Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pyetur se ku është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i BE-së me Ballkanin Perëndimor për planin e rritjes. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi fillimisht ka shkruar: “Kryeministër, ku je? “Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i perbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë ...
Komentet te Krasniqi kritika Kurtit: Kryeministër ku je, në Tiranë Samiti, ai në Irlandë mban ligjërata boshe Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari dyshohet për shkelje procedurale përmes një tenderi me vlerë deri në 380 mijë euro. MINT kishte njoftuar për hapjen e një tenderi me qëllim të marrë një kompani të sigurimit për të ruajtur objektin e kësaj ministrie dhe nevoja të tjera. Këtë tender dyshohet se jashtligjshëm, Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari ia ka dhënë një kompanie që nuk i ka plotësuar kriteret e duhura dhe duke e eliminuar një kompani tjetër që sipas dokumenteve që Periskopi ka siguruar, ishte kompani më e përgjegjshme në krahasim me atë fituese. Ndaj këtij vendimi të MINT, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka angazhuar ...
Komentet te Rozeta Hajdari ‘hap’ kuletën: 380 mijë euro tender për kompani të sigurimit që t’ia ruaj objektet e MINT-it Janë të Mbyllura
Inteligjenca Artificale apo ChatGPT duket se është kthyer në shpëtim edhe për deputetët. Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, fjalimin në Kuvend po e përgatiste me ndihmën e ChatGPT deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi. Nacionale ka siguruar fotografi nga Kuvendi, ku shihet Thaçi teksa e përgatit fjalimin me ndihmën e Inteligjencës Artificale. Pamjet: /Demokracia ...
Komentet te Inteligjenca Artificale shpëtim për deputetin e VV-së, Halil Thaçi: Konsultohet pak për fjalimin në Kuvend Janë të Mbyllura
Javën që shkoi me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’. Demokracia.com merr vesh se njëri prej ...
Komentet te FOTO | Ky është aktivisti i Vetëvendosjes i dyshuar për mashtrimin milionësh, ka fotografi me Osmanin, Kurtin, Pecin dhe “çlirimtarin” e Shtimes Janë të Mbyllura
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për Klan Kosova ka folur të mekurën edhe për refuzimin e përfaqësuesve politikë të Qeverisë së Kosovës, konkretisht shefit të ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, për të shkuar në Bruksel dhe për të folur për temën e dinarit. Sarrazin ka thënë se nuk të bën më shumë sovran fakti që s’je i gatshëm të flasësh për masat që janë vendosur në shtetin tënd. Emisari gjerman ka thënë se natyrisht që përfaqësuesit e institucioneve kosovare mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre, por thekson se kur mohon që të bisedosh dhe të gjendet një zgjidhje ...
Komentet te Bislimi refuzoi takimin në Bruksel për dinarin, emisari gjerman: Kjo s’të bën të dukesh më shumë sovran Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës të jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend rreth Shqyrtimit të Propozim- rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë një Qeveri si kjo e Albin Kurtit, në krye me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tij 3 vjetori i ardhjes në pushtet i kësaj partie politike, e gjen shëndetësinë tmerrësisht keq, më keq se asnjëherë më parë. “3 vjetori i ardhjes në pushtet i kësaj partie politike, e gjen shëndetësinë tmerrësisht keq, më keq se asnjëherë më parë. Kjo qeveri, më saktësisht shëndetësia në krye me ministrin Vitia janë të paaftë, të paditur ...
Komentet te Zemaj e quan dështake Qeverinë: Shëndetësia është e mjeruar me ju Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti Shemsedin Dreshaj nga kjo parti theksoi se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. “Kosova është vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, me sa e di unë vetëm Somalia është në një situatë të ngjashme”, tha ai. Sipas tij, zhvillimi i sistemit shëndetësor kishte filluar të ngjallte shpresë me miratimin e Ligjit për sigurime shëndetësore në vitin 2014. “Por, fatkeqësisht ende pa filluar zbatimi i ligjit në fillim ...
Komentet te Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, Dreshaj: Kosova vendi i vetëm në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore Janë të Mbyllura
Ka nisur aksioni protestues i kolektivit “Marshojmë s’festojmë” te Kuvendi i Kosovës në lidhje me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. “Deputetët/et s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “A e prish familjen IVF në spitale private?”, “Shteti laik ku?”, “Kushtetuta, ku?” Ky kolektiv ka shkruar edhe emrat e deputetëve që po e kundërshtojjnë projektligjin: “Duda, ku i ki kufijtë”, “Albena, edhe seksiste edhe raciste”, “Eman, mos rrej!”, “Visar, individët janë gratë”./Demokracia ...
Komentet te “A e prish familjen IVF në spitale private”, aksion para Kuvendit, shkruhen emrat e deputetëve që po e kundërshtojnë projektligjin Janë të Mbyllura
Në Tiranë sot do të mblidhen liderët e rajonint në kuadër të samitin BE-Ballkani Perëndimor. Sipas raportimit të mediave shqiptare, në këtë samiti Kosova do të përfaqësohet nga presidentjna e vendit, Vjosa Osmani. Mirëpo, këshillitari për medie i presidentes, Bekim Kupina për Nacionalen ka thënë se presidentja nuk është e ftuar në këtë samit. Ai ka thënë se në samitin BE-Ballkani Perëndimor janë të ftuar qeveritë. “Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë.” – ka thënë ai. ...
Komentet te As Vjosa Osmani nuk merr pjesë në Samitin e Tiranës, Zyra e Presidencës zbulon arsyen Janë të Mbyllura
Në një video incizim të shpërndarë në rrjetin social “Tik Tok”, ishte publikuar vetura BMW e cila në fshatin Mleqan-Malishevë, drejtohej me shpejtësi 263 km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë në 100 km/h. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore dhe ka arritur të identifikojë veturën dhe shoferin i cili kishte bërë kundërvajtjen. Të njëjtit, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor, iu është shqiptuar gjoba treqind (300) euro, tri (3) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh. Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor ...
Komentet te Voziti 263km/h dhe e publikoi videon në “Tik Tok”, gjobitet 300 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi Janë të Mbyllura