Ish-Missi Morena Taraku thuhet se është në një lidhje të re dashurie. Së fundmi ka bërë bujë në mediet turke një lajm për lidhjen e këngëtares dhe modeles nga Kosova me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini. 28-vjeçarja dhe 43-vjeçari, sipas mediave turke thuhet se janë fqinjë në Stamboll dhe romanca e tyre ka nis prej kohësh. Romanca me këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së këngëtari, që thuhet se u organizua nga Morena. “Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, u ka thënë Berdan miqve të tij të ...
Komentet te MEDIET TURKE ZBULOJNË TË DASHURIN E RI TË MORENA TARAKUT – KUSH ËSHTË MASHKULLI QË IA KA RRËMBYER ZEMRËN? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, si dhe Florjan Petanit, Qefser Baholli dhe Izet Beqirit. Të gjithë këta po akuzohen se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Akuza thotë se Ukë Rugova kishte menaxhuar këtë grup kriminal. Seanca e fundit është mbajtur më 29 tetor, gjatë së cilës është dëgjuar dëshmitari Musa Zenelaj. Ndryshe, ky rast gjykohej nga misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda ishte transferuar të vendorët. Kjo ...
Komentet te VAZHDON GJYKIMI NDAJ UKË RUGOVËS DHE TË TJERËVE PËR KRIM TË ORGANIZUAR LIDHUR ME VIZAT ITALIANE Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V.H., B.K., A.S. dhe E.N., pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm me armë zjarri në Gjilan, në të cilin tani i ndjeri E.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Gjithashtu, nga kjo ngjarje është plagosur edhe i dyshuari V.H., i cili është duke u trajtuar në QKUK, nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësiteve policore. Po ashtu, në këtë rast, dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një person tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati. Me urdhër të prokurorit të ...
Komentet te NDALOHEN KATËR PERSONA PËR VRASJEN E MBRËMSHME NË GJILAN Janë të Mbyllura
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar, i cili edhe zyrtarisht tashmë është përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane uron përfaqësuesin e ri për Ballkanin Perëndimor, ndërsa thekson se Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar ...
Komentet te AMBASADA AMERIKANE: ESCOBAR ËSHTË DUKE PUNUAR NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës është duke punuar në hartimin e projektligjit për pagat në sektorin publik. Në një përgjigje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se grupi punës aktualisht është duke punuar në projektligjin për pagat, i cili pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike. “Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve publike, me qëllim që ky ligj të hartohet në mënyrë të duhur dhe të zgjidhë problemin në term afatgjatë”, ka thënë Kryeziu për Indeksonline. Më tutje, Kryeziu thotë se pagat në sektorin publik janë të rregulluara me një numër të madh të akteve ligjore dhe nënligjore të ndryshme, dhe ...
Komentet te QEVERIA PËR PARALAJMËRIMET E BLLOKIMIT ARSIMOR DHE SHËNDETËSOR Janë të Mbyllura
Familja e të ndjerit Luan Berisha, po e konsideron të pamatur deklarimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se `Luan Berisha u vetëvra`. Kjo deklaratë e ministrit të brendshëm, transmetuar mbrëmë në edicionin e lajmeve në Klan Kosova, ku i thoshte kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca se ‘’Luan Berisha u vetëvra’’, nxiti edhe më shumë reagime në familjen Berisha. Në një reagim të tyre për Klan Kosovën, avokati i familjes së të ndjerit, Flakron Sylejmani, thotë se deklarimet e tilla janë të dëmshme dhe vetëm sa e komplikojnë hetimin e drejtë dhe të pandikuar. ”Unë si avokat por edhe familja e të ndjerit Luan Berisha një deklarim të tillë ...
Komentet te AVOKATI I FAMILJES BERISHA PËR DEKLARATËN E SVEÇLËS:E PAMATUR DHE E DËMSHME Janë të Mbyllura
Gazetari Valon Syla ka folur për garën në Prishtinë dhe për fushatën e kandidatëve të dy partive që garojnë në balotazh. Syla në Pressing të T7 tha se kjo fushatë do ta dëmtojë shumë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Ai shtoi se njerëzit më të mençur janë larguar nga Vetëvendosja duke thënë se aty kanë mbetur vetëm disa oportunista dhe disa komunista të vjetër. “Është një film, mas atyre videove që i kanë pasur duke luajtur biliardo e duke e qeshur kandidatin e Prishtinës kishte ky ka me rrëzu këtë e ky ka me e ndreq. Mendoj se janë fushata që kanë me e dëmtuar shumë edhe mendoj që ...
Komentet te SYLA: KJO FUSHATË DO TA DËMTOJË ARBEN VITINË, E PAMË ÇKA NDODHI ME MBËSHTETJEN E BAHTIRIT NË MITROVICË Janë të Mbyllura
Reperët e popullarizuar shqiptarë, Don Xhoni dhe Loredana Zefi, duket se kanë finalizuar xhirimet e videoklipit të ri. Ata tanimë kanë njoftuar se bashkëpunimi i tyre i parë lansohet më 12 nëntor (e premte). Ai së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e po ashtu edhe protagonisten kryesore. Postimi i plotë i Don Xhonit (pa ndërhyrje): “Gjuj per to” Faleminderit Zot qe na mundesove me e realizu kete projekt madheshtor, faleminderit familjes, shoqnise edhe krejt ekipes realizuese qe kane qene pjese e ketij projekti. Nje falenderim te veçant per personin qe pa ta nuk ish bo ky projekt, @loredana ,respekt shume te madh ...
Komentet te DON XHONI SJELL FOTOGRAFI ME LOREDANËN NGA XHIRIMET E KLIPIT TË RI, TREGON SE LANSOHET MË 12 NËNTOR Janë të Mbyllura
Presidentin amerikan, Joe Biden, e kemi parë ta ketë zënë gjumi, të harrojë, por tani një raport flet për një tjetër moment të sikletshëm që thuhet t’i ketë ndodhur. Gjatë konferencës për klimën, Cop26, në Glasgow, Mail on Sunday ka raportuar se i pari i Amerikës ka liruar gazra në prani të dukeshës Camilla dhe disa anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore. Ai këtë thuhet ta ketë bërë teksa po fliste me dukeshën në një organizim në Galerinë e Arteve Kelvingrove që shënonte natën hapëse të samitit e ku merrnin pjesë liderë botërorë. “Ishte e gjatë dhe e zhurmshme dhe e pamundur ta injorosh”, është cituar një burim nga ...
Komentet te BIDENI “PRISHI AJRIN” NË PRANI TË DUKESHËS CAMILA? Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentit tragjik në Komunën e Gjilanit. Sipas nënkolonelit të Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, në një incident ku dyshohet se janë përdorur armët e zjarrit, një person ka mbetur i vdekur ndërkohë një tjetër është lënduar rëndë. “E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)” – tha nënkoloneli i Rajonit ...
Komentet te LAJMI I FUNDIT: NJË I VRARË DHE NJË I PLAGOSUR NË GJILAN Janë të Mbyllura