Numër i madh i bashkatdhetarëve të cilit ishin për festat e fundvitit në Kosovë, janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari. Ndërkaq në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë Merdarë ku për të dalë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë deri në 3 orë. Situatë pothuajse e njëjtë paraqitet edhe në pikën kufitare Jarinje ku pritjet për të dalë janë 20-30 minuta, dhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku pritjet janë 35-45 minuta. ...
Komentet te BASHKATDHETARËT MË SHUMË SE 20 ORË PRITJE NË KUFIRIN SERBI-HUNGARI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjithë qëllimi i fshehjes së sendeve me vlerë është që të mos gjenden lehtësisht nga hajdutët. Sidoqoftë, kur e mendon, s’është aq e thjeshtë të gjesh një vend. Rekomandohet t’i fshihni paratë a bizhuteritë para syve, sepse kështu s’do t’i vërë re njeri. Nëse një hajdut hyn në shtëpinë tuaj për t’ju vjedhur, dijeni se synon të qëndrojë sa më pak kohë të jetë e mundur. Prandaj, do të kërkojë për gjëra me vlerë në këto vende: nën dyshek, në këllëf a nën jastëk, në kavanoza, në sirtarin e të brendshmeve dhe nën krevat. Nëse ju bien në dorë kuleta lapsash, ruajini, në të kundërt, blijini. Me ndihmën e ...
Komentet te KU T’I FSHIHNI SENDET ME VLERË NË SHTËPI Janë të Mbyllura
Dëshironi të bëni picë të përsosur në shtëpi si një profesionist? Ne ju zbulojmë sekretet dhe truket e mjeshtërve më të mirë të picave, me të cilat ky ushqim më e preferuar në mbarë botën do të kënaqë familjen dhe miqtë tuaj. 1. Zgjedhja e majasë është e rëndësishme. Përdorni majanë më të freskët të mundshme që mund të gjeni dhe, përzieni në një filxhan me ujë të ngrohtë. 2. Përbërësit e picës. Kini kujdes të mos i vendosni shumë mbushje picës pasi korja do të marrë më shumë kohë për t’u pjekur. 3. Përdorni lloje të ndryshme mielli. Nëse dëshironi të përgatisni një picë nga mielli me drithëra të plota, shtoni ...
Komentet te MJESHTRIT E PICAVE KËSHILLOJNË: DHJETË TRUKE PËR PICË MË TË MIRË Janë të Mbyllura
Që nga shkarkimi i Bernard Challandes, Kombëtarja e Kosovës vazhdon të jetë pa trajner, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u vlerësuar emrat potencial për këtë pozitë dhe se një vendim final do të merret në muajin mars. Vitit 2021 përfundoi me një bilanc negativ për “Dardanët” duke pësuar katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, duke provuar kështu se as trajneri i përkohshëm Primos Gliha nuk solli freski në skuadër e cila dukej se kishte humbur motivin për të marrë rezultate pozitive. Tek sa po ofrojnë ditët kur do të vendoset për trajnerin e ri, analistët dhe trajnerët ...
Komentet te BËHET THIRRJE PËR PËRZGJEDHJE TË KUJDESSHME TË TRAJNERIT TË RI TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Në kuadër të provës javore, shtëpia e Big Brother VIP do të shndërrohet në një fermë deri në spektaklin e së martës. Banorët do të kujdesen për një lopë, dy dele, një qingj, një dhi dhe 5 pula. Kjo ka sjellë edhe përplasje mes banorëve. Në një moment, Beatrix duket se është mërzitur me Donaldin dhe këtë e ka bërë të qartë duke thënë: “Donaldi e tradhton Beatrixën me lopën. I thotë Batrixës do të bëj një pikturë dhe ndërkohë pikturon lopën.” Me këtë u shkaktuan shumë të qeshura. Por në fakt, Beatrix ishte mërzitur me të sepse donte që të rrinte me qingjin por ia kishte marrë Donaldi. Reagimi ...
