Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Obiliq. Në raportin e Policisë thuhet se dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshortët e tyre) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy viktimat me katër fëmijët tyre janë dërguar në strehimore. /Telegrafi/ ...
Komentet te DY RASTE TË DHUNËS NË OBILIQ, ARRESTOHEN TË DYSHUARIT NDËRSA VIKTIMAT ME FËMIJËT DËRGOHEN NË STREHIMORE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, është duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk është duke u kujdesur dhe nuk furnizon viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore. Rasti ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë. “Viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, është duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk është duke u kujdesur dhe nuk furnizon viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore”, thuhet në raport. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. ...
Komentet te NUK KUJDESET PËR FAMILJEN DHE NUK E FURNIZON ME USHQIM, ARRESTOHET NJË PERSON NË FUSHË KOSOVË Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lënë anash angazhimet e tyre në Kuvend, duke u përkushtuar në zgjedhjet lokale 2021. Kësisoj, në mungesë të kuorumit për disa ditë radhazi kanë dështuar të mbahen mbledhjet e komisioneve parlamentare, kurse seancat plenare nuk janë mbajtur që tri javë. Mos mbajtja e seancave po shihet si shqetësuese nga njohësit e fushës që bëjnë edhe monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës. Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për Telegrafin se Kuvendi që nga fillimi i sesionit vjeshtor është karakterizuar me dinamikë të ulët të punës, teksa ka thënë se kanë dështuar të mbahen tri mbledhje radhazi të Kryesisë së Kuvendit. ...
Komentet te KUVENDI PA SEANCA PLENARE QË TRI JAVË – KRITIKOHEN DEPUTETËT PËR ANGAZHIMIN NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura
Pas rasteve pozitive me Delta Plus, IKShPK do të dërgojë në Gjermani edhe mostra të tjera për analizë. Pas rasteve pozitive me Delta Plus, IKShPK do të dërgojë në Gjermani edhe mostra të tjera për analizë Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur të mërkurën se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste rezultojnë të kenë qenë të variantit Delta Plus. “Nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 ...
Komentet te IKSHPK DO TË DËRGOJË NË GJERMANI EDHE MOSTRA TË TJERA PËR ANALIZA Janë të Mbyllura
Moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimale do të mbesin konstante me ditët e fundit. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një person me inicialet E.H, meqenëse i njëjti kishte ngacmuar Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë. Sipas Prokurorisë, dje gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ...
Komentet te NGACMOI AMBASADOREN E LUKSEMBURGUT, ARRESTOHET KOSOVARI Janë të Mbyllura
Ritmet e shpejta të jetës, por edhe stresi, bëjnë që shumë njerëz të mos i kushtojnë shumë rëndësi paqes shpirtërore dhe mirëqenies, duke u përballur kështu me depresion dhe stres. Që në lashtësi, banjat e nxehta janë konsideruar gjithmonë mënyra më e mirë për të mbyllur një ditë, duke relaksuar trupin, mendjen dhe shpirtin, pa kërkuar shumë kohë apo lëvizje. Me fjalë të tjera, nga komoditeti i shtëpisë sonë, ne mund t’i ofrojmë vetes një xhel pastrues dushi, i cili nëse bëhet rregullisht, mund të ndryshojë në mënyrë dramatike psikologjinë tonë. Pra, si ta bëjmë banjën tonë më relaksuese, edhe kur nuk kemi shumë kohë në dispozicion? Ulni dritat ...
Komentet te 5 SEKRETE PËR NJË BANJË RELAKSUESE Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti bashkë me deputetin Mefail Bajqinovci po bëjnë fushatë elektorale në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë derisa kandidati i tyre për kryeqytetin ishte në një studio televizive përballë kundërkandidatit të tij Përparim Rama. Tubimi u paralajmërua edhe më herët nga partia e Vetëvendosjes ...
Komentet te VITIA NË STUDIO, KURTI NË “KODËR TË TRIMAVE” BËN FUSHATË Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme. Ajo ditën e sotme (e mërkurë) tregon se ka organizuar një festë për ditëlindjen e parë të qenushit të saj të quajtur, Bobby. Artistja madje i ka bërë një kremte luksoze me balona të bardhë e të kaltër, në të cilën po ashtu nuk ka munguar edhe një tortë e veçantë. Fjolla Morina (Foto: Instagram) “Urime ditëlindjen. Bobby, djali im”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit. Këngëtarja ka shpërndarë edhe një moment përkrah tij duke e mbajtur në krah me një palë pantallona të bardhë e triko rozë. Fjolla Morina (Foto: Instagram) Postimi ka ...
Komentet te FJOLLA MORINA I ORGANIZON NJË FESTË LUKSOZE PËR DITËLINDJEN E PARË EDHE QENIT TË SAJ Janë të Mbyllura
Gani Çeku së bashku me djalin e tij Selimin së pari forcat serbe i kishin arrestuar në malet e fshatit Kodrali të Komunës së Gjakovës. Që të dy më pas ishin dërguar në burgun e Pejës për t’i çuar më pas pas 27 ditësh në burgun e Lipjanit, ku thotë se janë maltretuar shumë. Nga aty ishin transferuar në burgun e Dubravës dhe pas disa muajve i kishin çuar në burgun e Nishit, aty ku dhomën e kishte ndarë me tanimë kryeministrin, Albin Kurtin. “Rreth dy muaj e kam pasë në dhomë dhe krevatat i kemi pasë afër. Albin Kurti ishte i maltretuar, ndoshta më shumë se ne të ...
Komentet te PLAKU QË ISHTE NË BURG ME KURTIN: I MERRTE DO ROMANA PALIDHJE, NUK KOMUNIKOJKE (VIDEO) Janë të Mbyllura