Gazetari Parim Olluri është tallur me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili sot ka postuar një fotografi nga një fermë e me buallica. Në njërën nga fotografitë, Peci shihet në një pozicion goxha të çuditshëm. Ai e mban dorën mbi kokën e një buallice, gjoja se po e ledhatonte, por mes dorës së tij dhe kokës së kafshës, përpos një shufre të trashë metalike, qëndrojnë edhe disa dhjetëra centimetra. Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se ky është ledhatim i buallicës nga distanca. “Ledhatim i buallices nga distanca. Ky eshte inovacioni i ministrit Peci. Doren nja 30 cm larg. Mbi rrethojen e hekurit. Krejt masat e ...
Komentet te Fillon tallja me fotografinë e Pecit: Ledhatim i buallicës nga distanca Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pretenduar se votimi për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore, është një “mashtrim” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka “paralajmëruar” që do të flasë më shumë rreth kësaj në ditët në vijim. Ai po ashtu, ka përmendur edhe një vizitë të emisarit Miroslav Lajçak në Beograd. “Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë në Beograd më 15 mars, dhe pas kësaj, do të shpjegoj se çka po planifikon Kurti.” – citohet të ketë thënë ai. Ndryshe, në një mbledhje të mbajtur të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar rekomandimin e sekretariatit që votimi për shkarkimin e ...
Komentet te Vuçiq paralajmëron takim me Lajçakun: Votimi për kryetarët në veri, mashtrim i Kurtit Janë të Mbyllura
Gjatë kësaj jave hetuesit e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë qenë mjaft aktiv. Ata kanë zhvilluar disa aksione që kanë pasur cak disa ish-komandant të UÇK-së. Të enjten, hetuesit kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ndërsa mbrëmë kanë ndalur për disa orë ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, të cilit pas intervistimit ia kanë konfiskuar telefonin. Pavarësisht thirrjeve të ndryshme për reagim, shteti i Kosovës ka heshtur. Deri më tani askush prej Qeverisë nuk ka reaguar për këtë çështje./Demokracia ...
Komentet te Qeveria hesht ndaj veprimeve të Speciales kundër Selimit dhe Lushtakut Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë konsultim. Tahiri në një konferencë për media tha se janë të brengosur për miratimin e këtij ligji. “Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai. Tutje, Tahiri tha se përmes një procesi ligjor të synohet kapja e administratës së shtetit, ...
Komentet te AAK-ja paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Zyrtarët Publikë Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm që të bëjnë kujdes sot ajri nuk është i shëndetshëm në Prishtinë. Lidhur me këtë, IKSHP ka dalë me disa rekomandime: -Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëmgjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat. -Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet -Qendroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë -Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet ...
Komentet te Ajri jo i shëndetshëm sot, IKSHPK del me disa rekomandime Janë të Mbyllura
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është liruar nga baza e EULEX-it pas intervistimit. Lushtaku është liruar pas intervistimit për rreth një orë, ndërsa i është konfiskuar telefoni. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini. “Vetëm i është konfiskuar telefoni mobil si herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin pasi që ai e ka nuk e ka statutin e personit të dyshuar dhe i është cenuar privatësia sepse i është marrë telefoni mobil dhe natyrisht që do të paraqesim të gjitha mjetet juridike me kohen dhe pranë organeve kompetente. nuk ka pasur paralajmërim për arrestim dhe nuk është i dyshuar”, deklaroi Qerkini./Demokracia ...
Komentet te Lirohet Sami Lushtaku, flet avoakti i tij Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, njëherit kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, është ftuar nga EULEX-i mbrëmjen e së premtes. Nacionale mëson nga burime se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës është dërguar në zyrat e EULEX-it. Vlen të theksohet se të enjten, u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi. Nacionale jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi dyshohet për pengim të drejtësisë. Për të njëjtën arsye, kishte pasur disa bastisje edhe vitin e kaluar. Kujtojmë së në fundin e vitit të kaluar, Specialja pati zhvilluar një seri bastisjesh ndaj ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, ...
Komentet te Çfarë ka ndodhur me Sami Lushtakun, EULEX-i e ka ftuar në Fushë-Kosovë në pikë të natës? -Video Janë të Mbyllura
Masat ndëshkuese të cilat janë vënë nga Bashkimi Evropian në qershorin e vitit 2023, janë shndërruar në kryefjalë në diskursin politik në Kosovë, meqë si rezultat i aplikimit të tyre, dëmet e shkaktuara në ekonominë e vendit- e veçmas në nivelin lokal, përllogariten të jenë qindra milionëshe. Arsimi, menaxhimi i mbeturinave, trajtimi i ujërave të zeza, përfshirë edhe segmentet tjera të ‘ekonomisë qarkore’, si riciklimi dhe përpunimi i mbetjeve, llogariten të jenë disa nga fushat që kanë pësuar më së shumti humbje për shkak të bllokimit të projekteve që zakonisht mbështeten nga Bashkimi Evropian. Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se pasojat që u janë shkaktuar ...
Komentet te Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, rreth 300 milionë euro për projekte mbeten të pezulluara Janë të Mbyllura
Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar KQZ-në, e cila sot në një mbledhje ka vendosur 21 prillin si datës për votimin e shkarkimit të katër kryetarëve shqiptar në veri të vendit. Ai ka bërë me dije se ky votim ka qenë kundërkushtetues. Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se KQZ-ja si institucion i pavarur i është nënshtruar regjimit të kryeministrit Kurti. “KQZ si institucion i pavarur me perfaqesim nga partite politike, pozite e opozite iu nenshtria regjimit duke votuar per votimin kunderkushtetues per shkarkimin e kater kryetareve shqiptare ne veri. Le te ma gjej dikush bazen ligjore te ketij votimi? Si mundet nje institucion i pavarur kushtetues me ...
Komentet te Kajtazi: KQZ-ja iu nënshtrua regjimit të Kurtit Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për zyrtarët publik. Përparim Gruda nga subjekti më i madh opozitar PDK, ka thënë se Qeveria nuk mori parasysh një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj. “Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas aktemërimeve që kanë pasur”, ka ...
Komentet te Opsion Kushtetuesja / PDK: Nuk do të lejojmë që të kaloi ligji për zyrtarët publik Janë të Mbyllura