Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.Rama ka votuar në hapësirat e Fakultetit Filozofik. Ndryshe, Rama garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë. ...
Komentet te VOTON PËRPARIM RAMA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri Albin Kurti këtë të shtunë bëri disa vizita nëpër qytetet e Kosovës pasi u kthye nga Parisi ku mori pjesë në Forumin e Paqes. Pas takimit që pati me kandidatin për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në këtë qytet, eskorta e tij u pa në Gjakovë. Derisa në këto orë të mbrëmjes ai u kthye ne kryeqytet ku mbylli ditën me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë, njofton Klan Kosova. Ata dy u panë në një nga kafenetë e kryeqytetit. ...
Komentet te KURTI E MBYLL DITËN BASHKË ME VITINË ME NGA NJË PIJE Janë të Mbyllura
Rrudhat në duar janë dëshmi e historisë të shumë grave në Kosovë, për të cilat kuzhina, oborri e puna në ara përgjatë gjithë jetës u janë shndërruar në profesione të papaguara. Oborri i duket i ngushtë në krahasim me arat që ka korrë. Shtëpia e re po ashtu është e vogël në krahasim me shtëpinë prej tullave që e kishte ndërtuar para më shumë se tre dekadash me dy duart e saj në fshatin Stroc të Vushtrrisë. Dikur e re në moshë dhe e fuqishme për punë, tashmë 66 vjeçarja Miradie Selimi e cila nuk mund të ecë lirshëm për shkak të problemeve me njërën këmbë, nuk ka punë shtëpie ...
Komentet te RRËFIMI GRUAS AMVISE: “NUK ËSHTË RRNESË ME PUNU NI JETË PA U PAGU” Janë të Mbyllura
Autoritetet e shteteve fqinje gjatë verës identifikuan rezultate të dyshimta të kosovarëve të cilët i kishin prezantuar në pikat kufitare. Kjo dhe dyshime të tjera kanë bërë që Inspektorati Shëndetësorë të kryej inspektime në laboratore biokimike dhe mikrobiologjike nëpër regjione të ndryshme të vendit. Kësisoj inspektorët shëndetësorë gjobitën mbi 50 laboratore private të cilave më pas iu pezullua licenca për kryerjen e testimeve për COVID-19. Megjithatë njëra nga to u gjobit më së shumti. Laboratori ” Preventiva” nga Skenderaj u dënua me 13 mijë euro dhe pezullim të licencës për kryerjen e testeve për virus me metodën RT- PCR, transmeton Klan Kosova. Sipas Inspektoratit Shëndetësor, punonjësit e këtij institucioni privat ...
Komentet te DALLAVERE ME TESTET COVID-19, GJOBITET LABORATORI ME 13 MIJË EURO DHE PEZULLIM TË LICENCËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Një person në Gjakovë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar kimikate higjienike këtë të shtune. Siç njofton Policia e Kosovës, ai ka ndërmarrë këtë akt pasi kishte prishur raportet me të dashurën, të cilën edhe e kishte informuar përmes një mesazhi. “Patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile, si dhe dëshmitaren e lartcekur me te cilën viktima ishte ne lidhje dashurie. Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njëjtën e cila më pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor”. Lidhur me ...
Komentet te GJAKOVARI PI KIMIKATE HIGJIENIKE PAS PRISHJES ME TË DASHURËN Janë të Mbyllura
Kryeministri i vendit dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një ditë para garës së balotazhit për kryetarë të komunave është parë në Podujevë i shoqëruar nga Shpejtim Bulliqi – kandidat i partisë së tij për kryetar të kësaj komune. Në fotografitë e postuara nga Shpejtim Bulliqi, në rrjetin e tij social Facebook, ai shihet bashkë me Kurtin dhe aktivistë të këtij subjekti politik duke shëtitur nëpër sheshin e këtij qyteti. Ata gjithashtu kanë qëndruar në një lokal të Podujevës, transmeton Telegrafi. “Ecje përgjatë sheshit të qytetit me kryeministrin Kurti, ku edhe u ndalëm për një kafe rasti”, ka shkruar Bulliqi. Lideri i LVV-së, Kurti të premten nuk ishte i ...
Komentet te KURTI BASHKË ME BULLIQIN SHËTISIN NË SHESHIN E PODUJEVËS Janë të Mbyllura
Në një objekt banesor në Prishtinë sot janë djegur njësorët e rrymës, por zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se “sot rreth orës 18:00, është pranuar informata për një incident zjarri (anë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë”. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/ ...
Komentet te DIGJEN NJËSORËT E RRYMËS NË NJË OBJEKT BANESOR NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në lidhje me komunikacionin në kryeqytet. Ai tha se në asnjë qytet të botës nuk ndodh që komunikacioni të përmirësohet brenda gjashtë muajve, por me planin e mobilitetit, Ahmeti thotë se kjo parashihet të bëhet për 12 vjet. Tutje, i pari i Prishtinës tha se deri në fund të dhjetorit pritet të vijnë 30 autobusë të rinj, ku tetë prej tyre do të jenë elektrik. “Tash na kanë dhënë kredinë për 30 autobusë të tjerë ku tetë janë elektrikë dhe deri në fund të dhjetorit pritet të blihen këta”, është shprehur Ahemti për Klan Kosova. Por sipas tij, kolonat do të ...
Komentet te AHEMTI: NË DHJETOR VIJNË 30 AUTOBUSË, TETË ELEKTRIKË Janë të Mbyllura
I pyetur në intervistën në kanalin francez mbi bashkëpunimin rajon dhe Ballkanin e Hapur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se procesi ësht goxha i vështirë pasi nuk ka ende paqe përfundimtare në rajon. Ai theksoi se Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur por njëkohësisht ka ende mësime për tu nxjerrë nga historia. “Meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga”, përfundoi Rama. Gazetarja: Një pyetje e shpejtë për bashkëpunimin tuaj rajonal. Ballkani ishte për një kohë të gjatë fuçi baruti, ai ishte vendi ku ka patur një luftë ...
Komentet te RAMA: SERBIA DUHET TË NJOHË KOSOVËN, DUHET TA NDJEKË KËTË RRUGË Janë të Mbyllura
Më shumë se 600 qytetarë serbë kanë nënshkruar peticionin “Krimi është krim” që është inicuar nga prokurori për krime lufte Vladimir Vukcevic kundër glorifikimit të kriminelëve në Serbi. Peticioni online është inicuar nga avokati i të drejtave të njeriut Aleksander Olenik dhe fillimisht kërkesa është nënshkruar nga më shumë se 30 figura publike. Pjesa më e madhe e nënshkruesve janë nga Serbia si dhe nga shtetet e rajonit e evropës. Vukcevic ka bërë thirrje që të përkrahet kërkesa “Krimi është krim” kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe paralajmëroi se këto politika janë duke e shtyrë Serbinë drejt konflikteve të reja. Siç ceket në kërkesën e peticioni, Serbia është ...
Komentet te SERBËT ME PETICION KUNDËR GLORIFIKIMIT TË KRIMINELËVE TË LUFTËS Janë të Mbyllura