Një person ka rrahur sot bashkëshorten e tij në Gjakovë duke i shkaktuar lëndime trupore, pas të cilave është arratisur nga shtëpia. Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Nysret Gjurkaj, sipas të cilit rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në rrugën “Shotë Galica”. “I dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me këtë rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar ...
Komentet te BURRI NGA GJAKOVA E GODET GRUAN ME KABLLO Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një tërmet 5.8 shkallë të rihterit ka goditur Greqinë. Si pasojë të dridhurat e tokës janë dëgjuar edhe në Kosovë. Tërmeti nuk raportohet ende të ketë shkaktuar ndonjë dëm të mundshëm, ndërsa nuk dihet nëse ka mundësi që brenda natës të ketë edhe dridhje të tjera të tokës Në anën tjetër, drejtori i Institutit Seizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ditë më parë në një prononcim për lajmi.net ka thënë se tërmetet nuk mund të shkaktojnë mungesë të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës, por mund të ketë probleme në ndonjë zonë të caktuar. “Nëse ka ndonjë tërmet të fuqishëm, mund të vie deri tek prishja e ...
Komentet te KËTO JANË ZONAT MË TË RREZIKUARA PËR T’U GODITUR NGA TËRMETI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Një person ka marrë lëndime si pasojë e një vetaksidenti në Sibovc të Podujevës. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00. “Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti. Ndryshe, sipas të dhënave të policisë gjatë tri vjetëve të fundit në aksidentet rrugore në Kosovë kanë humbur jetën rreth 300 persona, prej tyre 111 vetëm në vitin 2021. Të premten dhe të shtunën janë regjistruar ...
Komentet te VETAKSIDENT NË SIBOVC TË PODUJEVËS, NJË I LËNDUAR Janë të Mbyllura
Një tërmet prej 5.8 shkallësh të Rihterit goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit. Ky tërmet i fuqishëm u ndje edhe në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri. Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra. Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti. ...
Komentet te TËRMET I FUQISHËM NË GREQI, DRIDHJET NDIHEN EDHE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Javën tjetër pritet të bien temperaturat deri në -12 gradë, shkruan Prishtina Weather. Borë dhe acar gjatë javës vijuese. Fillon dimri i vërtetë me ditë të akullta. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C. 9.01.2022 – Pas javëve me mot më të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare, në javën vijuese si duket po fillon dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta, kur temperatura maksimale mbetet nën 0C. Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intenzitetit të dobëta, e më intenzive përreth viseve malore. Nga e marta dhe mërkura më shumë ...
Komentet te TEMPERATURA DERI NË MINUS 12, KY ËSHTË PARASHIKIMI PËR JAVËN E ARDHSHME Janë të Mbyllura
Bilanci i vdekjeve në Kosovë si pasojë e aksidenteve të trafikut është i lartë. Bazuar në të dhënat e policisë gjatë tri viteve të fundit nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën rreth 300 persona. Sipas të dhënave zyrtari gjatë vitit 2021 në aksidente trafiku kanë humbur jetën 111 persona. Në vitin 2020 edhe pse ishte koha pandemi dhe lëvizjet ishin më të kufizuara në aksidente trafiku humbën jetën 81 persona, njofton RTK. Ndërkohë në rrugët e Kosovës si pasojë e aksidenteve gjatë vitit 2019 humbën jetën 113 qytetarë. Policia thotë se për të parandaluar aksidentet me fatalitet kanë rritur aktivitetet e kontrollit në trafik. Kujtojmë vetëm sot në një aksident ...
Komentet te GJATË TRI VITEVE TË FUNDIT NË KOSOVË, RRETH 300 TË VDEKUR NË AKSIDENTE RRUGORE Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar rreth koalicioneve që VV i ka bërë me PDK-në në komunat në të cilat i ka fituar. Ai ia ka kujtuar të kaluarën dhe qëndrimet që VV i ka pasur kundër PDK-së për vite me radhë. Postimi i plotë i deputetit Kastrati: Para se me hy në koalicion VV me PDK në Podujevë e Gjilan, UNË NUK KAM PRIT QË: * VV ti kërkoj falje PDK-së për sharjet, fyerjet dhe etiketimet që i kanë bërë me vite. * Nuk kam pritur që ta zëmë Kurti me i kërku falje Presidentit Hashim Thaçi që i ka thënë ” martoje djalin me vajzën e ...
Komentet te KASTRATI: VV T’U TREGOJË MILITATËVE SE I KANË RREJTË PËR PDK Janë të Mbyllura
Një rrahje masive sot ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në këtë rrahje janë përfshirë burra dhe gra. Së pari janë rrahur disa burra mes vete, dhe më pas situata ka eskaluar ku janë përleshur dhe gratë. Por në videon e publikuar nga mediat shihet momenti kur rrahen vetëm gratë, ku dy prej tyre sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma. Policia e Pejës ka konfirmuar rastin, ku thotë se nga të gjithë përfshirët në rrahje një person është ndaluar në mbajtje për 48 orë. ...
Komentet te RRAHET BRUTALISHT NJË VAJZË NË PEJË Janë të Mbyllura
1 mijë e 193 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar nga 1 janari deri më sot në Kosovë. Vetëm sot, vendi regjistroi 304 raste të reja të infektuara me këtë virus, që është edhe numri më i lartë që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Derisa një valë e re ka filluar në shumë shtete tjera, e varianti Omicron është përhapur edhe në Kosovë, infektologët kanë paralajmëruar se një valë e re e virusit mund ta përfshijë edhe vendin, raporton Gazeta Express. Pas regjistrimit të 9 rasteve të para me variantin Omicron në Kosovë, ka filluar të rritet numri i rasteve të reja me COVID-19. Kosova gjatë këtyre ...
Komentet te KOSOVA DREJT NJË VALE TË RE TË COVID-19, RRETH 1 MIJË E 200 RASTE TË REJA ME COVID PËR 9 DITË Janë të Mbyllura
Kriza energjetike në vend u ka sjellë dëme bizneseve në Kosovë. Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, thotë se fitimin e kanë pasur zero ose në minus. Ndërsa, pronari i prodhimit dhe përpunimit të qumështit është shprehur i zhgënjyer nga kjo situatë, duke thënë se produktet e kanë humbur kualitetin pasi që makinat pa energji nuk kanë pasur se si të punojnë. Kosova po përballet me krizë të furnizimit me energji elektrike për çka dëmet më të mëdha janë duke i pësuar bizneset. Pronari i kompanisë, “Meka”, Burim Piraj, i tha Radio Kosovës se përveç ngritjes së çmimeve të lëndës së parë, kohëve të fundit po përballemi edhe me ...
Komentet te KRIZA ENERGJETIKE PO DËMTON RËNDË BIZNESET NË KOSOVË Janë të Mbyllura