Komentet te “DONALDI E TRADHTON BEATRIXËN ME LOPËN”, BANORËT SHKRIHEN SË QESHURI Janë të Mbyllura
Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar një koment nga kryeministri Kurti për aplikimin e 56 mijë qytetarëve për viza pune në ambasadën gjermane në Kosovë. Siç shkruan në profilin e tij në Facebook, transmeton Express, Haradinaj pyet nëse Qeveria Kurti ishte “qeveri e shpresës”. “Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë. Qeveria e këtij Kryeministri, me politika të majta ekstreme, frikësoi kapitalin vendor duke e nxjerrë jashtë dhe duke u ulur shuma e investimeve. Ajo përpos se nuk e përkrahu, krijoi armiqësi me sektorin privat”, shkruan Haradinaj. Sipas tij, ...
Komentet te HARADINAJ – KURTIT: 56 MIJË QYTETARË APLIKUAN PËR VIZA PUNE, A ISHIT JU QEVERIA E SHPRESËS? Janë të Mbyllura
Gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të nis nesër sipas planifikimeve. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. E pyetur se shkaku i gjendjes me pandeminë COVID-19 a ekziston mundësia që të ketë masa shtesë për fillimin e procesit mësimor, Nagavci tha se kjo u takon task forcave në nivel komune që të marrin vendime. “Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë sipas planifikimit. Pasi në fuqi janë të gjithë skenarët, përfshi ata me mundësinë për mësimin nga distanca apo me numër të kufizuar të nxënësve, do të jetë në kompetencë të Task forcave në nivel komune të marrin vendim për ndonjërin nga skenarët në ...
Komentet te NAGAVCI: GJYSMËVJETORI I DYTË FILLON NESËR, PËR SKENARËT E ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VENDOSIN TASK FORCAT NË NIVEL KOMUNE Janë të Mbyllura
Është publikuar deklarata e Nasim Haradinajt si dëshmitar për rastin e publikimit të dosjeve që kishin arritur në OVL-UÇK, e shpërndarja e të cilave më pas u bë arsye për arrestimin e tij dhe të Hysni Gucatit. Në një deklaratë të shkruar, Haradinaj thotë se në dërgesën e dytë, të njohur si “Rrufeja 2” kishte komunikime me autoritetet serbe dhe të njëjtat kishin emrin e Kryeprokurorit të mëhershëm të Task Forcës së Speciales, Clint Williamson, shkruan lajmi.net. “Këto letra përmbanin dokumente me emrin e Kryeprokurorit të atëhershëm Clint Williamson. Kishte edhe shumë komunikime me autoritetet serbe. Si dhe koordinatorin [REDAKTUAR] dhe Vladimir Vuçkoviq,. Kishte edhe letra falënderimi për bashkëpunimin ...
Komentet te HARADINAJ SHKRUAN DEKLARATË NË HAGË Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Brezovicë-Shtërpcë, në të cilin 6 persona janë lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, teksa pesë persona janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë. “Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë – Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë ...
Komentet te AKSIDENT I RËNDË NË BREZOVICË, GJASHTË TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Sedat Ajvazi me prejardhje nga Lugina e Preshevës jeton në Kosovë që muaji qershor i vitit 1999. Për më shumë se 22 vjet ai thotë se e ka pasur të pamundur që të fitonte nënshtetësinë apo të pajisjes më ndonjë dokument të Kosovës. Sedati nuk ka as dokumente valide të Serbisë, pasi autoritet serbe atje i kanë pasivizuar adresën. “Aktualisht unë jam në Kosovë person në të zezën. Nuk mund të më verifikoj as Policia e Kosovës e as Policia e Serbisë. Dokumentet e Serbisë i kam pa afat, do të thotë ato sistemi nuk i pranon për shkak të pasivizimit atje. Të Kosovës nuk kam kurrfarë dokumenti edhe ...
Komentet te NË KOSOVË NË TË ZEZËN, NË SERBI ME ADRESË TË PASIVIZUAR Janë të Mbyllura