Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KRASNIQI: KOSOVA ËSHTË KRENARE ME THAÇIN, VESELIN DHE ÇLIRIMTARËT TJERË

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një vjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka thënë se ata nuk janë këtu, por sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e këtij vendi. Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se kurrë dhe nga askush nuk mund të ndryshohet historia jonë dhe as të tjetërsohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare e drejtë dhe e pastër. “Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm ...
Komentet te KRASNIQI: KOSOVA ËSHTË KRENARE ME THAÇIN, VESELIN DHE ÇLIRIMTARËT TJERË Janë të Mbyllura

BASHKËPUNËTORËT NË FAMILJEN E THAÇIT:ÇLIRIMTARËT DO KTHEHEN SI TË PAFAJSHËM

Lajme
Sot janë bërë një vit prej kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku edhe po akuzohen nga Dhomat e Specializuara. Prandaj, bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit, Hashim Thaçi shkuan në konakun e tij në Burojë të Skenderajt, ku edhe takuan familjarët e tij.   Krahas këshilltarëve politik në këtë vizitë ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ku u priten nga babai i ish-kreut të UÇK-së, Haxhi Thaçi. Pas takimit, këshilltari politik i ish presidentit Thaçi, Ismail Syla sot vizituan familjen Thaçi për të shprehur nderim për këtë ...
Komentet te BASHKËPUNËTORËT NË FAMILJEN E THAÇIT:ÇLIRIMTARËT DO KTHEHEN SI TË PAFAJSHËM Janë të Mbyllura

SERBIA E PARA, KOSOVA E DYTA NË RAJON PËR RRITJEN E ÇMIMEVE

Lajme
Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve për 4. 9 për qind në shtetet e rajonit. Në vend të parë qëndron Serbia me 5.7 për qind, ndërsa në vend të tretë është Bullgaria me një inflacion prej 4.8 për qind. Listën e vendeve e me normën më të lartë të rritjes së çmimeve e mbyll Mali i Zi dhe Shqipëria me 2.9 për qind përkatësisht 2.5 për qind.   Në Kosovë, kohëve të fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum. Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar ...
Komentet te SERBIA E PARA, KOSOVA E DYTA NË RAJON PËR RRITJEN E ÇMIMEVE Janë të Mbyllura

KURTI, KONJUFCA E VITIA BËJNË HOMAZHE TE VARRI I ASTRIT DEHARIT

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.   Homazhe bën dhe familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë raporton Ekonomia Online.. Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren. ...
Komentet te KURTI, KONJUFCA E VITIA BËJNË HOMAZHE TE VARRI I ASTRIT DEHARIT Janë të Mbyllura

SHTYHET RAPORTIMI I BESNIK BISLIMIT NË KOMISIONIN PËR INTEGRIME EVROPIANE

Lajme
Është shtyrë për javën e ardhshme raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.   Kjo për shkak se në mes të anëtarëve të Komisionit nuk është arritur dakordim lidhur me disa nga pikat e rendit të ditës. Kësisoj edhe Bislimi ka qenë i pajtimit që kjo mbledhje të shtyhet për javën e ardhshme. Në rend ditë kanë qenë të parapara këto pika: RENDI I DITËS 1.    Miratimi i rendit të ditës; 2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 21.10.2021; 3.    Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog; 4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “ Amendamentit ...
Komentet te SHTYHET RAPORTIMI I BESNIK BISLIMIT NË KOMISIONIN PËR INTEGRIME EVROPIANE Janë të Mbyllura

EDHE MBI 100 AFGANË LARGOHEN NGA KOSOVA

Lajme
Edhe 100 afganë janë larguar nga Kosova në mëngjesin e sotëm.   Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Amerikës në Prishtinë me anë të një postimi në Twitter. Ata kanë bërë të ditur se të njëjtit do të nisin jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sot në mëngjes, një fluturim i katërt u nis nga Kosova, me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e Ambasadës. /Lajmi.net/   ...
Komentet te EDHE MBI 100 AFGANË LARGOHEN NGA KOSOVA Janë të Mbyllura

NJË VIT PREJ KUR THAÇI, VESELI, KRASNIQI E SELIMI U TRANSFERUAN NË HAGË

Lajme
Sot është bërë një vit prej kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.   Aktakuza ndaj Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u konfirmua më datë 4 nëntor të vitit 2020, ndërsa një ditë pas e njëjta gjë i ndodhi edhe Kadri Veselit e Hashim Thaçit, i cili po atë ditë dha dorëheqje nga posti i presidentit. Lajmin për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi e pati konfirmuar avokati i tij, pasi njësitet e EULEX-it mëngjesin e datës 4 nëntor 2020 e kanë bastisur shtëpinë e Krasniqit. “Krejt çfarë ...
Komentet te NJË VIT PREJ KUR THAÇI, VESELI, KRASNIQI E SELIMI U TRANSFERUAN NË HAGË Janë të Mbyllura

TAYNA DHE LEDRI PUBLIKOJNË BASHKËPUNIMIN E RI “HALA” (VIDEO)

ShowBiz
Dy rap-artistët e njohur të estradës, Ledri Vula dhe Tayna, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.   “Hala” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop. Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese, duke shkruar secili pjesën përkatëse të tij. Kënga është vizualizuar edhe me klip, ku ashtu si pothuajse në çdo video muzikore tjetër, Tayna vjen me një paraqitje mjaft atraktive. Ana vizuale i është besuar produksionit vendor, Sekuencë Studio. Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Ledrit. Dyshja në fjalë bashkëpunuan edhe në dhjetor të vitit 2018, në një këngë ...
Komentet te TAYNA DHE LEDRI PUBLIKOJNË BASHKËPUNIMIN E RI “HALA” (VIDEO) Janë të Mbyllura

1 VIT DO ZGJASË PROCESI I TRAJNIMIT TË KUADROVE QË KANË APLIKUAR NË PK (VIDEO)

Lajme
Po i tregojnë të gjitha ushtrimet me të cilat do të përballën.   Ditë më parë është hapur konkursi për mbrojtje të afërt në kuadër të njësisë speciale të policisë së Kosovës. Kjo njësi e cila cilësohet më e rëndësishmja, e themeluar që nga vitit 2002, kërkon, mençuri, edukim dhe fuqi fizike.   Numër i madh i policëve të cilët janë regjistruar për tu bërë pjesë e këtij njësiti, po trajnohen nga instruktor profesional të trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga profesionistë të kësaj fushe. Shefi i trajnimeve dhe delegacioneve thotë se përzgjedhja e kandidatëve për t`u bërë pjesë e këtij njësiti, do të jetë transparente. “Është një kokurence jashtëzakonisht ...
Komentet te 1 VIT DO ZGJASË PROCESI I TRAJNIMIT TË KUADROVE QË KANË APLIKUAR NË PK (VIDEO) Janë të Mbyllura

ARRESTOHET 39 VJEÇARI NË FERIZAJ, GODITI DISA HERË BASHKËSHORTEN E TIJ

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, transmeton Telegrafi. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e “Recakut’’ në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa ...
Komentet te ARRESTOHET 39 VJEÇARI NË FERIZAJ, GODITI DISA HERË BASHKËSHORTEN E TIJ Janë të Mbyllura