Një vrasje e rëndë mbrëmë ka tronditur qytetin e Gjilanit. Prokuroria thotë se ka dyshime që vrasja ka ndodhur për borxh. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, kundër të pandehurve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer vrasje të rëndë. Ekziston dyshimi i bazuar se më 08 Nëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen “Arbëria’’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin ...
Komentet te VRASJA NË GJILAN DYSHOHET SE NDODHI PËR SHKAK TË NJË BORXHI, PROKURORIA KËRKON PARABURGIM PËR PESË PERSONA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. “Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. Tutje, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/ ...
Komentet te MOTI PËR DY DITËT E ARDHSHME, BIEN TEMPERATURAT Janë të Mbyllura
Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshiq ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte e mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Gjatë intervistës, gazetari tha se ai nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm, shkruan N1. Komshiq tha se pozicioni është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet. “Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut. “Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera”, tha Komshiq. “Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari. ...
Komentet te GAZETARI SERB MOHON GJENOCIDIN NË SREBRENICË,KOMSHIQ S`PRANON INTERVISTIMIN Janë të Mbyllura
Fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo është martuar me avokatin Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës. Çifti i kanë dhënë betimin e përjetshëm njëri-tjetrit pranë ofiqarit, teksa i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe djali i fotografes, Albani. Suzana e ndau lajmin e gëzueshëm me miqtë e saj në rrjetin social Facebook, përmes disa fotografive të publikuara nga kurorëzimi. “Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Mushkolaj-Nikqi në Facebook. Suzana përndryshe ka qenë e njohur edhe si moderatore e programit shumë të shikuar të para tri viteve, “Metarmofoza ...
Komentet te MARTOHET FOTOGRAFJA DHE ISH-MODERATORJA, SUZANA MUSHKOLAJ Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi zyrtar për veprën penale “ngacmim”. Në komunikatën e kësaj prokurorie thuhet se i pandehuri P.P i ka sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S. “Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S. Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj, të cilin e kishte raportuar në stacionin policor, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme ...
Komentet te ARRESTIM: E LAJMËROI NË POLICI VAJZËN, POLICI I MORI NUMRIN DHE I ÇONTE MESAZHE PROVOKATIVE Janë të Mbyllura
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sozyong, ka folur sot për Raportin e Progresit, të arriturat e Kosovës për thuajse periudhën njëvjeçare. Sipas Sozyong, ky raport ka vlerësuar progres në Kosovë për vetëm disa fusha, përcjell Klankosova.tv. Ai shtoi se drejt BE-së nuk ka rrugë të shpejt dhe se me patjetër duhen reformat në sundimit e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit. ”Raporti është rezultat i një vlerësimi të drejtë dhe ndjek të gjitha vendet. Në përgjithësi raporti ka vlerësuar progresin në disa fusha gjatë periudhës raportuese. Megjithatë është e qartë se nuk ka rrugë shpejtuese për anëtarësimin në BE, por janë reformat ato ...
Komentet te SZUNYOG:ANËTARËSIMI NË BE BËHET VETËM PËRMES REFORMAVE NË SUNDIMIN E LIGJIT Janë të Mbyllura
09 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës. Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466 Në total numri i rasteve aktive është 447. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! __________________ ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË! Janë të Mbyllura
Ish-zëvendëskryeministrja, zyrtarja e Nismës Albulena Balaj-Halimaj, ka dalë kundër partisë së saj për ta mbështetur në balotazh kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili po kandidon për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, raporton Gazeta Express. Haskuka e ka falenderuar atë, duke publikuar një fotografi së bashku. “E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato. Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja!”, ka shkruar Haskuka. Dje, zyrtarja e Nismës shkroi në Facebook se nuk e mbështet ...
Komentet te BALAJ-HALIMAJ E NISMËS DEL KUNDËR PARTISË PËR TA MBËSHTETUR HASKUKËN NË BALOTAZH Janë të Mbyllura
Për shkak të motiveve të panjohura 6 persona të ndarë në dy grupe janë përfshirë në një përleshje duke u rrahur mes veti në Ferizaj. E sipas policisë si pasojë e përleshjes të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësorë dhe po ashtu 4 prej tyre iu është caktuar masa e ndalimit policor. “Gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, të ndarë në dy grupe, për motive të panjohura janë përfshirë në një përleshje (rrahje) në mes veti. Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, katër (4) prej te dyshuarve iu është caktuar masa e ...
Komentet te PËRLESHJE FIZIKE MES GJASHTË PERSONAVE NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik. Këtë deklarata, Konjufca e bëri gjatë takimit me organizata partnere të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express. Ai tha se roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror. “Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”, ka thënë Konjufca. Më tutke Konjufca tha se me transparencën e punës së Kuvendit, Kosova ...
Komentet te KONJUFCA: JEMI NDËR VENDET E PARA NË RAJON SA I PËRKET TRANSPARENCËS SË KUVENDIT Janë të Mbyllura