Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim për suspendimin e gjykatëses së Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, e cila shqiptoi tetë muaj e tetë ditë burgim ndaj P.K., për dhunimin e të miturës. Një gjë të tillë KGJK e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media. “Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së. Lexo po ashtu: Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Supremja kërkon përgjegjësi disiplinore nga Gjykata Themelore në Pejë Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e ...
Komentet te SUSPENDOHET GJYKATËSJA FLORIJE ZATRIQI, E CILA SHQIPTOI DËNIMIN ME TETË MUAJ E TETË DITË BURGIM PËR DHUNIMIN E TË MITURËS Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti këtë të hënë në një takim raportuesen për Shqipërinë, eurodeputeten Isabel Santos. “Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos. Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, ka shkruar Meta në Facebook. Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Evropian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë, e në këtë kontekst, në takimin me Santos Presidenti u shpreh se “është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa ...
Komentet te META TAKON SANTOS: TË LIBERALIZOHEN SA MË PARË VIZAT EDHE ME KOSOVËN Janë të Mbyllura
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, kundërshtoi se mund të krahasohet entiteti politik boshnjak Republika Srpska dhe Kosovës. Eurodeputetja gjermane tha se shtetet e rajonit kanë punë për të bërë dhe shtoi edhe kritika për qeverinë gjermane të Merkel që nuk ka arritur të nënshtrojë ‘autokratët e Ballkanit Perëndimor’, përcjell Gazeta Metro. “Nuk do të krahasoja Kosovën dhe Republika Srpska si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, në asnjë mënyrë nuk do t’i ndërlidhja. Këto janë çështje të ndara dhe ne po merremi me Bosnjën dhe Hercegovinën ndaras nga dialogu Serbi-Kosovë. Nuk dua të spekuloj se entiteti Republika Srpska duhet të jetë shpërblim për lëshime të ...
Komentet te CRAMON: REPUBLIKA SRPSKA S’ËSHTË MONEDHË PËR LËSHIME TË SERBISË PËR KOSOVËN Janë të Mbyllura
Lidhja e tyre, martesa e më vonë ndarja kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe ndër më të komentuarat. Ish-çifti, aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero, u ndan rreth shtatë vite më parë, por kjo histori është rikthyer në fokus edhe një herë nga vet aktorja. E ftuar së fundi në një intervistë në ATV, Teuta ka folur për përjetimet gjatë kohës së ndarjes dhe periudhës së vështirë që ka kaluar gjatë atij procesi. “Mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy ...
Komentet te TEUTA KRASNIQI FLET PËR PERIUDHËN E VËSHTIRË PAS NDARJES ME BLERON: ISHA NË GJENDJE TË VËSHTIRË EMOCIONALE, KAM PËRJETUAR EDHE ANKTH Janë të Mbyllura
Në emisioni Kojshia Show, këtë javë mysafir ishte komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Haradinaj. Berisha ka folur për njohjen që ka pasur me Agim Ramadanin. Ai thotë se Agimi ka qenë një strateg i rrallë. “Flijimi i Agimit për mua ka qenë dita më e vështirë e jetës. Nuk kam ditur as t’i kontrolloj emocionet në ato kohë”. Berisha ka treguar edhe për një takim në kohë lufte mes tij e Agim Ramadanit me Nasim Haradinajn si i dërguar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. “Në atë takim kemi arritur të bashkojmë organizimet ushtarake dhe i gjithë armatimi e municioni që ...
Komentet te ISH-KOMANDANTI KOSHARES ZBULON MARRËVESHJEN QË KISHTE ME NASIM HARADINAJN E AGIM RAMADANIN PËR UNIFIKIMIN E ORGANIZIMEVE USHTARAKE (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova po hyn në krizë të thellë sociale e që qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Ai thotë se rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë. Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për këtë. “Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë. Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë. Për krejt ...
Komentet te HARADINAJ: KOSOVA PO HYN NË KRIZË TË THELLË SOCIALE Janë të Mbyllura
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar se në janar të vitit të ardhshëm do të ketë bllokim të sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji i Pagave. Kështu u shpreh kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në protestën e sotme të punëtorëve shëndetësorë, ku kishte dalë për t’i mbështetur. “Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon, nëse siç e tha i nderuari doktor Syla, Ligji nuk punohet bashkë me sindikatat e të filloj në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva dhe do të kemi humbje orësh, për tërë këto ne ...
Komentet te SBASHK PARALAJMËRON BLLOKIM TË SISTEMIT ARSIMOR NË JANAR TË VITIT TË ARDHSHËM Janë të Mbyllura
Evropa është sërish epiqendra e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 dhe duhet të ndryshojë taktikat për të luftuar coronavirusin, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Ne jemi përsëri epiqendra. Shkalla aktuale e infeksionit në 53 vende të rajonit evropian (që në klasifikimin e OBSH përfshin edhe vendet e Azisë Qendrore) është shumë shqetësuese. Sipas një projeksioni të besueshëm, nëse qëndrojmë në këtë trajektore, mund të ketë gjysmë milioni njerëz të tjerë të vdekur nga Covid-19 në Evropë dhe Azinë Qendrore deri më 1 shkurt”, kishte paralajmëruar drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge në një video-konferencë të enjten. Kluge e mbështeti pretendimin e tij se Evropa ishte edhe një herë ...
Komentet te EVROPA ËSHTË SËRISH ‘EPIQENDRA E COVID-19’, SITUATË E RËNDUAR NË DISA VENDE TË BALLKANIT – A MUND TË PREKET KOSOVA? (VIDEO) Janë të Mbyllura
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022. Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik. Syla paralajmëroni grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre brenda kësaj jave, raporton EO. ...
Komentet te PUNËTORËT SHËNDETËSORË KËRKOJNË LIGJIN E PAGAVE, PARALAJMËROJNË GREVË Janë të Mbyllura
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk mbahet sot, shtyhet për një ditë tjetër, njofton Drejtoria për Media e Kuvendit. “Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër”, tthuhet në komunikatën e Drejtorisë për Media të Kuvendit. ...
Komentet te ANULOHET MBLEDHJA E KRYESISË SË KUVENDIT PËR SOT Janë të Mbyllura