Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KUSH ËSHTË BOJAN DIMIQ I BIA-S SERBE QË ËSHTË NË KONFLIKT ME TRAJKOVIQIN?

Rajoni dhe Bota
Bojan Dimiç, i dekoruar nga preisdenti i Serbisë Vuçiç, kishte ngritur padi ndaj Rada Trajkoviçit, politikanes serbe nga Kosova, me ç’rast asaj i është ndalur pensioni nga shteti i Serbisë.   Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar opinionin se i është bllokuar pensioni nga shteti serb nga përmbaruesit që janë duke e kryer vendimin e procesit gjyqësor, për të cilin asnjëherë nuk është informuar. Që të dy serbët, edhe Dimiç edhe Trajkoviç janë serbë nga Kosova. Armiqësia e tyre është e vjetër, porse ajo është rritur pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, në vitin 2018 në Mitrovicë. Rada Trajkoviç, kishte deklaruar për median “Nova” se, Oliver ...
Komentet te KUSH ËSHTË BOJAN DIMIQ I BIA-S SERBE QË ËSHTË NË KONFLIKT ME TRAJKOVIQIN? Janë të Mbyllura

AUSTRIA E PËRKUSHTUAR PËR TA NDIHMUAR KOSOVËN NË RIMËKËMBJE EKONOMIKE

Ekonomi Lajme
Ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger, tha për Ekonomia Online se janë të përkushtuar të ndihmojnë Kosovën në rimëkëmbjen ekonomike, duke theksuar se gjatë vitit të ardhshëm do të organizohet një panair biznesi nga kjo Ambasadë për t’i njoftuar nga afër kompanitë austriake me mundësitë për të investuar në Kosovë.   Weidinger duke u shprehur i lumtur që Austria është shteti i katër me më së shumti investime në vend, vlerëson se kompanitë austriake e shohin Kosovën si vend strategjik. “Epo, me siguri mund të them se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve kanë qenë shumë të ngushta. Ne e kemi përkrahur që nga fillimi pavarësinë e Kosovës, gjithashtu rrugën e Kosovës ...
Komentet te AUSTRIA E PËRKUSHTUAR PËR TA NDIHMUAR KOSOVËN NË RIMËKËMBJE EKONOMIKE Janë të Mbyllura

ARRESTOHET KRYETARI I NJË DEGE TË VV-SË NË VITI, DYSHOHET PËR DHUNIMIN E NJË TË MITURE

Lajme
Kryetari i njërës nga degët e Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”, mëson Gazeta Sinjali. Ai dyshohet se ka dhunuar një të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur më 4 nëntor. Por e njëjta, pas një dite është gjetur dhe ka deklaruar se është dhunuar nga një burrë. Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari për këtë rast, Bislimaj, pas arrestimit është intervistuar, dërguar në mbajtje dhe më pas është liruar. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. ...
Komentet te ARRESTOHET KRYETARI I NJË DEGE TË VV-SË NË VITI, DYSHOHET PËR DHUNIMIN E NJË TË MITURE Janë të Mbyllura

LUMTURIJE NONAJ, RAPSODJA NGA MALËSIA E MADHE QË LUAN NË LAHUTË (VIDEO)

Lajme
Prej 17 vitesh Lumturije Nonaj ngjitet në skena, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përcjellë me lahutë këngët e keshnikëve dhe jehonën e Alpeve shqiptare. Ajo është e para dhe e vetmja lahutare, që përcjellë një traditë të herëshme të folklorit shqiptar. Me prejardhje nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturija është mbesa e lahutarit të njohur Gjokë Nonaj, i cili nuk i’u nda lahutës deri në moshën 107-vjeçare, kur edhe ndërroi jetë. Lumturije Nonaj thotë se dëshira e saj është që të mos jetë e vetme si lahutare. “Si familje, brez pas brezi jena lahutarë. Edhe unë nuk kisha si të jem ndryshe, por lahutare. Edhe jam vazë e vetme ...
Komentet te LUMTURIJE NONAJ, RAPSODJA NGA MALËSIA E MADHE QË LUAN NË LAHUTË (VIDEO) Janë të Mbyllura

