Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.55% apo 294 mijë e 157 votues nga gjithsejtë 1 milion e 260 mijë e 571 sa kanë të drejtë vote. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media, tha se procesi është duke shkuar në rregull. Ai theksoi se deri tash nuk ka pasur incidente. “KQZ është duke monitoruar procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor. Procesi i votimit po vazhdon në 21 komunat”, tha Radoniqi. Radoniqi shoti se konferenca e radhës e KQZ-së është në orën 19:30. /Telegrafi/ ...
Komentet te KQZ: PROCESI ZGJEDHOR PO SHKON PA INCIDENTE, DERI NË ORËN 15:00 KANË VOTUAR 23,55 PËR QIND E QYTETARËVE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
14 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 . Në total numri i rasteve aktive është 428. ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË! Janë të Mbyllura
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë si pikë të parë të takimit angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e nesërm në Bruksel. Ministrat do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS). Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe se atmosfera e përgjithshme rreth bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “ende e ndërlikuar”. “Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin ...
Komentet te KËSHILLI I BE-SË NESËR DISKUTON PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në një qendër të votimit në komunën e Vitisë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Arrestimi i tij nuk lidhet me votim. Në bazë të informacioneve dyshohet se një person në gjendje të dehur ka shkaktuar incident, por për momentin nuk ka informata se lidhet me zgjedhje”, ka thënë Hashani. Në pamjet që ka publikuar Klan Kosova, shihet se si dy pjesëtar të Policisë së Kosovës i kanë vendosur prangat një qytetari./Telegrafi/ ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON NË NJË QENDËR VOTIMI NË VITI, ISHTE NË GJENDJE TË DEHUR (VIDEO) Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një konference për media ka ftuar qytetarët e komunave të Kosovës, të cilat janë në balotazh, të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Çitaku ka thënë se sot është ditë vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të këtyre komunave, qytetarët e të cilave e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë. “Më 17 tetor, disa prej komunave të vendit përmbyllën garën me sukses në raundin e parë dhe tashmë kanë kryetarët e zgjedhur me votë demokratike për katër vitet e ardhshme. Sot, qytetarët e komunave në balotazh e kanë mundësinë që të zgjedhin ...
Komentet te ÇITAKU: QYTETARËT TË VOTOJNË PËR TË ZGJEDHUR UDHËHEQËSIT E TYRE MË TË MIRË Janë të Mbyllura
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. “Me datën 08.08.2021 në orën 01:40 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar rast – – Lëndim i lehtë trupor [Therje me thikë]. Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuar, mirëpo deri më tani nuk ka arrit të identifikoj personin e dyshuar i cili është kryerës i kësaj vepre. Andaj më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë. Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth ...
Komentet te NËSE E SHIHNI KËTË PERSON LAJMËROJENI POLICINË E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Një person ka gjetur një granatë dore në afërsi të shtëpisë së tij në Bërnicë të Poshtme në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes deniminim e ka bërë njëria e FSK-së. Njoftimi i plotë i policisë: GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER /Fsh. Bernicë e Poshtme, Prishtinë 13.11.2021 – 15:39. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte duke punuar afër shtëpisë së tij, ka hasur në granatë dore M75 dhe 20 fishek të armës AK-47. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt. Nuk raportohet për ndonjë incident ...
Komentet te GJENDET NJË GRANATË DORE NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i PZAP, Mul Desku ka folur për aneksat që janë bërë në këtë Panel lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së djeshme. Desku në T7 tha se gjatë ditës së sotme, deri më tani, nuk është bërë ndonjë ankesë, ndërsa ka treguar për dy ankesa që Paneli ka pranuar gjatë ditës së djeshme. Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore. “Deri më tani nuk ka pasë ndonjë ankesë për thyrje të heshtjes zgjedhore, gjatë ditës së djeshme dy. Kryesisht komunikim në rrjetet sociale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ...
Komentet te A E THEU KURTI HESHTJEN NË PODUJEVË, FLASIN NGA PZAP Janë të Mbyllura
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës ka ushtruar të drejten e tij të votës. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Vitia votoi në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli”. “Sapo shfrytëzova të drejten e votes këtu në shkollën “Ali Sokoli”… Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në procesin e votimit andaj bëj ftesë masivisht që të gjithë bashkëqytetarët tanë të dalin në votim”, ka thënë Vitia për mediat. Sot, në 21 komuna të vendit, është duke u votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve. Qendrat e votimit janë hapur për votuesit që në ...
Komentet te VOTON ARBEN VITIA, BËN THIRRJE PËR DALJE NË ZGJEDHJE Janë të Mbyllura
Me datë 13.11.2021, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore. “Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme. Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve ...
Komentet te SUSPENDOHEN DY POLICË, DYSHOHET SE U PËRFSHINË NË AKTIVITETE POLITIKE Janë të Mbyllura