Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR DËRGIMIN E FSK-SË JASHTË KOSOVËS

Lajme
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.   Fillimisht, komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Ai tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret. Por deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin. “Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai. Anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me ...
Komentet te MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR DËRGIMIN E FSK-SË JASHTË KOSOVËS Janë të Mbyllura

SHTATË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE BRENDA DITËS NË KOSOVË, NË GJASHTË PREJ TYRE BURRAT USHTRUAN DHUNË NDAJ GRAVE

Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të martës në Kosovë, ku në gjashtë prej tyre burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan e Novobërdë. Raporti i Policisë së Kosovës: DHUNË FAMILJARE Fushë Kosovë, 16.11.2021-08:56. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. Prishtinë, 16.11.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i ...
Komentet te SHTATË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE BRENDA DITËS NË KOSOVË, NË GJASHTË PREJ TYRE BURRAT USHTRUAN DHUNË NDAJ GRAVE Janë të Mbyllura

DELEGACIONI KOSOVËS DHE SERBISË PËRPLASEN MBI ÇËSHTJET QË DUHEN DISKUTUAR

Lajme
Pala serbe kërkon që të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa pala kosovare për të zhdukurit e luftës. Ende nuk ka takim tri palësh Kosovë-Serbi-BE.   Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po qëndrojnë nga dita e martë (16.11) në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por nuk po arrihet akoma që të zhvillohet një takim tri palësh. Kjo për faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen në takim. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak. Ky i fundit në një postim në Twitter ...
Komentet te DELEGACIONI KOSOVËS DHE SERBISË PËRPLASEN MBI ÇËSHTJET QË DUHEN DISKUTUAR Janë të Mbyllura

DITA E PAGËZIMIT TË UÇK-SË

Lajme
Para 27 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.   Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion. Komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 ...
Komentet te DITA E PAGËZIMIT TË UÇK-SË Janë të Mbyllura

HARADINAJ PËR LUANIN: MBETE GJITHMONË I RI

Lajme
Ramush Haradinaj në 48 vjetorin e lindjes së Luan Haradinaj thotë se ai do të mbetet gjithmonë i ri.   “Luan, mbete gjithmonë i ri”, ka shkruar Haradinaj në 48 vjetorin e lindjes. Heroi Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryejë duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës. Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave ...
Komentet te HARADINAJ PËR LUANIN: MBETE GJITHMONË I RI Janë të Mbyllura

KËSHTU VOTOI DIASPORA, DIKUJT IA DHANË VETËM NGA NJË VOTË

Lajme
KQZ ka publikuar sonte rezultatet e votave nga diaspora edhe për disa komuna tjera të cilat ishin pjesë e garës së balotazhit për kryetar të komunave më 14 nëntor.   Ardian Gjini nga AAK-ja, i cili është fitues i balotazhit, në Gjakovë ka marrë 74 vota, ndërsa Mimoza Kusari nga Lëvizja Vetëvendosje 82. Në Drenas Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, fitues i balotazhit, ka marrë vetëm një votë, ndërsa Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin 4. Në Istog kandidati i LDK-së Ilir Ferati ka marrë 48 vota, ndërsa Bekë Berisha nga AAK-ja 22. Në këtë komunë fitues është kandidati i LDK-së. Jeton Raka nga Vetëvendosje ka marrë 22 19 vota në ...
Komentet te KËSHTU VOTOI DIASPORA, DIKUJT IA DHANË VETËM NGA NJË VOTË Janë të Mbyllura

KRASNIQI: NËSE KURTI E ARRIN NJË MARRËVESHJE ME SERBINË, NE E MBËSHTESIM

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të përkrahte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse arrihet gjatë kohës së Qeverisë Kurti. Gjithsesi ai përmendi dy kushte pa të cilat nuk do ta mbështesnin këtë marrëveshje.   Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot deklaroi se ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje brenda mandatit të tij. Krasniqi komentoi dialogun dhe kërkoi që mos të cënohet territori i vendit dhe karakteri unitar i shtetit. “Nëse Kurti e arrin një marrëveshje me Serbinë, ne e mbështesim”, tha ai. “Por pa e cenu territorin e Kosovës dhe pa e cënuar karakterin unitar të shtetit tonë. Pak e shumë kemi qëndrimet ...
Komentet te KRASNIQI: NËSE KURTI E ARRIN NJË MARRËVESHJE ME SERBINË, NE E MBËSHTESIM Janë të Mbyllura

BISLIMI JEP DETAJE NGA DIALOGU

Lajme
Në kuadër të raundit të dialogut Kosovë-Serbi janë mbajtur sot në Bruksel takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.   Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takimin me Lajçak diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese, çështjen e të pagjeturve, takimet e nëngrupeve punuese dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në Kizhevak të Serbisë. Delegacioni i Kosovës ngriti shqetësim të madh për rastin e fundit, kur Serbia si organizatore e botërorit të boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në ...
Komentet te BISLIMI JEP DETAJE NGA DIALOGU Janë të Mbyllura

AKSIDENT NË RRUGËN MILLOSHEVË-BESI, LËNDOHEN TRE PERSONA

Lajme
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Milloshevë-Besi, ku tre persona janë lënduar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 07:00 në rrugën Milloshevë -Besi (fshati Prugovc), ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona”, theksoi Ahmeti. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/   ...
Komentet te AKSIDENT NË RRUGËN MILLOSHEVË-BESI, LËNDOHEN TRE PERSONA Janë të Mbyllura

MBUSHET ME MBETURINA OBORRI I OBJEKTIT TË RI TË QEVERISË

Lajme
Tash e disa ditë oborri i objektit të ri të Qeverisë së Kosovës (ish-Rilindja) si duket nuk është pastruar. Sipas informacioneve të Telegrafit, ky oborr tash e disa ditë ka këtë pamje si në fotografi. Koshat e mbeturinave janë plotë, teksa është nëpër oborr shihet se ka mbeturina të shpërndara. Sidomos në pjesën e hyrjes prapa barakës ku qëndrojnë Policia e Kosovës, shihet se mbeturinat janë shpërndarë. /Telegrafi/   ...
Komentet te MBUSHET ME MBETURINA OBORRI I OBJEKTIT TË RI TË QEVERISË Janë të Mbyllura