Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytet të ndryshme të vendit, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 318 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Sipas Policisë, gjithashtu janë shqiptuar edhe 1416 tiketa trafiku. Ndërkohë, kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale. ...
Komentet te 318 GJOBA PËR MOSRESPEKTIMIN E MASAVE ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Kosovë, vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, nuk është në kalendarin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Papilloma virus është infeksioni më i zakonshëm, i cili transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky infeksion mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës. Vaksina HPV, në bazë të studimeve të bëra së fundmi nga Organizata e Britanisë së Madhe “Cancer Research”, tregon se kjo vaksinë ka zvogëluar rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind. Kanceri i qafës së mitrës vret qindra mijëra gra çdo vit në ...
Komentet te KOSOVA MBETET I VETMI SHTET NË RAJON PA VAKSINË KUNDËR HPV Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 8 nëntori deri më 12 nëntor temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Sipas këtij instituti, të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Njoftimi i plotë: (08 – 12 nëntor 2021) Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR PESË DITËT E ARDHSHME Janë të Mbyllura
Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia thotë se pavarësisht rezultatit në balotazhin e Prishtinës, ai nuk do të kthehet më në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Vitia në “Debat Plus” thotë se koha e shkurtër në fushatë ka mundur të jetë ndër faktorët kryesor që ai nuk mundi të fitonte qysh në raundin e parë garën për Prishtinën. “Ishte një fushatë dhjetë ditore që natyrisht qytetarët e Prishtinës nuk u bindën. Nuk kisha kohë për ta elaboruar këtë program. Edhe pse isha i pari në garë qytetarët më dhanë edhe një mundësi për ta elaboruar më shumë këtë program”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ai thotë se edhe ...
Komentet te ARBEN VITIA THOTË SE SË SHPEJTI DO TË EMËROHET MINISTRI I RI I SHËNDETËSISË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 11:00. Në rend dite janë katër pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. Ndërkohë pritet të caktohet data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jetë debati parlamentar mbi veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe Projekti i Gazit me MCC. Ndryshe, në mbledhjen e saj të kaluar, Kryesia e Kuvendit dështoi që të caktojë datën e seancës së re plenare. Ky është rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit: Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare ...
Komentet te NESËR MBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT Janë të Mbyllura
Kosova mbeti ndër vendet e pakta të cilat nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në samitin ku marrin pjesë mbi 100 shtete nga e gjithë bota, jashtë mbeti shteti i Kosovës. Bashkë me Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u ftuan edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina, Hungaria dhe Turqia. Kësisoj, Kosova u rendit në mesin e shteteve të cilat shpesh herë u lanë anash nga Amerika si pasojë e veprimeve të tyre. Reagime të shumta lidhur me këtë pati nga shoqëria civile, nga partitë opozitare por jo edhe nga krerët e shtetit, si Presidentja Vjosa Osmani si dhe Kryeministri Albin ...
Komentet te MUSTAFA: AMERIKA PO VEPRON ME SANKSIONE NDAJ DREJTUESVE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për DW ka folur për Asociacionin e Komunave Serbe, rrezikun e bosnjëzimit të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe për “Open Balkan” ndaj të cilit është kategorisht kundër. DW: Zoti Kurti, ju keni disa muaj në qeveri si kryeministër i Kosovës me një mandat të fituar me mbi 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Sa ja keni dalë që të përmbushni përgjegjësitë tuaja karshi gjithë asaj mbështetjeje që keni marrë. Opozita ju kritikon vazhdimisht për mospërmbushje të premtimeve. Kurti: Unë besoj që kemi qenë të sukseshëm gjatë këtyre tetë muajve të qeverisjes sonë, kemi fituar një mandat ...
Komentet te KURTI: SIPAS KUSHTETUTËS NUK MUND TË KETË ASOCIACION MBI BAZA ETNIKE Janë të Mbyllura
Kosova ka ndaluar lojërat e fatit që nga viti 2019, e që nga atëherë asnjë Qeveri nuk ka marrë iniciativën për fuqizimin e një Ligji për lojërat e fatit. Lojërat e fatit në vendin tonë vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë ilegale, që nga koha kur Qeveria e Kosovës me në krye me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kishte marrë vendim që me një projektligj të veçantë të ndalojë këtë veprimtari. Edhe pse brenda një viti lojërat e fatit kanë derdhur në buxhetin e Kosovës mbi 20 milionë euro, tash e tri vite ato vazhdojnë të zhvillohen ilegalisht në vendin tonë dhe pa i paguar tatim shtetit. Ish-kryetari i ...
Komentet te QEVERISË I KËRKOHET RIHAPJA E BASTOREVE ME LIGJ Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni në Komunën e Vitisë për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur dega e AAK-së në Viti, derisa njoftimin e njëjtë e ka shpërndarë edhe qendra e LVV-së në këtë komunë. Me anë të kësaj marrëveshje AAK do ta mbështes kandidatin e LVV-së në balotazh. “Konform statutit, dhe pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës ...
Komentet te LVV KOALICION ME AAK-NË PËR BALOTAZHIN NË VITI Janë të Mbyllura
Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, transmeton Telegrafi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. /Telegrafi/ ...
Komentet te JAVA E ARDHSHME NË KOSOVË ME MOT TË NDRYSHUESHËM, RIGA SHIU NË MESJAVË Janë të Mbyllura