Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zjarri në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it

Lajme
Pas zjarrit të madh që ka përfshirë një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Lladrovci ka kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për që “me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë dhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr”. Ai ka përmendur edhe dëmin ekologjik që po i bëhet ambientit nga ky zjarr. “Iu shprehi keqardhje pronarëve të fabrikës të cilëve u është bërë një dëm i madh. Por, siç po e shihni dëmi është më i madhe spse është një dëm ekologjik. Tashmë ne kemi marrë ankesat e parë prej fshatrave, ku fshatarët po dëmtohen nga ky tym që po del ...
Komentet te Zjarri në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it Janë të Mbyllura

Partia e Kurtit | Çdo ditë i sulmojnë gjykatat, por për Manastirin e Deçanit fshihen pas procesit të ri në Gjykatën Themelore

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka folur para gazetarëve. Ajo është pyetur edhe për raportimet se Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Komunës së Deçanit që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit. Ajo tha se nuk ka informacion për këtë, deri sa shtoi se procesi gjyqësor është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Nuk kam informacion që është bërë një kërkesë nga Qeveria e Kosovës. Po besoj që Qeveria është adresa nëse ka pasur një kërkesë të tillë, ndërsa në anën tjetër me të njëjtin proces përveç vendimit të Gjykatës Kushtetuese është ...
Komentet te Partia e Kurtit | Çdo ditë i sulmojnë gjykatat, por për Manastirin e Deçanit fshihen pas procesit të ri në Gjykatën Themelore Janë të Mbyllura

Besnik Tahiri pyet: A po konkurron Kosova për Këshill të Evropës, apo Deçani?

Lajme
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shtruar një pyetje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai duke komentuar rreth zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit, ka thënë se kjo është kompetencë e Agjencisë Kadastrale. “A është Kosova kah konkurron për Këshill të Evropës, a Deçani.Dihet be. Agjencioni Kadastral e ka detyrën dhe është Ministria që jep urdhër për këtë. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese, dhe këtë duhet ta trajtojë këtë institucion. Aleanca nuk i diskuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një shtet serioz nuk i bën ëktë. Pyetja jem për VV-në a është Kosova kah konkurron a Deçani”, tha Tahiri. /Demokracia ...
Komentet te Besnik Tahiri pyet: A po konkurron Kosova për Këshill të Evropës, apo Deçani? Janë të Mbyllura

Pacolli njofton se gjatë tërë muajit të Ramazanit do të ofrojë iftar falas

Lajme
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se nga sot deri në fund të Ramazanit do të ketë iftar falas për të gjithë. Pacolli ka shkruar në Facebook, se pjesëmarrja në këto iftare është e lirë për të gjithë, edhe familjarisht, e pa asnjë procedurë paraprake. Njoftimi i plotë pa ndërhyrje: Te nderuar miq Fondacioni Behgjet Pacolli organizon, nga sot e deri ne fund te Ramazanit organizon IFTAR masiv ne HAJVALI. Ju ftojme te ndani me ne gezimin e Iftareve. Pjesemarrja eshte e lire, per te gjithe ( edhe familjarishte) pa asnje procedure paraprake. Ju presim ne Hajvali, ne hallen e Tenisit të qendrës DIAMOND rezidence./Demokracia ...
Komentet te Pacolli njofton se gjatë tërë muajit të Ramazanit do të ofrojë iftar falas Janë të Mbyllura

Tahiri: Me këtë Qeveri, Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit të Evropës

Lajme
Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri thotë se me “Qeverinë Kurti, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e të cilës votat i kemi që nga koha e qeverisjes tonë”. Këto komente, Tahiri i bëri pas deklaratave të ambasadorit gjerman Joern Rohde ku kritikoi Kosovën për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit. “Me këtë Qeveri Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit te Evropës, për anëtarësimin e te cilës i kemi votat qe nga koha e qeverisjes tone- Ambasadori gjerman Rohde shpjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit te Deçanit nuk do ...
Komentet te Tahiri: Me këtë Qeveri, Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit të Evropës Janë të Mbyllura

DOKUMENT | 3.2 milionë euro për kompaninë e biznesmenit ku u përgatit “Rruga e Re”

Lajme
Në fund të vitit të kaluar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë të tjerë të partisë ishte shfaqur në një fotografi rreth një tryeze për të treguar se po e përgatisnin platformën politike “Rruga e Re”. Platforma ishte hartuar në ‘Hotel Brezovica’, e cila është në pronësi të biznesmenit Abedin Salihu. Vetëm pas pak muajve, Komuna e Prishtinës që drejtohet nga LDK-ja e ka nxjerr fituese kompaninë e biznesmenit Salihu për një tender milionësh, shkruan Demokracia.com. “Ndërtimi i urave në pjesën perëndimore të unazës qendrore”, i është besuar kompanmisë N.T.SH. “Dino” Sh.p.k, e cila është në pronësi të Abedin Salihut. Aksionarë në kompani janë edhe disa persona të ...
Komentet te DOKUMENT | 3.2 milionë euro për kompaninë e biznesmenit ku u përgatit “Rruga e Re” Janë të Mbyllura

