Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heronjve dhe dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti, në fshatin Apterushë të Rahovecit janë bërë homazhe. Me këtë rast u përurua edhe Kulla Muze që mban në vete vlera kulturore dhe historike të popullit shqiptar. Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se Toni ishte ndër të parët që bëri organizimin e luftës në këtë zonë, andaj si i tillë e kishte edhe besimin e plotë të tij si komandant dhe të bashkëluftëtarëve. “Xhelal Hajda është një nga nismëtarët e luftës për liri, në Dukagjin. Është njëri ndër të parët që ka ...
Komentet te PËRKUJTOHEN TONI E MICI: ISHIN NDËR NISMËTARËT E LUFTËS PËR LIRI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dy artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare, Capital T dhe Elvana Gjata kanë sjellë një projekt të ri muzikor. Kënga mban titullin “Flakë” dhe shënon bashkëpunimin e tretë mes dyshes së famshme. Kënga është prodhuar nga Panda Music, ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur vetë Capital T bashkë me Tonic dhe Denk. Kënga, që u publikua para pak orësh, është pritur shumë mirë nga fansat. ...
Komentet te CAPITAL T DHE ELVANA GJATA PUBLIKOJNË DUETIN E RI (VIDEO) Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje, sipas deputetit Haki Abazi, mund të fitojë në të 12 komunat ku është në balotazh. Ai thotë se në raundin e dytë, kandidatët e Vetëvendosjes do të dalin në pah me ofertën e tyre, pasi edhe zvogëlohet zhurma dhe lidhja e rrjeteve të interesit. Abazi thekson se koalicioni i vetëm që do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me qytetarët, pasi partitë politike ende nuk janë reformuar plotësisht. Deputeti i mazhorancës në një intervistë për KosovaPress kritikon edhe opozitën për qëndrimin rreth ngritjes së çmimeve, derisa është i vendosur se Kosova s’do të bëjë asnjë kompromis në raport me dialogun me Serbinë. “Në 12 vendet ku ...
Komentet te ABAZI: NUK DO TË BËJMË KOMPROMISE NË RASTIN E ASOCIACIONIT Janë të Mbyllura
Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA. Grenell në një postim në Twitter ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë. Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump. Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”. Postimi i plotë i Grenell: Biden ...
Komentet te GRENELL REAGON PASI SHBA INJOROI KOSOVËN PËR SAMITIN E DHJETORIT Janë të Mbyllura
Tensionet në Bosnje e Hercegovinë janë në rritje pasi entiteti i “Republikës Serbe” atje ka ndërmarrë disa veprime kohën e fundit, të cilat janë vlerësuar se po dëmtojnë rendin kushtetues të vendit dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka kërcënuar me ndarje. Gjendja në Bosnje e Hercegovinë nisi të bëhej shqetësuese pas këtij kërcënimi dhe për të qetësuar qytetarët e për të dërguar mesazh se nuk do të ketë luftë në këtë vend, të dielën për vizitë atje do të jetë zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Por, sa mund të jetë e rrezikuar Kosova ...
Komentet te SA RREZIKOHET KOSOVA NGA TENSIONET NË BOSNJE E HERCEGOVINË, FLET NJOHËSI I ÇËSHTJEVE TË SIGURISË Janë të Mbyllura
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, ka ndarë 6.7 milionë euro më shumë se që ishte paraparë në maj të këtij viti për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore, duke zgjatur kështu edhe periudhën e pagesës deri në fund të këtij viti. Kështu, kostoja fillestare prej 11 milionë eurosh tashmë është rritur në 17.7 milionë euro. Më 6 maj të këtij viti, me 61 vota për, pa praninë e deputetëve opozitarë, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi lidhur me kërkesën e NP KOSTT për të siguruar 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. ...
Komentet te NDAHEN MBI 6 MILIONË EURO SHTESË PËR RRYMËN NË VERI DERI NË FUND TË VITIT Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në shtetin e Iowa-s, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Programit për Partneritet Shtetëror mes Kosovës dhe Ioëa-s në sektorin e mbrojtjes. Siç thuhet në komunikatën e MPJD-së, delegacioni i Kosovës po zhvillon takime me përfaqësues të lartë institucionalë të këtij shteti dhe janë duke marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me qëllim të shënimit të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë ditës së ...
Komentet te DELEGACIONI I KOSOVËS, TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË LARTË TË IOWA-S Janë të Mbyllura
Për shkak të rritjes së çmimeve, tani rritja e pagës minimale është urgjente, thanë njohësit e çështjeve ekonomike për Ekonomia Online. Dardan Abazi nga INDEP, në një deklaratë për Ekonomia Online, tha se për ta është shumë shqetësuese jo vetëm rritja kaq e shpejtë dhe rapide e çmimeve por edhe qasja e kësaj qeverie kundrejt kërkesave të konsumatorëve dhe kategorive më të ndjeshme në shoqëri. “Për ne si organizatë që punon në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe që jemi duke implementuar platformën për mbrojtjen e konsumatorëve është me të vërtetë shqetësuese që të shohim një rritje kaq rapide dhe të papritur të çmimeve në një kohë kaq të ...
Komentet te NGRITJA E ÇMIMEVE – RRITJA E PAGËS MINIMALE URGJENTE Janë të Mbyllura
Sonte ka pasur hyrje të re në ‘BBV’. Befasia e këtij episodi ishte ardhja e deputetes kosovare, Adriana Matoshi. Për shkak të shoqërisë së ngushtë me Arjola Demirin, edhe ‘Sasa’ vendosi ti bënte një befasi asaj. “Kam ardh me të thënë që jam krenare me ty, e din qëllimin pse ke hy këtu, të lutna rri vetvetja, ti je shumë e drejt”, janë fjalët që Adriana i tha mikes së saj./GazetaSinjali/ ...
Komentet te ADRIANA MATOSHI FUTET NË BIG BROTHER VIP Janë të Mbyllura
Ditë më parë një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Gjykatën Speciale. Hashim Thaçi e as Kadri Veseli nuk pranuan të vizitohen nga këta zyrtarë. Për arsyen ka folur Ismail Syla, ish-këshilltar dhe bashkëpunëtor i presidentit. Ish-presidenti dhe ish-kryetari i parlamentit nuk janë të hatruar me dikë nga stafi, por me shefen e tyre, Albulena Haxhiun po. “Po si mos të refuzohet një vizitë kur njëra nga ato që qenka prononcuar midis parlamentit e quan njërin prej atyre kriminel, pra dikë që të akuzon e të etiketon?” – u përgjigj Syla kur u pyet në Klan Kosova për arsyen e këtij refuzimi. Lidhur me ...
Komentet te PSE HASHIM THAÇI NUK E PRANOI VIZITËN E ZYRTARËVE TË MINISTRISË SË DREJTËSISË? Janë të Mbyllura