mund të vaksinohen në këtë qendër nga ora 12:00 deri në orën 20:00. Nga kjo ministri kanë thënë se së shpejti procesi i vaksinimit do të filloj edhe në qendrat tregtare në komunat tjera. “Vaksinimi kundër COVID-19 me ekipe mobile. Mbaje larg virusin-Vaksinohu”, është bërë e ditur nga MSH. ...
Komentet te NGA DITA E NESËRME QYTETARËT DO TË MUND TË VAKSINOHEN EDHE NË “ALBI MALL” Janë të Mbyllura
Të gjithë studentët e universiteteve publike që janë në vitin e fundit të studimeve dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike profesionale që duan të përgatiten për tregun e punës e kanë mundësinë që të bëhen pjesë e programit KEDS Academy. Ndërkohë që pjesëmarrësit e suksesshëm do të kenë edhe mundësi punësimi në KEDS. Programi i KEDS Academy shërben si një dritare për ngritje në karrierë për të gjithë studentët dhe nxënësit pjesëmarrës, të cilët do të kenë mundësinë që të ndjekin ligjërata dhe të bëjnë punë praktike nëpër departamente të ndryshme të kompanisë. Drejtoresha për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj bën të ditur për KosovaPress se ...
Komentet te APLIKIMI PËR KEDS ACADEMY, MUNDËSI PËR RRITJEN PROFESIONALE TË TË RINJVE Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot rezultatet nga Qendra e Numërimit të Votave për kandidatët në kuvende komunale Në web-faqen e KQZ-së, është publikuar lista me numri i të gjitha votave të numëruara nga QNR-ja. LVV në garë për Kuvendin Komunal të Skenderajt kishte gjithsej 30 kandidatë, ku pesë kandidatët më të votuar për asamblistë janë: Hysni Mehani (1 mijë e 118 vota), Xhevat Nehbiu (103 vota), Bahri Zabeli (93 vota), Abedin Mula (69 vota), Islam Bekaj (67 vota), transmeton Telegrafi. Kurse, disa kandidatë nuk kanë arritur të marrin as nga 10 vota. Shaqir Mecinaj, 10 vota Muhamet Dervishaj, 9 vota Jeton Rrahmani, 9 vota Feke Dajaku, 7 ...
Komentet te TETË KANDIDATËT E LVV-SË PËR ASAMBLE QË NUK ARRITËN TË MARRIN AS NGA 10 VOTA NË SKENDERAJ Janë të Mbyllura
Në Prishtinë ka filluar takimi i parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se vetingu është kërkesë e qytetarëve të vendit për drejtësi. Kurti tha se tashmë reformat në drejtësi janë në proces, e që synim kanë kthimin e besimit të qytetarëve. Ai më tej ka shtuar se vendit i duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas. “Pas miratimit të koncept-dokumentit të procesit të vettingut sot kemi takimin e parë të grupit punues. Shtylla kryesore e vendit është drejtësia. Reformat në drejtësi janë prapa nesh dhe nuk kemi dilema se a mund të ...
Komentet te VIDEO-KURTI: VETTINGU KËRKESË E QYTETARËVE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Fifi dhe Granit Cana ditën e sotme (e mërkurë) janë përfshirë në një debat më të ashpër. Krejt kjo ndodhi pas spektaklit të mbrëmshëm në të cilin erdhi edhe e ëma e ish-futbollistit për t’i bërë një befasi të birit. Ajo i sugjeroi që ta tregonte më shumë veten dhe më pas është kritikuar edhe Fifi, me pretekstin se po e penalizon për ta bërë lojën siç duhet. Me këtë rast dyshja kanë filluar debatin me njëri-tjetrin, gjersa Fifi me një ton të ashpër ka kërkuar që të mos i flasë më. “Nuk të përzihem më. Unë do ta bëjë mirë mëngjes, natën e mirë”, ka nisur bisedën Raçi teksa ...
Komentet te ME TONE TË ASHPRA E DUKE QARË, FIFI DEBATON ME GRANITIN: ME MUA MOS FOL MË, JAM DUKE TË PENALIZUAR (VIDEO) Janë të Mbyllura