“Vë bast 1€ se nuk do të shkarkohet kryetari…” | Qeveria Kurti e sheh sovranitetin si “punë bastoresh” dhe shpreson se serbët e veriut nuk do të dalin mjaftueshëm në votime

Lajme
“Nuk jam njeri që merrem me baste, por mundemi mu lidhë me bast, ndoshta me nga 1 Euro, unë lidhna që nuk kanë me mujtë me shkarku kryetarin”. Kështu sfidonte mysafirët më 23 janar 2024, në studion e Debat Plus të RTV Dukagjinit, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, gjatë diskutimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, shkruan Demokracia.com. Deklarata: Pavarësisht se situata në veriun e Kosovës është tepër problematike për shkak të brishtësisë së sigurisë dhe frikës se tensionet atje mund të nxiten edhe nga Rusia, të emëruarit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në poste të rëndësishme qeveritare, vazhdojnë ta transmetojnë anën ...
Komentet te “Vë bast 1€ se nuk do të shkarkohet kryetari…” | Qeveria Kurti e sheh sovranitetin si “punë bastoresh” dhe shpreson se serbët e veriut nuk do të dalin mjaftueshëm në votime Janë të Mbyllura

Dirigjimi i deputetëve të VV-së nga Dejona Mihali, Bekë Berisha: “Marre më vjen, skuqna, poshtërsi e madhe”

Lajme
“Skuqem, marre më vjen, kur i shoh deputetët e Vetëvendosjes kur t’ju vjen mesazhi prej Dejona Mihalit çka me thanë e çka mos m’e thanë”. Kështu u shpreh deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në emisionin “Zen” pyetur nga Artan Behrami, se si e sheh dirigjimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga komisarja Dejona Mihali, gjë që u raportua ekskluzivisht nga gazeta Nacionale ku deputetja Adriana Matoshi pranon mesazh nga Mihali në WhatsApp se çfarë statusi të shkruajë në Facebook e të sulmojë analistin Ilir Mirena. “E kam pa, ju vjen mesazhi çka me thanë”, tha Berisha, dhe shtoi se “besomni, shpeshherë marre më vjen për ato ...
Komentet te Dirigjimi i deputetëve të VV-së nga Dejona Mihali, Bekë Berisha: “Marre më vjen, skuqna, poshtërsi e madhe” Janë të Mbyllura

Kurti merr “shuplakë” edhe nga organizata që i referohej: Strategjia kundër korrupsionit është e vonuar

Lajme
Kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 thoshte se indeksi i organizatës “Transparency International” është tregues i mirë i luftimit të korrupsionit. Drejtori i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, Daniel Eriksson, pikërisht tani i ka dhënë një “shuplakë” të fuqishme Kurtit dhe qeverisë së tij për luftimin e korrupsionit. Eriksson ka deklaruar për Ekonomia Onlinese shumica parlamentare duhet të veprojë për të siguruar funksionimin e sistemit, në atë mënyrë që kur ato sisteme të vendosen, jo vetëm qeveria aktuale, por të gjitha qeveritë e ardhshme të jenë më elastike ndaj korrupsionit. “Vullneti politik për reforma kundër korrupsionit është thelbësor për të arritur progres. Dhe kjo duhet të rezultojë në reforma që janë ...
Komentet te Kurti merr “shuplakë” edhe nga organizata që i referohej: Strategjia kundër korrupsionit është e vonuar Janë të Mbyllura

Letra misterioze për dëshmitarin në Hagë: Prokuroria insiston se s’duhet të ketë hetues të pavarur

Lajme
Një letër që ka shkuar në adresën e Gjykatës Speciale lidhur me dëshmitarin 29, vazhdon të trazojë ujërat në Hagë. Pasi mbrojtja ka kërkuar një hetues të pavarur që ta hetojë këtë letër përmbajtja e së cilës nuk dihet, prokuroria po insiston që kjo kërkesë të refuzohet. Mbrojtja e krerëve të UÇK-së javën e kaluar kërkoi që të caktohet një hetues i pavarur për të hetuar një letër, që ndërlidhet me dëshmitarin 29-të në Hagë. Dëshmitar i cili nuk ishte në gjendje të dëshmonte gjatë gjykimit, madje duke patur akuza të rënda se ia kanë falsifikuar nënshkrimin. E nuk ka vonuar shumë që të arrijë përgjigja e Prokurorisë. Këta të ...
Komentet te Letra misterioze për dëshmitarin në Hagë: Prokuroria insiston se s’duhet të ketë hetues të pavarur Janë të Mbyllura