Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë seancës ku po shqyrtohet ‘propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti’, ka thënë se kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë viteve 2022-23 janë burim i korrupsionit. “Ato që kanë qenë problematike gjatë kohës së Qeverisë Kurti janë dy lloj kontratash që realisht janë burim i korrupsionit. Për një lloj të këtyre kontratave kemi shifra konkrete të cilat do t’i prezantojmë dhe për një lloj tjetër nuk kemi fare. Pra, kur flasim për kontrata sekret, ne nuk e dimë asgjë se çka ka ndodhur dhe këtu përfshihen edhe çështja e rezervave shtetërore, blerja e armëve, ...
Komentet te Abelard Tahiri kërkon Komision Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
“… besoj se duhet të hasim në mirëkuptimin e tyre [Manastirit të Deçanit], se vendimet e regjimit të Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë”. Kështu deklaronte kryeministri Albin Kurti më 17 shkurt 2022, pikërisht në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com. Por, gati një muaj pasi ka shënuar përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Kurti vendosi t’i japë fund mashtrimit të tij, të cilin ua kishte dhënë qytetarëve të Kosovës se me ardhjen e tij dhe të Vetëvendosjes në pushtet, nuk do të lejonte zbatimin e vendimit të Kasapit të Ballkanit dhe vrasësit të shqiptarëve, Sllobodan Millosheviqit. Me anë të vendimit të tij, ...
Komentet te “Vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë…” | Si i dha jetë Albin Kurti vendimit të Kasapit të Ballkanit dhe vrasësit të shqiptarëve? Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke refuzuar të komentojë deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se SHBA e BE kanë probleme të komunikimit me kryeministrin Albin Kurti, tregoi se qëndrimet e BE-së kur në pyetje është Kosova janë 100 përqind të njëjta.“ Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e qeverisë aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përafrohen gati 100%”, tha sot Stano në konferencë. Çka tha Gabriel Escobar dje? I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dje konfirmoi problemet e Uashingtonit me kryeministrin Albin Kurti. Në një bashkëbisedim me gazetarë në Bruksel ai pati një gjuhë të ashpër edhe për çështjen e dinarit. ...
Komentet te Stano për deklaratat e Escobarit ndaj Kurtit: Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e Qeverisë, pikëpamjet tona me SHBA-në përafrohen gati 100% Janë të Mbyllura
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti që t’i regjistrohen 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit. Kadrijaj me ironi ka pyetur se kur e ka “mbajtur bajrakun Albini”, duke shtuar se Kurti kishte dërguar aktivistë të Vetëvendosjes në Deçan për të protestuar për punën e Manastirit. “Pse, kur e ka mbajt bajrakun Albini? Turpi të mbuloftë, me autobus ke bartë aktivistë e i ke sjellë në Deçan me protestu për Manastirin e “zajednicën”, ka shkruar deputetja e AAK-së./Demokracia ...
Komentet te Kadrijaj-Kurtit: Turpi të mbuloftë, ke sjellë aktivistë në Deçan për të protestuar për Manastirin Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit. Rama përmes një postimi në “X” ka përgëzuar dhe mbështetur vendimin për të zbatuar vendimin kushtetues, transmeton Demokracia.com Ai ka shkruar se e mbështet vendimin, edhe pse të vonuar. “Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit”, shkruan ai duke inkurajuar lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët./Demokracia.com/ /Demokracia ...
Komentet te Edi Rama reagon pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit Janë të Mbyllura
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur moment historik vendimin lidhur me Manastirin e Deçanit. Megjithëse, Rohde theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. “Më në fund u bë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës së Kushtetues ishte shumë i vonuar, shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Ne urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë akterët poliitkë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, shkroi Rohde në platformën X. /Demokracia ...
Komentet te Rohde për Manastirin e Deçanit: Moment historik, hap i rëndësishëm i Kosovës në sundimin e ligjit Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje shprehej kategorikisht kundër vendimit të zbatimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e 24 hektarëve të pronave përreth Manastirit të Deçanit kësaj të fundit. Mirëpo, kryetari i saj, tash kryeministër, e obligoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia falte këto toka Manastirit të Deçanit. Vetëvendosje, partia në pushtet, në një komunikatë përpara tetë vitesh thoshte se vendimi i Kushtetueses isthe i papranueshëm dhe përmes tij “legjitimon edhe politikat fashiste, kolonizuese e gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve”. “Është e habitshme se si institucione të larta si Gjykata Kushtetuese marrim një vendim për të legjitimuar vendimet e një regjimi që u cilësua si regjim kriminal e gjenocidal nga e ...
Komentet te “Fashiste, kolonizuese”- Komunikata qesharake e dikurshme e Vetëvendosjes për kundërshtimin e vendimit të Manastirit të Deçanit Janë të Mbyllura
Një tërmet është regjistruar para pak momentesh në Kosovë, më saktë në Pejë. Sipas EMSC, magnituda ka qenë 2.5 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Peja goditet nga një tërmet Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës sot pritet të mbaj mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit për medie të Qeverisë, kabineti qeveritar pritet të mblidhet me fillim në orën 11:00. Ndërkohë, nuk është bërë i ditur rendi i ditës i kësaj mbledhje. “1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 11:00”, thuhet në njoftim. /Demokracia ...
Komentet te Sot mbahet mbledhja e Qeverisë, s’dihet rendi i ditës Janë të Mbyllura
Përdhunimi masiv ishte një krim i zakonshëm lufte gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, veçanërisht në Kosovë në vitet 1998-1999 përfshiheshin edhe burra. Një person i prekur flet për DW. Shabani në vitin 1998 ishte vetëm 19 vjeç. Shqiptari i Kosovës, emri i vërtetë i të cilit është ndryshe, preferonte ta rrëfente për DW në mënyrë anonime historinë e tij traumatike. Kur trupat serbe arritën në rrethin e tij në Kosovën qendrore në shtator 1998 gjatë ofensivës së tyre kundër luftëtarëve çlirimtarë të Kosovës të UÇK-së, ata e arrestuan atë dhe rreth 200 burra të tjerë dhe i çuan në rajonin e policisë. Ai nuk e dinte se ajo që ndodhi më ...
Komentet te “Familja ime nuk e di”- DW sjell rrëfimin e një burri të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë Janë të Mbyllura