RAMA:NË ASNJË TRYEZË KU MERREN VENDIMET E MËDHA S’FLITET PËR IDENË E KURTIT

Lajme
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se nuk duhet humbur kohë për të diskutuar lidhur me idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rimodelimin e CEFTA-s në SEFTA. Ai në një intervistë televizive për “News24”, tha se këto ide janë legjitime por që nuk shihet me interes në asnjërën nga tryezat ku merren vendime të mëdha.   Rama deklaroi se askush nuk duhet që ta përdorë fuqinë e popullit për të hyrë në rrugë ku është vetëm dhe pa mbështetje. “Këto janë ide që absolutisht janë legjitime që mund të konsultohen por që janë humbje kohe, për sa kohë që askush nuk i shef me interes në tryezat me ...
Komentet te RAMA:NË ASNJË TRYEZË KU MERREN VENDIMET E MËDHA S’FLITET PËR IDENË E KURTIT Janë të Mbyllura

MOLLIQAJ: KREJT DHE DREJT NUK ËSHTË DEMOKRACI

Lajme
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se është e rrezikshme, e që sipas tij, parulla e VV-së ‘krejt dhe drejtë’ nuk është demokraci.   Këtë reagim, Molliqaj e bëri pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden. “Krejt dhe drejtë nuk është demokraci. Qeveria e Kosovës është e rrezikshme dhe thellësisht antidemokratike. Do të ishte kështu edhe po të ftohej në Samitin e Demokracisë. Dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe do të ftohet nga amerikanët. Po pati përputhje agjendash, Kurti do të mbështetet nga ShBA, por kjo nuk do ta bëjë demokrat. Ani pse, ...
Komentet te MOLLIQAJ: KREJT DHE DREJT NUK ËSHTË DEMOKRACI Janë të Mbyllura

ENDRIT THAÇI POSTON FOTOGRAFI TË ISH-PRESIDENTIT THAÇI ME MIQËT NDËRKOMBËTARË!

Lajme
Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi,   Endrit Thaçi  në llogarinë e tij në instagram ka postuar disa fotografi të ish- Presidentit Thaçi me miqët ndërkombëtarë, në këto fotografi ka një mbishkrim ”Koha kur kishte  kush të kujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqët ndërkombëtarë”,ka shkruar ai./DielliNews.info     ...
Komentet te ENDRIT THAÇI POSTON FOTOGRAFI TË ISH-PRESIDENTIT THAÇI ME MIQËT NDËRKOMBËTARË! Janë të Mbyllura

RASTE TË REJA ME COVID-19!

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.242 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës. Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429. Në total numri i rasteve aktive është 446. ...
Komentet te RASTE TË REJA ME COVID-19! Janë të Mbyllura

GJENDET NË NJË HUMNERË NË MALIN E DAJTIT TRUPI I PAJETË I BIZNESMENIT NGA SHQIPËRIA, RUZHDI HOXHA

Shqipëri
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë të shtunë në malin e Dajtit, pas 13 ditësh. Viktima, mëson Top Channel, është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi në një humnerë, në zonën e Dajtit. Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku. Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. Zhdukjen e tij e kishte denoncuar djali i tij Saimir Hoxha, pas 4 ditësh pritje për kthimin e tij. Ndërkohë siç Top Channel raportonte dje, njeriu i fundit që kishte takuar biznesmenin ishte Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon, i cili ...
Komentet te GJENDET NË NJË HUMNERË NË MALIN E DAJTIT TRUPI I PAJETË I BIZNESMENIT NGA SHQIPËRIA, RUZHDI HOXHA Janë të Mbyllura

KOSOVA RREZIKON VALËN E KATËRT TË COVID, EKSPERTËT KËRKOJNË VIGJILENCË

Shëndetësi
Evropa, sipas OBSH-së, është sërish epiqendër e pandemisë, me një rritje prej 55 përqind të rasteve në 4 javët e fundit. Kosova aktualisht është në një situatë të qetë pandemike, por shtetet përreth numërojnë qindra e mijëra raste ditore me COVID-19. Ekspertët shëndetësorë kërkojnë zbatim më rigoroz të masave dhe vigjilencë nga institucionet pasi fundi i dhjetorit mund ta gjejë vendin në valën e katërt të COVID-it.   Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla u shpreh se fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe mosrespektimi i masave anti-COVID mund të bëjë që në fund të dhjetorit apo në janar, vendi të ballafaqohet me ...
Komentet te KOSOVA RREZIKON VALËN E KATËRT TË COVID, EKSPERTËT KËRKOJNË VIGJILENCË Janë të Mbyllura