Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SALEPI I NGROHTË, SHIJE UNIKE DHE VLERA SHËNDETËSORE

Kuzhina
Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.   Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha. Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri. Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë. Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti. Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën. Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë ...
Komentet te SALEPI I NGROHTË, SHIJE UNIKE DHE VLERA SHËNDETËSORE Janë të Mbyllura

SERBIA NISI KRIJIMIN E `SERBISË SË MADHE`NGA BOSNJA PASI DËSHTOI ME KOSOVËN

Rajoni dhe Bota
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia pasi nuk mundi ta formojë “Serbinë e Madhe” përmes Kosovës, tash po e synon këtë përmes Bosnjë e Hercegovinës.   “Serbia e ndihmuar nga Rusia ka rifilluar krijimin e “Serbisë së Madhe” nga Bosnje e Hercegovinë, pasi nuk mundi ta bëjë këtë nga Kosova. Tensionet për ndarjen e Bosnjës po arrijnë pikën e vlimit, duke nxitur destabilizimin dhe luftërat e mundshme. Iniciativa “Open Balkan” shërben si mbulim fals…”, ka shkruar Tahiri në Twitter. Tension dhe frikë u përhap në Bosnjë e Hercegovinë pasi përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është ...
Komentet te SERBIA NISI KRIJIMIN E `SERBISË SË MADHE`NGA BOSNJA PASI DËSHTOI ME KOSOVËN Janë të Mbyllura

ZËDHËNËSI I BE-SË: MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN DUHET TË ZBATOHET

Lajme
Zëdhnësi i BE-së, Peter Stano, ka ripërsëritur sot se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të impelementohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.   I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”. “Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, ka thënë Stano. Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për median britanike BBC, ...
Komentet te ZËDHËNËSI I BE-SË: MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN DUHET TË ZBATOHET Janë të Mbyllura

RAMA: PËR TË MIRËN E SAJ, KOSOVA TË BËHET PJESË E `OPEN BALKAN`

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga takimi i Beogradit, ripërsëriti thirrjen që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, duke thënë se të gjitha shtetet janë të mirëpritura në këtë nismë rajonale.   Edi Rama krahasoi shqiptarët dhe serbët në Ballkan, sa i përket mosmarrëveshjeve, me francezët dhe gjermanët për Bashkimin Europian. “Kur vjen puna për Kosovën, është thënë e rithënë, që të tria vendet janë të ftuara të vijnë të ulen dhe të punojnë bashkë me ne për njerëzit e tyre. Çështja e mosdakordësisë ka rrugën e vet. Nëse të 6 vendet marrin pjesë, atëherë edhe për Kosovën dhe Bosnjën do të jetë shumë më mirë atmosfera për të ...
Komentet te RAMA: PËR TË MIRËN E SAJ, KOSOVA TË BËHET PJESË E `OPEN BALKAN` Janë të Mbyllura

MBRETËRIA E BASHKUAR MIRATON PILULËN KUNDËR COVID-19

Shëndetësi
Pilula e parë e krijuar për ta trajtuar COVID-19 është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pilula – molnupiravir – do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të rrezikuar të cilat janë diagnostikuar së fundmi me sëmundjen e COVID-19. Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zcvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen për gjysmë. Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për njerëzit e ndjeshëm si dhe me ata me imunitet të dobët. “Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Mbretëria e Bashkuar është vendi I parë në ...
Komentet te MBRETËRIA E BASHKUAR MIRATON PILULËN KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

PASI DËSHMOI NË SPECIALE, GAZETARI KOSOVAR KA DISA FJALË

Lajme
Gazetari kosovar, Halil Berisha, ka folur për herë të parë pas dëshmisë që ka dhënë Gjykatën Speciale, shkruan Express. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka falenderuar të gjithë personat që e kanë përkrahur publikisht e privatisht. Për pjesën e paraqitjes në Hagë, s’ka dashur të flasë shumë, por vetëm ka theksuar se stresin e presionin ia kanë larguar të gjithë ata që e kanë përkrahur. “Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj. Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam ...
Komentet te PASI DËSHMOI NË SPECIALE, GAZETARI KOSOVAR KA DISA FJALË Janë të Mbyllura

SI I VUNË NË QARKULLIM PARATË FALSO KAMERIERËT NË PRIZREN, ZBARDHEN DETAJE

Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga gjykata, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.B., T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”. “Sipas kërkesës, i pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar në Prizren është vërtetuar se i njejti me dashje posedon para të falsifikuara  me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta, në atë mënyrë që përgjatë periudhës së lartpërmendur i shet të pandehurit T.P., 1,250.00 € (Njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) të gjitha në monedha metalike nga 2 ...
Komentet te SI I VUNË NË QARKULLIM PARATË FALSO KAMERIERËT NË PRIZREN, ZBARDHEN DETAJE Janë të Mbyllura

PEDIATRI KOSOVAR KËRKON NGA QEVERIA TA “NDALOJË” DJEPIN NË KOSOVË: FËMIJA PËSON TRONDITJE TË TRURIT

Lajme Shëndetësi
Pediatri  kosovar, Gëzim Xharra ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit. Xharra tha se çuditet që Qeveria e Kosovës që mbi 20 vjet s’ka marrë masa në largimin e dhunshëm të djepave. “Çuditna qysh qeveria nuk ka marrë masa për largimin e dhunshëm të djepave që paraqet një torturë jashtëzakonisht të rëndë të trurit. Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, tha Xharra në RTV 21. Pediatri shtoi se truri i fëmijës tronditet gjatë përkundjes në djep./Gazeta Express ...
Komentet te PEDIATRI KOSOVAR KËRKON NGA QEVERIA TA “NDALOJË” DJEPIN NË KOSOVË: FËMIJA PËSON TRONDITJE TË TRURIT Janë të Mbyllura

MBI 90 MIJË FLETËVOTIME TË PAVLEFSHME NË ZGJEDHJET LOKALE

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjes sot publikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 17 tetorit për Kuvende Komunale.   E sipas KDI-së, ajo që mbetet shqetësuese është numri tejet i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme. KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Ferizaj, Shtime e Podujevë Sipas Eugen Cakollit nga ky institut, janë mbi 90 mijë fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta në nivel vendi, prej tyre 70 mijë janë vetëm për kuvendet komunale që paraqet edhe pjesën më problematike. Sipas tij kjo situatë është e papranueshme dhe duhet të adresohet menjëherë, duke punuar në ndryshimin e dizajnit të fletëvotimeve. Ky është statusi i tij i plotë: Edhe në këto zgjedhje ka vijuar ...
Komentet te MBI 90 MIJË FLETËVOTIME TË PAVLEFSHME NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura

GIACOBBE KUJTON 60-VJETORIN E THEMELIMIT TË USAID

Lajme
I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe Jr, ka kujtuar 60-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).   Përmes një postimi në Twitter ai tha se 60 vjet më parë USAID u krijua për të “promovuar vlerat demokratike dhe për të çuar përpara një botë të lirë, paqësore dhe të begatë”. “Puna thelbësore e tij është për realizimin e premtimit për paqe, drejtësi dhe prosperitet për kosovarët. Gëzuar ditëlindjen e 60-të”, ka shkruar tutje J. Giacobbe Jr. I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe Jr, ka kujtuar 60-vjetorin ...
Komentet te GIACOBBE KUJTON 60-VJETORIN E THEMELIMIT TË USAID Janë të Mbyllura